Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Putin jep sinjalin e parë për paqe? “Gati të negociojmë, por varet nga ata”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Putin jep sinjalin e parë për paqe? “Gati të negociojmë, por varet nga ata”
BoteKryesore

Putin jep sinjalin e parë për paqe? “Gati të negociojmë, por varet nga ata”

Published: December 25, 2022
Shpërndaje

 

Presidenti Vladimir Putin ka dhënë sinjalin e parë të paqes, pas më shumë se dhjetë muajsh nga pushtimi i Ukrainës dhe shpalljes së luftës.

“Ne jemi të gatshëm të negociojmë me kushdo që është i përfshirë në zgjidhje të pranueshme, por varet nga ata. Nuk jemi ne ata që refuzojmë të negociojmë. Ata refuzojnë”, tha presidenti rus për stacionin televiziv shtetëror Rossiya 1 gjatë një interviste të transmetuar sot.

- Publicitet -

Putin tha se Rusia po vepron në drejtimin e duhur në Ukrainë, sepse Perëndimi, i udhëhequr nga SHBA, po përpiqet të copëtojë Rusinë.

“Besoj se po veprojmë në drejtimin e duhur, po mbrojmë interesat tona kombëtare, interesat e qytetarëve tanë, të popullit tonë. Ne nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të mbrojmë qytetarët tanë”, tha presidenti Putin.

Mediat e huaja, shkruajnë se pushtimi rus i Ukrainës i 24 shkurtit shkaktoi konfliktin ushtarak më vdekjeprurës të Evropës që nga Lufta e Dytë Botërore dhe përplasjen më të madhe midis Moskës dhe Perëndimit që nga kriza e raketave Kubane e vitit 1962.

Më herët, Kremlini deklaroi se do të luftojë deri në arritjen e të gjitha objektivave të tij, ndërsa Kievi njoftoi se nuk do të pushojë derisa çdo ushtar rus të dëbohet nga të gjitha territoret e tij, përfshirë Krimenë, të cilën Rusia e kapi në vitin 2014.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
26 Comments
  • Fatmir Lohja says:
    December 25, 2022 at 12:00 pm

    Ki Putini,Erdogani,Vucici,Kimi i Korese se Veriut,Orban,xi,Sulltenpiktori,….,genjejne gjithnji nga ndenja e gjate ne pushtet,dhe nga makuterija per te qene ne krye deri ne vdekje.Kjo eshte arsyeja qe nuk i beson as gjyshi,e as floriri,as Lulka,e as Ndoka.

    Reply
  • Putini armiku me i eger i Rusise says:
    December 25, 2022 at 12:12 pm

    Cilen paqe? Putini eshte trasformuar ne nje CAR te Rusise Mesjetare, ose me sakte eshte nje Khan Mongol qe pushtoi Ukrainen ruse ne shekullin e XIII. Ai vetem po kerkon kohe te riorganizoje ushtrine dhe te rifurnizohet. Luften e filloi ai dhe ai mund te sjelle paqen duke terhequr ushrine ruse ne kufijt e 24 shkurtit 2022 dhe pastaj te filloje bisedimet per Krimen. Argumentat e Putinit me te cilat filloi luften jane : Ukraina nuk duhet te jete ne Nato, Ukraina duhet çmilitarizuar, ne Ukraine jane vendosur nazistet, qeveria ne Kiev duhet nderruar, tere territoret rusishtfoles duhet ti bashkohen Rusise, duhet te shpetojme rusishtfolesit ,duhet te kemi kufij te sigurte etj. etj. Tere keto pallavra qe Putini i leshonte here pes here ishin vetem propagande per te mbuluar agresionin e tij te eger ndaj Ukraines qe ai e quajti “operacion special ” pasi nuk do te prekte popullesine civile, por ai me bombardimet e tij ndaj centraleve elektrike, ndaj spitaleve, shkollave, shtepive e pallatave, tashme e ka lene pa drita, pa uje, pa ngohje ne dimrin e acarte, pa furnizime etj. Veshi me te zeza me mijra gra ruse dhe la jetime me mijra femije. Eshte lufta ma e eger qe Evropa po jeton qe nga lufta e dyte boterore. Putini eshte nje kriminel lufte dhe si i tille duhet trajtuar. Mjere Rusia qe e ka ne koke.

    Reply
  • aktualiteti says:
    December 25, 2022 at 1:08 pm

    Rusia gjithmone ka theksuar se ne Ukraine eshte ne konflikt me Perendimin. Edhe deklaratat e V. Putin e kete thone. Tani eshte Perendimi qe e mba Ukrainen ne lufte dhe i takon atij te beje gjene e duhur, te ike nga Ukraina, te heqe dore nga planet per ta futur ne NATO e ta lere ate vend ne miqesine tradicionale shekullore me Rusine. Kjo do sjelle dhe fundin e luftes atje.

