Nga Viktor Malaj
Botuar në DITA
“Sado që herë pas here mundet që partitë politike t’iu përgjigjen nevojave të popullit, ekziston gjithnjë mundësia që ato të shndërrohen në makineri me të cilat njerëzit dinakë, ambiciozë dhe të paparim fitojnë aftësinë të minojnë pushtetin e popullit dhe të rrëmbejnë për vete frenat e qeverisjes, duke e shkatërruar pastaj makinerinë që i ka ngritur në dominim të padrejtë” – Xhorxh Uashington
Kur në 11 dhjetor 1990 “ish-diktatori i fundit komunist” Ramiz Alia i këshilloi studentët dhe pedagogët e “revoltave” që “Për të mirën e vendit dhe të demokracisë do të ishte mirë që ju të formoni një parti politike”, duket se kënaqësinë më të madhe nuk ua dha studentëve protestues, por disa pedagogëve dhe intelektualëve që me padurim lakmonin pushtetin të nxitur ose jo nga Ramiz Alia e të tjerë në prapaskenë.
Duke marrë parasysh kushtet historike, politike dhe ekonomike të kohës mbetet e mirëkuptueshme dhe e dobishme që në këtë “parti të rekomanduar” të bënin pjesë të gjitha kategoritë shoqërore pasi pakënaqësia kundrejt regjimit që po shkonte në varreza ishte jo vetëm e kudondodhur, por edhe e përligjur. Nëse thuajse të gjitha tiparet që do të shpërfaqte ky konglomerat politik do të ishin të pritshme dhe të kuptueshme, dy prej tyre qenë sa të befta, aq edhe të dëmshme. Së pari, dalja në krye të partisë së parë opozitare, PD-së kryesisht e ish-komunistëve ekstremistë dhe, pastaj, aleanca e ngushtë e kësaj partie me gjithë lumpenin shoqëror. Janë pikërisht këto dy tipare që do t’i jepnin jetës së ardhshme politike e shoqërore shëmbëlltyrën e dy kategorive të lartpërmendura.
Dhuna fizike, egërsia në sjellje, vulgariteti i fjalimeve dhe hakmarrja jo ndaj atyre që ishin mëkatarë të së djeshmes, por ndaj kujtdo që konsiderohej pengesë e pushtetit të së ardhmes, i menduar si pushtet i përjetshëm, qenë tipare të spikatura të opozitës antikomuniste, tipare të mishëruara kryesisht nga dy kategoritë e sipërpërmendura shoqërore dhe jo nga shtresa e të përndjekurve politikë, të cilës deri diku edhe mund t’i pranoheshin ato sjellje.
Pasi erdhi në pushtet me marifete dhe artifice politike të brendshme e të jashtme, kjo opozitë e lindur nga përzierja e njohur pati guximin e paturpshëm që gradualisht të manifestonte dëshirën dhe vullnetin për të shkelur në praktikë të gjitha parimet e propaganduara teorikisht prej vetë asaj. Mospërputhja e predikimeve morale e politike me sjelljet dhe veprimet praktike qe aq e madhe saqë, brenda katër muajve pozita humbi një të tretën e votuesve, humbje e konfirmuar në zgjedhjet vendore të korrikut 1992.
Me kalimin e kohës u duk qartë që partia kryesore në pushtet dhe qeverisja e saj kishin dhe shpërfaqnin moralin dhe personalitetin e drejtuesit të saj, Sali Berishës. Ish-kriptokomunisti Sali u shndërrua në demokrat të rremë. Nuk kam ndeshur në asnjë libër historie që të ketë pasur ndonjë individ, i cili ka bërë jetë të kamufluar, hipokrite dhe hileqare deri afër të pesëdhjetave, siç e kishte bërë ai, e pastaj të shndërrohet befas dhe si me magji në njeri të sinqertë, parimor dhe engjëll mbrojtës i të tjerëve.
