Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Punonjësi i Policisë ra nga pallati në Tiranë, AMP: Efektivi nuk ngre asnjë pretendim…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Punonjësi i Policisë ra nga pallati në Tiranë, AMP: Efektivi nuk ngre asnjë pretendim…
KronikeLajmi i fundit

Punonjësi i Policisë ra nga pallati në Tiranë, AMP: Efektivi nuk ngre asnjë pretendim…

Published: January 18, 2025
Shpërndaje

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Hoxha, reagoi këtë të shtunë pas polemikave dhe informacioneve që po qarkullojnë në rrjetet sociale dhe në portale në lidhje me një rast tragjik, ku një punonjës i Policisë Rrugore të Tiranës ra nga një lartësi e një pallati.

Fatmirësisht, ai i shpëtoi vdekjes dhe aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Në reagimin e tij, ministri theksoi se nuk ka prova që ndonjë punonjës policie ka tentuar të vrasë veten për shkak të presionit për të mos zbatuar ligjin ndaj dikujt.

- Publicitet -

Sipas ministrit Hoxha rasti në fjalë është i qartë dhe i dokumentuar duke i cilësuar polemikat për këtë ngjarje si një furtunë në gotë.

Reagim i plotë ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha

“Është bërë tanimë një zakon shumë i ulët, që të deformohen dhe manipulohen ngjarje të caktuara dhe të goditet Policia e Shtetit, për qëllime tërësisht politike apo biznes mediatik.

Rasti i ngjarjes së Pogradecit, ku u fry një dallgë e madhe dizinformimi me një bandë inekzistente gjobëvënësish, apo rasti i vrasjes së 14-vjeçarit nga bashkëmoshatari i tij, ku u sajuan thika e autorë të tjerë të paqenë, ishin dy raste emblematike të rritjes së nivelit të paturpësisë politike dhe mediatike.

Tani ka dalë një tjetër rast, me të cilin po riluhet loja e “të vegjëlve”, që bëjnë thirrje për protestë (kështu i është vënë emri ca partizave, që të reja mund të kenë shumë gjëra, po nuk kanë as mendësinë dhe as metodat).

Protesta sa të duan, kur të duan, po nuk rezulton që të ketë ndonjë punonjës policie, që ka tentuar të vrasë veten nga ndonjë presion për të mos zbatuar ligjin ndaj dikujt.

Rasti në fjalë është i qartë e i dokumentuar dhe e gjitha është një furtunë në gotë.

Por, meqë jo çdo e keqe vjen për keq, njerëzit mbase e kuptojnë edhe më mirë me këtë rast, që këto lëvizjet me emra të mëdhenj të këtyre “të vegjëlve” janë tamam si ajo loja “fluturon, fluturon” dhe kush ta hajë, ta hajë…

Këtyre organizatorëve, që kanë nxjerrë këto tabelat në rrjete sociale, u sugjeroj ta zëvendësojnë sloganin dhe ta bëjnë

“Gënjeshtra, shpresa jonë për deputetë” dhe “Marshojmë, Gënjejmë”.

Plus, duke saktësuar respektivisht subjektet e tyre politike “Gënjejmë Bashkë” dhe “Gënjeshtra Bëhet”

Reagon AMP: Punonjësi i policisë ka deklaruar me shkrim se nuk është shantazhuar

Për rastin në fjala ka reaguar edhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

“Nisur nga interesi i disa mediave, pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, e duke marrë shkas nga lajmet e publikuara në media dhe rrjete sociale, lidhur me ngjarjen e oficerit të Policisë A.S., në Komisariatin e Qarkullimit Rrugor Tirane, strukturat e AMP-së Tiranë pavarësisht se nuk kanë administruar një ankesë apo pretendim zyrtar, kryen verifikimet e nevojshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Kështu, në kuadër të veprimeve verifikuese, që nga momenti i marrjes dijeni, drejtuesit e AMP-së Tiranë janë paraqitur pranë Spitalit të Traumës, për t’u interesuar mbi shëndetin e punonjësit të Policisë, por dhe për të administruar çdo pretendim të mundshëm, për shkak të detyrës.

Nga deklarimi me shkrim i administruar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, punonjësi i Policisë A.S. nuk ngre asnjë pretendim lidhur me ushtrimin e ndikimit të paligjshëm, apo çdo formë tjetër presioni, shantazhi gjatë ushtrimit të detyrës dhe për shkak të saj. Veprimet verifikuese vazhdojnë për sqarimin e plotë të ngjarjes.

