Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pusho në paqe, mike e shtrenjtë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Enciklopedi > Pusho në paqe, mike e shtrenjtë
EnciklopediKryesore

Pusho në paqe, mike e shtrenjtë

Published: October 11, 2022
Shpërndaje

 

Nga Bedri Islami

Botuar në DITA

- Publicitet -

Është e largët dita, kur për herë të parë jam takuar me Kozara Katin. E gjithë pamja e saj ndillte mirësi, paqe dhe dinjitet. E hajthme në trup, përgjithësisht e qetë, fjalët e zgjedhura, sikur nuk donte të rëndonte askënd, dhe ishte e pabesuar se brenda saj fshihej gjithë ajo energji dhe forcë e pazakontë.

Përmes gjithë qenies së saj mund të shihje në thellësi, asgjë të fshehtë nuk kishe ndër shikimin dhe fjalët e saj, e të dukej disi e pabesueshme se si vitet e gjata të internimit, pas burgosjes së babait të saj, nuk e kishin tjetërsuar shpirtin e saj.

Më kishte kërkuar në gazetën DITA dhe Kryeredaktori i saj më tregoi se Kozara kishte dëshirë të takoheshim.

Dija shumë pak për jetën e saj, veç faktit që kishte qenë mikeshë e ngushtë, ndoshta më e afërta e aktivistet së shquar suedeze Becker, të cilën e kishte vrarë një kriminel serb, në mesin e qytetit të saj të lindjes.

Hija apo terri i gjithkundshëm që mund të përfytyrohej të gjendej në fytyrën e saj nuk dukej askund. Më tepër, sapo fllonte të fliste, dalloje shenjën e fluturimeve në lartësi, një derdhje e dritës përmes syve dhe përngritja e guximshme shpirtërore

Kozara ishte e guximshme. Vitet e internimit familjar nuk ia kishin zbehur dëshirën për të qenë e pranishme përmes mirësisë fillimisht, pastaj përmes guximit. Pamja e saj e thjeshtë, disi e paarritshme, bëhej konkrete sapo niste të tegonte për atë çfarë bënte dhe pikërisht në këtë çast, ajo ishte pa asnjë frëngjë mbrojtje, ashtu e qashtër, e vullnetshme për më të mirën e mundshme.

Herën e parë që u takuam dhe ishte një bisedë e gjatë, ishte pikërisht për Kosovën dhe sidomos veriun e Shqipërisë.

Faqe e parë DITA, 11 tetor 2022

Së bashku me miken e saj suedeze kishin gjurmuar prej kohësh një projekt të institucioneve serbe, që të lidhura me një strukturë holandeze, synonin dy gjëra njëherësh, zbrazjen e veriut të Shqipërisë dhe krijimin e klimës acaruese, ndarëse, në mos kundërshtuese mes shqiptarëve në Kosovë dhe në Shqipëri, me theks ndarjen e shqiptarëve të veriut.

Kishin hulumtuar gjatë, kishin gjetur pjesë të projektit serb, që kishte kaluar në një institucion holandez, ku duke u fshehur pas një situate që mund të ngjante, fshihte pikërisht evakuimin e popullsisë së Veriut të Shqipërisë, duke e zbrasur krejtësisht, ose thuajse kretësisht atë.

Ishte e trazuar, e linte kokën për Kosovën, mendonte se mikja e saj suedeze, një mike e madhe e shkëlqyer e shqiptarëve, mund të ishte goditur pikërisht nga grupacionet ekstremiste serbe pikërisht nga zbulimi i saj dhe se ndoshta ishte koha e fundit që mund të ndryshonte gjendja.

Folëm gjatë, edhe për institucionin e posaçëm që kishte krijuar qeveria serbe për shpërbërjen e Kosovës, projektet destabilizuese, të ardhmen dhe në fund, kur po ndaheshim, ajo më tregoi diçka shkurt për jetën e saj në vitet e internimit. Dukej se i kishte harruar, megjithëse kishin qenë të rënda.

E pyeta vetëm një herë për babanë e saj, nëse ai kishte qenë vërtetë disident apo kishte ndodhur si me shumë të tjerë. “Jo, më tha, nuk ishte disident, ishte i shqetësuar se ekonomia po binte, akuza ndaj tij ishte kejt e rreme”. Pastaj shtoi : Nuk ishim të vetmit!

Me Kozarën jam takuar thuajse sa herë që isha në Tiranë. Edhe me motrën e saj. Kozara ishte gjithnjë e shqetësuar, nuk i rrinte shpirti rehat sapo dëgjonte se diku, dikush, një institucion apo edhe një shtetar i vetëm, shkelte të drejtat e dikujt tjetër, kushdo qoftë ai. Ishte një element i lëvizshëm në jetën e saj të paqtë.

E takova edhe kur ishte ngritur kundër ardhjes së armëve kimike në Shqipëri. Ishte dita e tretë e protestës dhe adresa e saj ishte përballë godinës kryeministrore.

Dikush i tha me shpoti, “po të dija të majtë mos Kozara, edhe ti proteston e ngrite njerëzit në këmbë”. Iu përgjigj qetësisht se armët nuk vijnë me pasaportë politike, ndaj nëse vijnë, ruaj kokën. Tjetri qeshi.

Flisnim në telefon herë pas here. Gjithnjë e trazuar. Rendtte sa te botimet për të drejtat e njeriut, te përhapja e legjislacionit europian, kodet, ligjet, botime të pafund; pastaj shkonte drejt një adrese të re, e qetë, e butë, njerëzore. Por, e besueshme, më e besueshme se shumë nga shtetarët e tridhjetë viteve të fundit.

Ishte opozitare me të gjithë, por e mënçur. Këmbëngulëse.

Shqipërisë sonë do i mungojë një figurë e tillë si Kozara, po aq sa do i mungojë familjes së saj. Solli mes njerëzve paqe dhe mirësi, ashtu si solli shembulltyrën e njeriut që nuk mposhtet.

Pushofsh në paqe, mike e shtrenjtë.

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Këtë herë, Rama do ta mbajë “retreat”-in në Pogradec në 24 dhe 25 gusht
  • Dronët në Laipcig dhe Gjermania në shënjestrën e strategjisë ruse!
  • Betohen deputetët e Kuvendit të Kosovës, VV nuk jep emër për kryetar
  • Bisedime për paqe dhe diplomaci lufte me Rusinë
  • Misteri rreth takimit sekret Pezeshkian-Khamenei në Teheran, ata ishin në një makinë…

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on Besa dhe Besueshmëria!
  2. Turist i zhgënjyer on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  3. realisti on Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Mijëra shqiptarë humbin jetën para kohe prej situatës në Shëndetësi
  4. Oficeri i artilerise on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  5. Oficeri i artilerise on “Lajmi ra si bombë”, kryebashkiaku socialist kundër PS për bashkimin e Divjakës me Lushnjen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?