Personaliteti i tij i shformuar nga njëra anë dhe varfëria morale e parimore e shumicës së figurave drejtuese të asaj partie nga ana tjetër bëri që të lindnin midis tyre kontradikta që, në pamje të parë, dukeshin si parimore, të pranueshme dhe të shëndetshme. Disa prej atyre figurave si Arben Imami, Tritan Shehu, Genc Pollo, Dashamir Shehi etj., jo vetëm “u ndanë” me shefin arrogant, autoritar e diktator, siç e përshkruan ata më vonë, por edhe krijuan disa partiçka të cilat mbetën sa të vogla aq edhe të padinjitetshme. Këto partiçka, duke e parë se në sofrat e pushteteve që shkonin e vinin nuk po ngelnin as dromca për ta, filluan t’i afrohen, lëpihen dhe shërbejnë ish-shefit me të cilin ishin ndarë dikur për “parime”.
Për ata që kanë sadopak intelekt për të kuptuar dhe dinjitet të mjaftueshëm për ta pranuar, koha provoi se shumica e të larguarve, mocionistëve apo të zemëruarve ishin thjesht njerëz arrivistë, karrieristë dhe po aq të paparim sa shefi të cilin e kishin akuzuar dhe mallkuar si të tillë.
Ajo që shkaktoi pështjellimin më të madh, “kontradiktat” më të shumta dhe kacafytjen më të madhe, deri në dhunë fizike midis grupimeve brendapartiake, si ajo e 8 janarit 2022 ishte shpallja non grata e Sali Berishës nga SHBA-ja dhe Britania e Madhe. Siç do të tregonte koha, kjo mësuese universale, trazimet, pështjellimet dhe kontradiktat nuk lindën për çështje parimore, pra se njëra palë përfaqësonte parimësinë demokratike e virtytet morale, ndërsa pala tjetër dhunuesen e tyre. Jo! Të larguarit përkohësisht nga Sali Berisha mbajtën atë qëndrim jo pse mësuan se Berisha kishte qenë “minuesi i demokracisë dhe përkrahësi i korrupsionit madhor në Shqipëri”, sepse këtë e dinte çdo shqiptar pa ua treguar Perëndimi, por sepse filluan të besojnë, dhe jo pa të drejtë, se me një njeri të padëshiruar nga kancelaritë perëndimore as mund të vinin në pushtet dhe as mund të rrinin gjatë në pushtet. Pra, atyre nuk iu dhimbseshin parimet dhe morali politik, por vajtonin pushtetin e dëshiruar që iu largohej gjithnjë tutje në horizont, sa më shumë që iu shtohej malli për të.
Dihet se anëtarët dhe mitingashët e verbër të të gjitha partive politike nuk i braktisin udhëheqësit sharlatanë, dhe i votojnë rregullisht edhe kur këto parti kalbëzohen dhe japin dhjetëra prova se janë të padenja për të qeverisur. Pas çuarjes së vendit në kaos dhe humnerë në vitin 1997, PD qëndroi tetë vjet në opozitë, dhe vitin e fundit bëri një lëvizje mashtruese kundrejt elektoratit dhe popullit. Me zgjuarsi ajo afroi disa figura të reja (KOP-in) për të krijuar iluzionin e rinovimit dhe ndryshimit. Arriti që, edhe për shkak të degradimit të qeverisjes socialiste dhe përçarjes së kësaj të fundit, të rivinte në pushtet në 2005, megjithëse nuk ishte votuar as nga gjysma e popullsisë. Koha provoi se shumica dërmuese e të ardhurve bartnin të njëjtin moral si ai i kryetarit të partisë, pasi, siç e shprehte me krenari i privilegjuari kryesor i KOP-istëve, Lulzim Basha, ata “i përkisnin shkollës politike të Sali Berishës”.
Sot, në kushtet kur qeverisja aktuale ka degraduar dhe lë shumë për të dëshiruar, ajo pjesë e shqiptarëve që nuk do t’ia dijë shumë për partitë politike, por mendon më shumë për vete dhe Shqipërinë, duke qenë edhe pjesa vendimtare në përcaktimin e drejtpeshimeve pushtet-opozitë, shpresonte se Sali Berisha do të tërhiqej në jetën private dhe, ndoshta, disa figura të reja do të trimëroheshin të dënonin sinqerisht berishizmin. Kjo rrugë ishte logjike për ta bërë partinë të denjë për t’u besuar nga elektorati. Mjerisht, zhgënjimi ishte shumë i madh. Shpresat nuk ishin tek gangsterët provincialë të tipit Flamur Noka etj., i denjë vetëm për dhunë në parlament, institucione dhe tek selia e partisë së vet. Gjithashtu, shpresat nuk ishin as tek milingonat politike të tipit Gazmend Bardhi, pa identitet politiko-gjinor, i cili në janar 2022 shprehej se “Berisha mashtrues nuk e heq dot kryqin e zi amerikan”, ndërsa sot pohon se “Nuk e kam mohuar asnjëherë që Berisha është lider historik i PD-së dhe personi më i fuqishëm brenda PD-së”. Ky individ i shkeli “parimet”, që duket se nuk i ka pasur kurrë, dhe zgjodhi të ribashkohej me “mashtruesin Berisha” meqë është më i forti (i fuqishmi), vetëm për hir të pushtetit të shpresuar me dëshpërim. Shembullin e tij e ndoqën edhe të tjerë. Lamtumirë parime! Lamtumirë moral! Lamtumirë Shqipëri dhe shqiptarë!