AMP falënderon mediat për besimin e mirëkuptimin dhe inkurajon publikun të denoncojë çdo rast paligjshmërie në numrin e gjelbër (pa pagesë) 08009090″, thuhet në reagim.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
18 Comments
  • Na myten says:
    January 18, 2025 at 5:26 pm

    Nuk i eshte pergjigjur pyetjes “A ka garantuar policia barazine e qytetareve para ligjit ne rastin e shkeljes se kryer nga djali i nje oligarku?!”
    Ministri nuk eshte ne ate pozicion per te bere interpretime as ngjarjesh dhe as ligjesh. As i takon dhe as i duhet njeriu interpretimi i tij.

    Reply
  • Parku Rinia says:
    January 18, 2025 at 5:42 pm

    “JA PRA QE NUK KA PATUR KRISMA!”
    —–
    … e njejta SKEME “HETIMESH” si ne rastin e Dosjes ‘Xibraka’
    —–
    Oficeri i Policise Rrugore z. Azbi Spahiu, prej 3 ditesh ne lufte per jeten, ne Spitalin e Traumes (demtime te renda ne shtyllen kurrizore), me “ndihmen” e “verifikimin” nga Agjensia e Mbikëqyrjes Policore, (PA PREZENCEN E NJE PROKURORI ?!), VEPRIMIN E PARE DHE KRYESOR SHTYLLE KURRIZORE TE DEMTUAR RENDE, PASKA PATUR SQARIMIN … ME SHKRIM(?!) se nuk ka “…asnjë pretendim lidhur me ushtrimin e ndikimit të paligjshëm, apo çdo formë tjetër presioni, shantazhi gjatë ushtrimit të detyrës dhe për shkak të saj.”, dhe ASPAK sqarimin e SHKAQEVE te “FLUTURIMIT” te tij nga KATI 11 i nje PALLATI ne te cilin nuk eshte banues (?!)
    —–
    … dhe per kete, Agjensia e Mbikëqyrjes Policore (PA PREZENCEN E NJE PROKURORI ?!) deklaron qe: “Veprimet verifikuese vazhdojnë për sqarimin e plotë të ngjarjes.”
    —–
    Duke qene se eshte vene ne levizje VETEM DHE VETEM kjo Agjensia e Mbikëqyrjes Policore (PA PREZENCEN E NJE PROKURORI ?!), te shkretit Policit Azbi Spahiu, me karriere 35 vjecare, po i “verifikohet” INTEGRITETI MORAL E PROFESIONAL(?!), pra AS PER TENTATIVE VETEVRASJEJE (NUK KA PREZENCE TE NJE PROKURORI ?!).

    Reply
  • Parku Rinia says:
    January 18, 2025 at 5:48 pm

    Heshtja e Institucioneve Shteterore, per me shume se 2 muaj per vrasjen e Martin Canit, eshte vrasje per se dyti e tij, e si e tille, eshte Vrasje Shteterore.
    —–
    Pas Vendimit te Gjykates se Strasburgu,t ne date 14 Nentor 2023, per 4 vrasjet e 21 Janarit 2011, eshte e domosdoshme qe data 21 Janar te behet Simbol Kombetar i Manifestimeve e Protestave kunder Vrasjeve, Dhunes dhe Heshtjes Shteterore.
    —–
    Prinderit e Martin Canit, mbeshtetesit e tyre e jo vetem ata, por e gjithe Shoqeria Shqiptare, PA DALLIM FEJE, KRAHINE A SHTRESE SOCIO-PROFESIONALE, kane rastin qe diten e marte, date 21 Janar, ne Bulevardin ‘Deshmoret e Kombit’ – para Kryeministrise e Zyrave te Parlamentit, t’u bashkohen Homazheve te familjareve te 4 te vrareve e te behen nismetare te “DITA KOMBETARE PER SHTETIN LIGJOR – NDAL HESHTJES SHTETERORE PER VRASJET DHE DHUNEN!”. Ky Manifestim qytetar nga Bulevardi ‘Deshmoret e Kombit’ te vijoje si procesion te ndertesat e Policise se Shtetit, Ministrise se Brendshme, Prokurorise e Gjykates se rrethit Tirane, te ndertesa e SPAK-GJKKO, te Ministria e Drejtesise, te Kuvendi i Shqiperise, per t’u konkluduar perseri ne Bulevardin ‘Deshmoret e Kombit’.

    Reply
  • edi says:
    January 18, 2025 at 8:13 pm

    Po mire polici i vethedhur nga lartesia nuk “paska pasur presion” dhe mo mundohemim ta quajme te besueshme meqe qenka dhe deklarate me shkrim por pse nuk ka dhene asnje koment ne lidhje me arsyen e hedhjes ! Ne rastin e vrasjes se !4 vjeçarit dhe deklaron se nuk ka pasur person te dyte ! Atehere perse drejtesia nuk arreston dhe ate djalin tjeter bashke me te ain per deshmi te rreme sepse eshte ai, dhe trupi i tij me dy plage te ndryshme qe e vertetojne .

