Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pushime në shtator? Po, arsyet bindëse pse është muaji më i mirë për të pushuar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lifestyle > Pushime në shtator? Po, arsyet bindëse pse është muaji më i mirë për të pushuar
Lifestyle

Pushime në shtator? Po, arsyet bindëse pse është muaji më i mirë për të pushuar

Published: August 30, 2022
Shpërndaje

Shtatori, për pjesën më të madhe të njerëzve është një sulm i ri pune. Pas verës së nxehtë (që për fat të keq mbaron shumë shpejt), shtatori është muaji që të kujton se pushimet kanë mbaruar. Veçse, nuk është kështu për të gjithë.

Nëse shpesh, shtatori simbolizon fundin e pushimeve, vitet e fundit, ky “status” i tij është zbehur. Madje edhe në Shqipëri. Për ata që rikthehen në shkollë, natyrisht, është një muaj jo aq i mirëpritur, por për të gjithë të punësuarit, shtatori është një muaj i mirë edhe për të pushuar.

Po pse duhet të zgjedhësh shtatorin? Shpesh, edhe nga studimet e kryera apo anketimet për të gjithë pushuesit e këtij muaji, thuhet se, mbi të gjitha, është një muaj i qetë dhe, natyrisht, më i lirë. Nga ana tjetër, të ofron mundësi dhe avantazhe për të shijuar më shumë natyrën, nisur edhe nga moti i freskët. Vjeshta të jep mundësinë edhe të vizitosh vende që gjatë verës janë të tejmbushura me turistë e me turma njerëzish.

- Publicitet -

Akoma nuk jeni të bindur? Ja ku i keni disa arsye pse shtatori është muaji më i mirë për të pushuar.

  1. Çmimet më të lira

Këtë e dinë të gjithë. Sapo vjeshta troket zyrtarisht, çmimet në vendet turistike nuk janë më “të jashtme”. Edhe në booking, nëse do të kontrolloni, sezoni i ri ofron paketa me çmime më ekonomike, madje nëse zgjidhni më shumë se një javë, edhe këtu mund të gjeni ndonjë ofertë të vlefshme. Menjëherë pas gushtit, kur çmimet e shërbimeve, hotelerive apo edhe plazheve private kapërcejnë vlerat që kemi imagjinuar, shtatori, në këtë drejtim flet me tjetër gjuhë. Edhe familjet me të ardhura ekonomike të mjaftueshme, mund të gjejnë me pak para vende të bukura e plazhe me çmime të lira. Nga studimet e kryera, rezulton se çmimet në fillim të muajit shtator, ulen më shumë se 20 për qind dhe shkojnë deri në 50 për qind deri në fund të tij.

  1. Moti i freskët

Ok, të gjithë në plazh, por as aty nuk durohen temperaturat e larta apo jo? Kur vapa të zë frymën, edhe plazhi të bëhet i lodhshëm. Gjatë shtatorit, kur temperaturat fillojnë të zbresin, moti është në mes – pra nuk është vapë dhe as ftohtë, është koha ideale për të qenë jashtë gjatë gjithë ditës, madje edhe në orët e tmerrshme të pikut.

  1. Biletat e udhëtimet

Nëse vërtet po kërkoni një vend për t’u çlodhur dhe për të shijuar pushimet tuaja verore larg qytetit dhe vendit ku banoni, sezoni i vjeshtës është një mundësi e shkëlqyer. Edhe biletat e avionëve (me gjithë kufizimet nga Covid-19), në këtë kohë ofrohen me çmime më të ulëta, kështu që në portofol do të keni më shumë para për shopping. Përveç kësaj, edhe faturat për produktet e plazhit, kremrat apo edhe rrobat e banjës kushtojnë më lirë.

  1. Më pak turmë

Kë nuk shqetëson turma gjatë sezonit të verës? Shumica e destinacioneve të verës janë të përfshira nga turma. Njerëz që shkojnë gjithandej e askund, mbipopullim në plazhe, rrëmujë në det, njerëz që ikin e vijnë, makina…. kaos. Por jo në shtator. Ritmi ka rënë, sepse në pothuaj çdo destinacion që do të zgjidhni ka nisur puna. Veçanërisht për ata që preferojnë më pak zhurmë dhe trafik të kufizuar, shtatori është muaji ideal. Melissa Caldarone, një nënë italiane që udhëton shpesh në parqe në SHBA, thotë se shtatori është koha ideale për të vizituar Walt Disney World dhe destinacione të tjera për fëmijë. “Kur fëmijët e mi ishin më të vegjël, ne gjithmonë përfitonim nga zbritja e sezonit në parqe dhe lodra dhe kemi kaluar kohë të mrekullueshme në park”,- rrëfen ajo.

  1. Koha ideale për të moshuarit

Rick Steves, ekspert udhëtimesh, inkurajon të moshuarit të marrin në konsideratë sezonin e vjeshtës për të pushuar, sidomos për udhëtimet në Evropë. Ai rekomandon si kohë për moshën e tretë periudhën prill – qershor dhe shtator – tetor. Këto periudha i ndihmojnë vizitorët të shmangin disa nga elementët më të lodhshëm gjatë udhëtimeve siç janë turmat dhe nxehtësia.

  1. Ushqim më i freskët

Të gjithë ata që pushojnë gjatë muajve të verës, e dinë mjaft mirë se ushqimi është një temë gjithashtu e nxehtë. Në restorante apo fast food-e, frika më e madhe është e produkteve që nuk e ruajnë gjatë freskinë, kështu që rreziku nga helmimi është gjithmonë i pranishëm. Ndërsa në shtator, rënia e temperaturave, por edhe produktet e stinës, bëjnë që siguria në ushqime të jetë më e lartë. Por sezoni i ri ofron edhe më shumë produkte të stinës që pushuesit e verës, rrallë mundësi kanë t’i provojnë.

Nëse ju keni edhe arsye të tjera për t’ia shtuar kësaj liste, atëherë pse mendoheni akoma? Zgjidhni të pushoni në shtator…

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Largimi i Arlinda Pogajt, Jonaid Myzyri emërohet në krye të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara
  • VIDEO: Protestuesi i veçantë, me dhi para Kryeministrisë
  • VIDEO: Presidenti i SHBA dhe Iranit nënshkruajnë marrëveshjen që synon t’i japë fund luftës
  • Anglia shkruan histori pas fitores ndaj Kroacisë, vendos rekord në ndeshjet hapëse të Botërorit
  • Shtrenjtohet më tej Shqipëria, çmimet e ushqimeve kalojnë për herë të parë mesataren e BE

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’
  2. qesh e ngjesh on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’
  3. prehistoriku on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’
  4. Gani USA on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’
  5. Protestusi on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?