Në fakt, ata që ndjekin zhvillimet politike, shpresonin se individë të llojit Agron Gjekmarkaj, Jorida Tabaku etj. do t’i jepnin një fytyrë dhe moral tjetër PD-së, për ta bërë të denjë dhe të besueshme për qeverisje. Mirëpo, çfarë po ndodh realisht? Z. Gjekmarkaj, i cili vjet pohonte se “Po fitoi linja e Berishës në parti, unë largohem nga PD-ja”, tani u rikthye në PD me Berishën kryetar dhe vetë nënkryetar, pra zëvendës i Berishës. Dje thoshte se “Nëse nuk ndryshon shkolla politike (nënkupto: berishizmi në parti) jemi të destinuar të dështojmë. Nuk mund të jetë Sali Berisha zgjidhja. A më përfaqëson sot ai si udhëheqës? Jo!”. Ndërsa këto ditë pohoi se “Sot nuk ka më ndërmjet! O me opozitën e të ardhmen evropiane (me Berishën non grata si minues i demokracisë- V.M. ), o me Qeverinë e të shkuarën tranzitive që na la peng”.
Pretekstet e tij dhe disa të tjerëve se dje kishin reaguar me instinkt dhe po rikthehen në prehrin e Berishës thjesht për të mundësuar rrëzimin e Ramës nga pushteti, mendoj se shprehin jo vetëm mungesë idealesh, por edhe miopi politike. Nuk e di se si ky zotëri, që duket pak më inteligjent dhe i arsyeshëm se shumica në PD, do ta justifikojë tani pohimin e tij të një viti më parë se “Berisha shërbehet nga një shpurë rrondokopësh folklorikë, si gati gjithmonë, një shkollë politike e bazuar mbi vetëposhtërimin. Kjo ndjesi më jep mundësi të bëj dëshmitarin e kësaj thyerjeje morale, ku e reja shembet dhe e vjetra lulëzon gërmadhash”.
Jo vetëm kaq, por zoti Gjekmarkaj iu bën thirrje edhe Bashës e disa të tjerëve “të kthehen tek partia që i ka rritur politikisht, që iu ka dhënë aq shumë…”. Sakrifikimi i çdo parimi, morali dhe vlere për hir të gjoja pragmatizmit nuk është gjë tjetër veçse sharlatanizëm pasi, siç pohon analisti dhe ish-anëtari i kryesisë së PD-së z. Fitim Zekthi, “Kjo nuk është hapje, ky nuk është bashkim. Kjo është ndotje edhe më e rëndë. Kjo është vetëm një përpjekje e “pakicës krijuese” për të ruajtur interesin e vet”.
Mungesa e çdo parimi dhe ideali tek këta njerëz shfaqet edhe në mbrojtjen pa kushte të të dënuarit për blerje votash, Fredi Beleri. Duke shpresuar me dëshpërim dhe paparim se Greqia do t’i ndihmojë të kthehen në pushtet duke sulmuar Ramën dhe duke penguar Shqipërinë të vazhdojë procesin e anëtarësimit në BE, ata përshëndesin çdo deklaratë apo shkrim shtypi të Athinës dhe shkojnë atje t’iu ankohen figurave kryesore politike greke “për dënimet e padrejta të Berishës dhe Belerit”.