    Reply
  • Dyuhg says:
    January 18, 2025 at 8:46 pm

    DUKET SI DOBIC
    KY POLIC I SHKRETE
    EDHE RA NGA QIELLI
    EDHE NUK FLET

    OSE E KANE TREMBUR
    O E KANE PAHUAR
    NE TE SEMES VAFTE
    RACE E DEGJENERUAR

    Reply
  • Hervin oxha says:
    January 18, 2025 at 10:57 pm

    Ik mor pler e ndyre, tqr!

    Reply
  • demo says:
    January 18, 2025 at 11:08 pm

    Cfare fshihni? Fshihni nje te dhene themelore,qe eshte the;bi dyshimeve.Polic Azbiu arrestoi djalin e Zamir Manes!
    Pas kesaj thurni sa te doni teori konspirative,por avash.Te sherohet njehere.Te flase vete.

    Reply
  • capi says:
    January 18, 2025 at 11:55 pm

    Uroj policit sherim te shpejt. Jeta nje here te jepet por do te kesh patur arsye te forta qe arrite deri aty ti japesh fund.

    Neveri per kete palo bisnesmen (nese ka patur dore) qe nuk di te edukoj femijen. Ka shume menyra te mbyllje te ceshtjen nese eshte sic thote ingisi “no harm no foul”. Por jo te detyroje policin e shkret te arrinte deri ne ate pike,. Fund te fundit polici po kryente detyren dhe duhet pergezuar. Se kur keni problem ju jeni te paret qe therritni policine per ndihme.

    Por dyshoj qe keta bythelepirsin e policise, perfshire dhe kete ministrin, mund te kene bere presion qofte dhe ne rruge admistrative. Se nuk ka mundesi qe shpejt e shpjet te marrin deklarate. C’ eshte per te qeshur dhe qare njekosisht me shkrim. I shkreti polic ka qene nen ndikimin e qetsuesve, ndoshta morfine, per dhimbjet e ti e detyron te neshkruaj. Nuk di ka vlere juridike ajo deklarata e marre ne ato kushte, dhe pa pranine e nje keshilltari ligjor.

    Si gjithmon spkullojme kur nuk ka transparence. Ndoshta ka ardhur koha te krijohet nje njesi e posacme e pavarur investigoje gjithe raste ose incidentet ku policia dyshohet se tejkalon kopetencat ose abuzon me ligjin ne dem te qytetareve.

    Reply
  • chp says:
    January 19, 2025 at 12:32 am

    Kater police te egzekutuar ne Gusht 2009 nga Dritan Dajti ( babai i te cilit mik shtepie me Berishajt) dhe asnje proklamim nga Imptonca kriminale e Edi Rames dhe as nga miqte perendimore sepse te gjithe e dine se Grupimi Naziskin CIFTELIA ne ministrine e brendeshme i Muleve dhe Brecaneve i preu ne bese policet e shkrete duke lajmeruar kriminelin dy ore para….E tregova kete rast se dhe nje polic te bjere nga ballkoni …Usaliu I Marikes ben thirrje per qeveri teknike…prandaj i ziu minister do ti dale te keqes perpara…Krahesoni krimet kozmike te Berishajve “te ndershem” me rrezime te policeve per te cilen Usaliu I Marikes do ta ktheje ne feste per proteste sidomos tani qe haleatet tane kane nisur ahengun

    Reply
  • Karderri says:
    January 19, 2025 at 4:35 am

    Gazetarë legenë që s’keni guxim të thoni të vërtetën.
    Ose nuk guxoni të përmendni e të shkruani se polici ishte në krye të detyrës kur arrestoi pjellën bastarde të oligarkut Zamir Mane?

    Reply
  • intelektuali says:
    January 19, 2025 at 6:30 am

    KA EDHE ME KEQ:

    Prokuroria e Kosoves po e vertit bythen si “Kurvat ne bordello” me vrasjen makaber te Liridones sic po e vertit bythen komuniste ministri i brendshem kur deklaron se: “Efektivi nuk ngre asnje pretendim” HA-HA-HA cfare deklarate per debile dhe katunare dru me pre, po pse u hodh me fjalet: “Te rroje Edvini dhe Partia, Amanet familjen!” kokeposhte POLIC FAKIRI nga kati i 11-te? kete nuk e thote ministri kloun i Edvinit, njashtu sic nuk e thone as policet e Kosoves dhe as Prokuroria e ketij vendi qe aspiron te integrohet ne BE, kush urdheroi vrasjen e Liridones qe KILERRAT e pabese homoseksuale LGBTQ e anatemuan dhe e targetuan me djallezi si poliagjente te Serbise perpara se ta ekzekutonin ne sy te femijeve dhe burri bythecpuar e mbante me force qe te mos bertiiste GEK? Dhe ne vend qe Drejtesia dhe Media kosovare te tregoje KILLERIN kulceder pederast, e vertit bythen si “Kurvat ne bordello” me llafollogji boshe alla: “Deklaro llogje budalli dhe mos thuaj kurgje”