Së bashku me disa analistë mërimëdhenj dhe pasionantë, përpiqen të bindin shqiptarët se Belerit i kanë rënë në qafë, se Beleri që del në përgjime duke premtuar qartë dhënien e parave kundrejt votave (dhe i jep ato) është i pafajshëm, ndërsa dikur kërkonin burgosjen e ish-kryetarit të bashkisë Durrës, z. Vangjush Dako vetëm pse dy halabakë në Shijak përgjoheshin në telefon duke i thënë njëri-tjetrit se “Duhet të mbledhim ca para për Dakon sepse i duhen për zgjedhje”, pavarësisht se Dako s’ishte fare i pranishëm në biseda dhe askush nuk e di nëse i ka marrë apo s’i ka marrë paratë në fjalë. Ata kërkojnë që Damian Gjiknuri të shkojë në burg pse thoshte në telefon “tërmet, tërmet” lidhur me fitoren e dikurshme në zgjedhje, apo të shkarkohen nga detyrat disa kryetarë bashkish sepse janë deportuar shumë vite më parë nga Italia apo Greqia për mungesë leje-qëndrimi. Po këta në të njëjtën kohë kërkojnë të shpallet i pafajshëm dhe të betohet si kryetar bashkie Fredi Beleri me vota të blera.
Edhe ndihmësit mediatikë të “epopesë Beleri” kanë arritur aq larg sa pohojnë: “Megjithëse gjykata pati prova për të dënuar Belerin, ajo dështoi që e dënoi atë” (N. Sejamini), se “Pretendimet e gazetës greke “Ta Nea” për gjyqtaren Irena Gjoka, megjithëse nuk paraqiti asnjë provë për falsifikim vize greke, janë po aq të pabesueshme sa regjistrimet e Belerit duke premtuar dhënien e parave për vota, megjithëse këto regjistrime janë pranuar edhe nga Beleri dhe avokatët e tij” (A. Bushati).
Kjo opozitë dhe analistët bashkëpropagandues, pretendojnë se Rama ua ka blerë zgjedhjet çdo herë në gjithë Shqipërinë, por nuk na shpjegojnë pse atëherë Rama zgjodhi arrestimin e Belerit në vend që t’ia blinte edhe atij votat dhe kështu nuk do krijohej as sherr midis qeverisë shqiptare dhe eprorëve të Belerit në Athinë. Si mundet që një opozitë që iu bën thirrje shqiptarëve çdo ditë të “ngrihen për rivendosjen e demokracisë dhe të dinjitetit kombëtar”, të përkrahë dhe ftojë shqiptarët të votojnë për kryetar bashkie të Himarës një individ të dënuar në Greqi për armëmbajtje pa leje dhe në Shqipëri për “poshtërim të Republikës dhe simboleve të saj” dhe që premton publikisht se “do të punoj për helenizimin e Himarës”?! Madje, disa analistë si A.Bushati bëjnë thirrje që “Rama po iu vë flakën marrëdhënieve Shqipëri-Greqi… Ajo që po ndodh në Greqi (propaganda kundër Ramës) duhet parë si një laborator ku mund të farkëtohet opozitarizmi shqiptar” (!?) A thua çmimi i ndërrimit të pushtetit në Shqipëri duhet të arrijë deri në helenizimin apo serbizimin e Shqipërisë e të shqiptarëve?!
E vërteta është se Fredi Beleri është vetëm njëri nga shtetasit shqiptarë që ka blerë vota dhe ndërgjegjja qytetare nuk duhet të kërkojë mosdënimin dhe konstituimin e Belerit, por ndjekjen penale dhe dënimin e të gjithë Belerëve të tjerë si ai. Intelekti dhe ndërgjegjja qytetare duhet të kuptojnë dhe pranojnë se, siç thoshte analisti Redi Shehu “Fredi Beleri është një projekt politik”, ashtu siç kanë qenë e mbesin projekte politike edhe mbjellja e varrezave të ushtarëve grekë në jug të Shqipërisë, sjellja në krye të Kishës “autoqefale” Ortodokse Shqiptare të një prifti grek, ruajtja ende e Ligjit të Luftës me Shqipërinë, si dhe Marrëveshja dëmsjellëse e Detit e vitit 2009 midis Greqisë e Shqipërisë.
Për aq kohë sa PD-ja dhe ecejaksit e saj do të kenë në krye non gratën Sali Berisha dhe në shpirt e moral politik berishizmin, për aq kohë sa rrugën ku banon “minuesi i demokracisë dhe përkrahësi i korrupsionit madhor” do ta konsiderojnë si “Rruga e Shpresës” ku duhet të falen çdo pasdite kur imam Saliu njofton namazin, ajo parti mbetet ajo që ka qenë, me të njëjtin moral dhe shkollë politike, me të njëjtin mësues dhe të njëjtët nxënës dhe bij. Si e tillë ajo, për fat të keq, duhet lënë e pa e trazuar, le “të hajë bar” në rrugën antikushtetuese të zgjedhur për t’u rikthyer në pushtet me pëllitje se janë aq trima sa do të djegin edhe Parlamentin. Pse janë të tillë, edhe Sekretari Amerikan i Shtetit, z. Blinken nuk pranoi të takojë asnjërin prej tyre kur erdhi së fundi në Shqipëri.
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016
Po mire more Viktor
Po PS qe amniston kete perbindesh qe e vizaton ti kaaq bukur ketu ne artikullin tend, cfare lloj muti eshte sipas teje?
Mut i mire per tu ngrene?
Vetem keta jane mut i keq dmth
….Si e tillë ajo, për fat të keq, duhet lënë e pa e trazuaR…” THOTE VIKTORI PER PARTINE E bERISHES
cFARE DOMETHENE KJO FJALI MORE vIKTOR
E DRODHE DHE TI?
DUHET TE SHKOJ NE KOKERR TE BURGUT MORE VIKTOR RAMA JO TE LIHET E PATRAZUAR
Mirë Viktor. Si gjithmonë je llogjik, i qartë dhe i drejtë. Por tani, a ka mundësi të na pohosh opinionin tënd rreth marrëveshjes së sotme, Rama – Berisha? Për mendimin tim kjo marrëveshje përbën një fitore për opozitën sepse për të me rëndësi ishte njohja dhe pranimi nga Rama e opozitës së udhëhequr nga Berisha dhe hedhja tej e Bashës. Kjo është fitorja e parë. Rama nuk kishte të drejtë morale dhe ligjore të mos pranonte ngritjen e komisioneve të kërkuara nga opozita. Që të mos ngriheshin këto komisione, sot ai pranoi të njohë “Non gratën” si përfaqësuesin legal të opozitës. Duke tradhtuar kështu edhe SHBA-në dhe Britaninë e Madhe! Pra ishte një lojë pokeri mes dy bixhozxhinjve. Asgjë e mirë për shqiptarët. Çfarë mendon ti Viktor për këtë marrëveshje?
Sinqerisht nuk e kuptoj, perse do konsideruar si fatalitet, sikur jemi te denuar e merremi 24/7 me keto dy plehra, Rama, Berisha, Berisha Rama. Perse duhet ti analizojme dhe steranalizojme. Keta e kane vendin ne burg dhe nje vend ne halene e historise, nese ka nje te tille. Mos prisni te korrigjohen, ti vrase ndergjegja per cfare kane bere.
Perse media nuk ka filluar ti jepet pak me teper hapsire alternativave te reja politike. Psh ai me mbiemer Qorri. Me te degjuar e kam mori 1-2% (a me shume) pa patur asnje perkrahje. Nuk dua ti di nese ka pire disa cigare hashash kur ka qene ne gjimnaz, mjafton te kete integritet dhe pak idealizem.
P.S. Na e peshtirosen, te vjen ndot dhe kur i shikon ne internet. Me eshte bere ekrani i kompjutrit si pema e vitit te ri nga te peshtyrat sa here i shikoj fotografite.
Muzika funebre ka filluar dhe te gazeta Dita me te drejte per lajmet e fundit ku Usali Serberisha pasi fshiu menderen me Non Graten e Bidenit Amerikes dhe Sunakut te Anglise dhe tani eshte normale qe te kercenoje dhe Xhirafen 2 metroshe qe mundi Palestinezet dhe Putinin dhe tani po e permjerr ” burri i shtetit i faqeziut Arvizi” Salini Viqidolit
.
Me shume se pushteti qe eshte gjithcka per Berishen ( si thote Viktori gabimisht) eshte nje dimension Kozmik PAMBARIMISHT I MADH qe do ta quaja Morali i Amerikes & Anglise ne lidhje me “non graten” e Berishes…sepse ka dy mundesi…ose Berisha mundi Bidenin me Non Graten ose Bideni ( ato zaret qe merren me Shqiperine) me Berishen po bejne nje radioloje ( DIRTY JOB) qe e kam theksuar qe para dy vitesh ne komentet e e Dites…( dhe fatkeqesisht me doli fjala).