    Reply
  • alibaba me 40 hajdutet says:
    January 19, 2025 at 7:55 am

    E ç’rendesi ka se eshte nje polic apo 4! Ketu behet fjale per poshtersite e shtetit, qofte shteti i Saliut apo pushteti i Rames: Saliu pse ishte i tille u rrezua nga pushteti por kjo nuk do te thote qe Rama paska vrare vetem nje prandaj nuk duhet te gjykohet ! Ti chp mund te te vije keq per Ramen sepse fundi i fundit eshte ai qe te paguan por drejtesia si dhe demokracia jane ne kah te kundert me deshirat tuaja. Rama yt mburret se e ka bere ai drejtesine ( se Amerika e BE kan bere Noc Rrokun ) por kjo nuk me duket drejtesi , kjo eshte nje drejtesi vetem ne favor te Rames. Lus, por e lus me shpirt qe kete drejtesi te Rames ta provosh dhe ti si ky polici..

    Reply
  • Policia qe (s)duam says:
    January 19, 2025 at 8:08 am

    Ky mini-Ervini i Hoxhes po i ben thirrje publikut te denoncoje c’do rast paligjshmerie ne nje kohe kur operacione te SPAK si ai Metamorfoza p.sh deshtojne e te kerkuarit nuk gjenden neper banesa se operacionet dekonspirohen nga brenda strukturave te policise…qe do u merrkan me denoncimet e qytetareve per paligjshmeri sic ben hipokritin e thote nipcja i Enverit ky mini-Ervini.

    Reply
  • Geri says:
    January 19, 2025 at 11:37 am

    Po djali bisnesmenit pse u lirua. Te tjeret shkojne te pakten 48 ore brenda. Po patent ju mor?

    Reply
  • Saimir Mane says:
    January 19, 2025 at 3:01 pm

    po do ket thene ai “MOS ME HIDHNI” duke kryer vetvrasjen
    po cfaj ka oligarku.

    Reply
  • chp says:
    January 19, 2025 at 5:02 pm

    Zoti “sali baba me 40 hajdute” keqardhje qe nuk lexon apo nuk kupton komentet e mia..Qe ta kuptosh me mire po te jap nje opsion timin per 21 masakren e 21 janarit 2011 qe do “festohet” neser nga PD.PS dhe ambasada amerikane..Nese do te ishte ne doren time do denoja keto 3 persona ;;; t
    e parin Salih Rom Berishaj si vrases ordiner me kollare..
    te dytin Edi Kico Rama si vrases pergjihmone te shpreses per drejtesi dhe
    te tretin ambasadorin Aleksander Arvizi si vrases te besimit te Amerika
    pamvaresisht kush jane ne pushtet Bidenet apo Trampat..

    Reply
  • demo says:
    January 19, 2025 at 6:15 pm

    Edhe une ashtu them,Ti vrasim,Pikes i ke rene,Te tre jane per tu vrare,por kush do na i vrase,se?

    Reply
  • chp says:
    January 19, 2025 at 6:33 pm

    zoti demo
    nuk kam thene per ti vrare por per ti denuar…psh Arviziun do ta shpalLja NON GRATA dhe gjysmen e rroges per jetimat sepse ka qene mbret ne Shqiperi…Kerkoj falje se kam harruar karnavalen e Spakut Dumanit qe po ben loje te piste…jo vetem qe nuk guxon te permende 21 janarin por e akuzon Usaliun per 0.00001 perqind te krimeve te tij…thjesht Spaku Marikes ne vend ti vere prangat e ka kthyer ne legjenden e Lugut te Zi te Trapojes..gezuar Edi Ramortja festen e 21 janarit 2011 me pllackezat ne bulevard

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Ndezi zjarr për të djegur barishtet, arrestohet 20-vjeçari në Fier: Flakët përfshinë mbi 100 hektarë
  • BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë
  • Çështja “Partizani”, zbardhet dëshmia e ish-ministrit të Mbrojtjes
  • Ndahet nga jeta talenti 16-vjeçar i atletikës, gazetari: Ja çfarë dyshohet
  • 250 milionë euro, Rama: Në tetor nis programi “Dyfisho biznesin tënd”

Komentet e Fundit

  1. Replika on BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë
  2. Vlora 97 on BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë
  3. Himara është Shqipëri pa shtet on BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë
  4. I paemer on BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë
  5. Himara eshte Shqiperi pa shtet on BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?