.
Si ka mundesi qe Albitri Biden I jep KARTON TE KUQ lojtarit Berishe dhe ky i fundit se cau trapin te dale nga fusha …Kush eshte spjegimi ?…….Nuk eshte sekret te thuhet se Usali Biberisha eshte (ka qene) qe ne vitet 80′ kur studionte ne Paris i peshkuar nga “komandanti Elez Udbiberaj” qe ne kuader te Cia-s amerikane qe flirtonte me Jugoserbet do rrezonin te majten shqiptare te kohes sipas modelit “OPERACJONI GLADIO”…qe kishte dhene sukses te madh ne vende te tjera…Pinoceti Kilit dhe Papadhopulli Greqise ishin junta “demokratike” qe u vune ne fuqi me ndihmen (lexo: forcen) e Amerikes dhe gjykatat respektive i futen ne burg keta vrases..Pse Amerika po mbron hapur kete kriminel me Non Grata Sallata Gallata ??
.
Do kalojne dekada dhe brezat e ardhshem do kene lluksin te mesojne shume gjera te hidhura ne lidhje me Elez Udbiberin & Salih Serberishen por per momentin eshte turp per Ameriken qe po tallin ( tallen) lesht e Juri Kimes Bidenit dhe duhet te zgjedh te them RIP ALBANIA apo RIP AMERIKA…ne lidhje me pshurrosjen qe po i ben Salihi Bidenit dhe Ramortjes..
Vlora 07, nese nuk e kupton se ku e ka fjalen me thenien e tij artikullshkruesi, nuk eshte ndonje gabim i madh, por kur nxitohesh dhe te flet goja para mendjes, atehere ndryshon puna. Shpresoj te mos keqkuptohesh, mbasi nuk e kam personalisht me ju!!! Nuk eshte puna qe te denohet nje/disa individe, apo parti/particka, puna eshte qe te nxirren mesime dhe nderrohet rruge per mbare/menyra e qasjes ndaj gjerave. Ate thenien e artikullshkruesit, une e kuptoj qe ai e ka fjalen qe kur “ai miku ka zene kore, mos e trazo se……”, pra e krahason me “ate mikun”………….. Pershendetje!!
Sot ky vend ka nevojë për titanë mendimi dhe veprimi. Tashmë po rrezikohet e ardhmja e këtij vendi. U shoftë fara juaj o njerëz te tille qe e vodhët dhe e poshtëruat këtë vend! Ju vodhët të ardhmen e tij! Sot ky vend duhet të dënojë sharlatanë, dhe të nxjerrë sa më shumë kapedanë. Dhe të tillë djelmosha këtij kombi do t’i dalin për zot. Ky komb u mbrujt nga gjaku i të parëve trima dhe sot do të begatohet nga djelmoshat të mënçur dhe krenar që u dhemb vendi i tyre. Koha e të marrëve do të kujtohet dhe historia do të nxjerrë konkluzionet e saj.
Analize per leksion akademik per university te qe japin diploma pa merite.Shqiperia ka nevoje per nje partine njerez idealists qe te drejtoje turmat jo per te shkatruat por per te ndertuar dhe pastruar llumi politik qe e ka plako sue si djathtas dhe majtas.Kjo parti duhet te drejtohet jo nga nje njeri por nga nje triumvirate me tre persona idealists qe te pastrojne ne fillim gjithe politikanet e koruptuar me nje veting te pergjithshem qe u ndalon drejtimin ne menyre te perjeteshme ne dy Breda.
Ideja dhe mendimi im është me të vërtetë për njërëz idealist, por në këto momente ato do ta kenë të vështirë (pothuajse sakrificë) për shkak të një indiferentizmi të pergjithshëm të shoqërisë në përgjithësi.
OK,V.Malaj:
-Është FATKEQSI KOMBËTARE,që një personazh i rrezikshëm për KORRUPSION,MINIM TË DEMOKRSCISË,SHPËRFILLËS I DREJTËSISË & SHPIFS ME RETORIKË HELMUESE KOMBËTARE E ND/KOMBËTARE..si Sb që me mbi 101 krime në 33 vite..,Akoma vazhdon të dominoi politikën Shqipëtare dhe nuk ndëshkohet edhe nga DREJTËSIA E “RE”,ndonse monitorohet nga SHBA e cila URDHËROI QË SHQIPËRIA TË NDRYSHOI SISTEMIN,duke vendosur në krye të vëndit një KOMUNIST 400 KARAT & SPIUN I SHUMFISHT,me gruan SËRBE..!
-Me shpalljen non grata të S.Berishës nuk është se u ZHDUK BERISHIZMI,Ashtu sikurse nuk është zhdukur akoma Enverizmi,ndonse ka gati 40 vjet i vdekur..!
-Amerika ka akoma detyrime ndaj popullit Shqipëtar.Pasi nuk mjafton që Sb të izolohet në shtëpi e të lihet i lirë nga GJKKO duke HELMUAR BOTËN,Kur SPAK+GJKKO varen prej tyre.Ndaj 90 % e popullit është i pakënaqur edhe nga DREJTËSIA E “RE” ME XHAKETA TË VJETRA TË SALIUT 92+ bandave të tij të rrezikshme
Idiote të prura nga Rrethinat për VOTA,duke bër badërdinë mbi pronat & mjedisin e vëndit..!
-Nëse Sb do të qëndroi i lirë-Militantët e Tij të armatosur e inatosur do ti bëjnë gjëmën Shqipërisë me grushte Shteti si i 97,98,08,011..në zbatim të çorosive të agjenturave të huaja që përfaqëson që
nga 1967 dhe 1970,80..deri SOT..!
-FLM DITA,VM.
Hartimi – Pushteti mbi gjithcka tjeter – i Viktorit e nje foto e Saliut ne krye te tij me beri te shkruaj keto 2 rrjeshta persa i perket atij, Pushtetit pra, se mbase Viktori duhet ti kete harruar…
Ai Saliu i fotos ka qene ne Pushtet kete vend si President nga 1992-1997 e Kryeminister nga 2005-2013 pra 13 vjet.
Ky Edi Rames ka ne Pushtet nga 1998 si Minister Kulture pastaj Kryetar Bashkie Tirane e prej 2013 Kryeminister, pra 26 vjet
…sikur kjo 26 e ketij Edit eshte dopio e atyre 13 te Saliut, apo jo o shoku Viktor?
e sa per ate “blere votash” nga Beleri, me mire mos te kishe vene vehten ne ate shkalle naiviteti o shoku Viktor…se ate blerje te votave (e abstenimeve gjithashtu) ky pushteti Rama e ka INSTITUCION.
Se ja lexoi tere Europa ne gazeten gjermane BILD ato pergjimet skandaloze te bisedave ku Damian Gjiknuri e ministri aktual i Drejtesise U. Manja urdheronin ato shefa kaqole policie per masaker zgjedhore ne Diber por kesaj Drejtesise “re” kjo nuk i duket anormale. E tille per te eshte kur e urdheron Edi Rama ashtu si beri per Belerion qe para zgjedhjeve, gjate fushates elektorale…
Te flsim drejte . Shqiptaret asnjehere nuk kane respekt per njeri tjetrin ! Jane fodulle te medhenje!
Ata 100 zogj,qe ke futur ne pS o Veli,ishallah pjellin.Ketyre zgerbonjave te PD,jalla u pjellte Saliu,se do nte shtroje veze ne maje te catise.
Nuk besoj ne Zot .jam ateist pa qene komunist! Por besoj se te gjitha qe ke bere ne kete Bote do te lahen ne kete Bote!
Bukur!?Bardhemi me besnik se Lulbrava!?
Pushteti kur nuk perdoret
Per te miren e Shqiperise:
Pushteti mbi gjithcka tjeter
Eshte “Pushtimi i Shqiperise”
Nga Servilet e Regjimit,
Qe maskohen si besimtare
Te krahut te majte apo te djathte
Dhe perdorin mbreterit e rruges.
Per qellime personale,
lavdi fallco dhe duke korruptuar
llumin e shoqerise ATO arrijne te
sundojne ne dida dekada.
Pikerisht kete beri Diktatori Hoxha.
Korruptoj shume injorantet me poste
te rendesishme duke i dhene diplomen
e shkolles se partis dhe armen e luftes
se klasave per te shkaterruar individet
qe gjykonin ne menyre te pavarur.
Keto:
“Besnike te Hoxhes”,
Keta llumpene te ndyre,
qe shesin shpirtin e tyre,
tek sundimtari,
Jane:
Njerez pa dinjitet,
Lapangjoze te ndyre,
Individe pa karakter,
Plehra te Kombit.
Zoti Arben edhe pse dukesh njeri i edukuar dhe deri diku i respektuar me kete lloj poezie apo proze surrogato me keqardhje te themi se me kanibalizmin tuaj ndaj Enver Hoxhes po i beni atij nje vleresim pa dashje…Mbasi jetojme ne Amerike te dy po te kujtoj se edhe ne Ameriken tone demokratike ka patur lufte klases ( edhe aparteid kur ishte Hoxha gjalle) dhe po te permend BLACK LIST e viteve 50-60 te te vije turp se ishte po aq i demshem sa i Hoxhes..
Te garantoj se nuk kam asnje milimeter apo miligram lidhje me sistemin (regjimin) e Enverit por cfare ka ndodhur pas 1991-1992 me keto “”Lapangjoze te ndyre,Individe pa karakter,Plehra te Kombit….eshte merite e Perendimit me Ameriken ne krye qe e pruri zombien Usali BiBerishaj nga katakombet e Beogradit….e mbrojti hapur kur beri krime qe cilesohen si kunder njerzimit..dhe po tallin Leshin e Kimes Bidenit me Non Grata Gallata Sallata..
.Enver Hoxha kishte kuptim te shahej edhe me liber shtepie deri ne mars 1997 kur shteti shqiptar nen zgerdhimjen e Haleateve tane shkoi ne te semes (mos me fal per shprehjen)
Arben Tashko ka te drejte
Kur inatoset vertet si duhet
Arben Tashko ka te drejte
Kur si brumi nuku mbruhet.
Arben Tashko eshte i sinqerte
ne Ameriken e larget ku jeton
Arben Tashko eshte i revoltuar
qe ende Edi Ramen nuk e rrezon.
Arben Tashko do qe demokracia
Te perparoje ashtu si duhet
Arben Tashko do qe revolucioni
Nga revolta popullore te mos ndruhet.
Arben Tashko do qe te pajtohet
Amerika me Rusine se kane toka pa fund
Arben Tashko nuk do kurrsesi
Qe Demokracia te mbaje minifund.
Ne me Demon
Jemi shoke
Rrokjet mbajme
koke me koke.
Ne me Demon
Shpesh mendojme
Sikur, larg o Zot, me larg
Zemrat ne te na pushojne?!
A do kemi veshe te degjojme
Ne Berishen ne fjalime
A do kemi mundesi prap
qe te shkojme ne votime?!
Ne me Demon prap kemi hall
Kur te vdesim e me s’do te jemi
Do ta shohim venger sho-shoqin
Kur te shkembehemi te “Ali Demi”?!
Do hame thonjte ne nga urrejtja
se jemi ne opozitare te lindur
apo do bejme sikur jemi
demokrate fare te pa bindur ?!
Chess Player,
Ne Amerike nuk ka lufte klasash por ka perplasie publike ku secili mbron idete e tij
ne forume te ndryshme, ne shtyp, televizion e tjera.
Nuk eshte futur ne burg asnje individ se ka mendime e tija dhe arrin te kritikoje
edhe Presidentin e Amerikes e personalitete te tjera te larta.
Por Amerika i fut ne burg ato qe djegin e shkaterrojne pronat e banesat e te tjereve.
Ne vazhdim,
Sali Berishen nuk e solli Amerika.
Sali Berishen nuk e solli Beogradi.
Sali Berishen e trajnoj regjimi i Hoxhes,
E perkrahu Hysni Kapo si doktor te afte.
Por Sali Berishes ju mbush mendja se
po e perkrahte vete zoti dhe krijoj
fatkeqesisht kultin e individit, si pasoje
e servilizmit ekstrem te perkrahesve
qe prisnin favore te medha ndaj tij.
Praktikisht ATO e “Korruptuan Shpirtin”
e Sali Berishes, pavaresish se kishte nje
fare predispozite per lavdi.