    Reply
  • ¿? says:
    December 25, 2022 at 1:32 pm

    Or ti aktualiteti, se cfare thekson gjithmone Rusia nuk dmth se eshte ashtu sic e thekson Rusia. Fakti me aktualitet eshte qe ish-Bashkimi Sovjetik u be cope cope nga brenda dhe si rezultat u krijuan shtetet e pavarura nje nder te cilat edhe Ukraina. Pra, ç’mutin do Putini qe cenon sovranitetin e nje shteti te pavarur. Mua kjo me duket me shume “aktualitet” se sa ajo qe ti thua na e theksoka Rusia.

    Reply
  • Erdogan says:
    December 25, 2022 at 1:48 pm

    Kaq tru ke ty prandaj shkruan ato qe “mendon” zoti me comentin ?
    E di ty perse quhen “Shtetet” e Bashkuara te Amerikes?
    Sos qe ishin dhe jane pushtues ne nje vend qe nuk u takon por gjoja luftuan “kunder” anglezeve qe ishin Ata qe u kthyen ne “Amerikene”.
    Nuk ka gjuhe amerikane o Idiot por Angles.
    Prandaj dhe Arnautet e vetequajture Skiptare jane turq ne Identitet dhe luftonin Kaurret e Derrit qe nuk u turqizuan.
    Rusia ka te drejte te mbroje popullin e tij ne Ukrahine.
    Pa u zhbere Natua qe shkaterroje Lindjen e Mesme dhe mbeshtet Turqine pushtuese te Kostantinopolis Qipros dhe gjithe sioerfaqes qe ka te pushtyar nuk do kete Paw ne kete bote dhe nga keta barbare te urritur per gjek.

    Reply
  • Piro says:
    December 25, 2022 at 2:09 pm

    Mos bini viktima te propagandes ruse. Mos komplikoni (me sofizma) nje problem kaq te thjeshte.
    Problemi eshtre i thjeshte sa s’behet: ukrainasit nuk duan te bien nen sundimin rus, kurse Putini do ta fuse Ukrainen ne perandorin e tij jwqind kombshe qw edhe Lenini vete e quante burg tw popujve.
    Eshte Rusia qe ka hyre ne Ukraine dhe jo Ukraina ne Rusi.

    Reply
  • Piro says:
    December 25, 2022 at 2:11 pm

    Nuk e kuptoj perse nuk duhet tw hyje Ukraina ne NATO.
    Perse nuk kundershton Rusia edhe hyrjen e Finlandes ne NATO?
    A ka ndonje rusofil qe mund te ma shpjegoje kete?

    Reply
  • popull says:
    December 25, 2022 at 2:16 pm

    Bashkimi Sovjetik u shperbe me disa kushte ndaj Perendimit, per te cilat ky i fundit i premtoi Gorbacovit se do t’i respektonte, por qe ne fakt nuk respektoi asnjerin prej tyre. Prandaj do ishte mire nese Putini do te arrinte te ndreqte gabimet e Gorbacovit dhe te ribashkonte republikat sovjetike ne nje shtet te vetem.

    Reply
  • ballkanofil says:
    December 25, 2022 at 2:25 pm

    Rusia e kundershton hyrjen ne Nato te te gjitha shteteve me te cilat kufizohet.

    Reply
  • Piro says:
    December 25, 2022 at 2:59 pm

    Ti nuk kupton se BRSS ishte nje perandori koloniale qe mbante ne roberi mbi njwqind popuj me kulture, besim dhe race jo ruse (tyartare, cecene, osete, abhaze, bashkire, dagestaneze etj.).
    Ti nuk kupton se fundi i sistemit kolonial ne bote u festua ne vitin 1957 dmth 65 vjet me pare, kur ne Kombet e Bashkuara kryeministri kanadez Diffenbaker tha se nuk eshte ende koha per te festuar fundin e sistemit kolonial ne bote kur perandoria me e madhe koloniale BRSS ishte end eme kembe.
    Sa per kujtese kjo beri qe Nikita Hrushcovi nxori kepucen dhe i ra tavolines se tij ne shenje proteste, ne skandalin me te madh barbaro-diplomatik ne histori.
    Te gjithe ata popuj qe mban sot te roberuar Putini, po te besh nje referendum do te kerkonin lirine kombetare, te cilen me siguri absolute do ta fitojne nje dite.
    Sa per dijeni ne marreveshjet qe beri Rusia ne Budapest ne vitin 1992 ka dhene garanci zyrtare se do te respektonte sovranitetin e Ukrainws ne kufijte e asaj kohe dhe vetem me kete garanci ruse Ukraina i dorezoi Rusise se Jelcinit disa qindra bomba berthamore.

    Reply
  • dashamires says:
    December 25, 2022 at 4:12 pm

    I nderuar Piro, pa qene fare Rusofil te jap une nje pergjigje : Rusia nuk jejon qe Ukraina te jete ne NATO sepse ne Ukraine banojne nje numer i madh rusesh e ky do ishte problem pastaj. Ky pra eshte dallimi me Finlanden ku nuk ka ruse.

    Reply
  • ¿? says:
    December 25, 2022 at 4:44 pm

    O ti dashamires, me fal po pergjigja eshte pak si ruse. E çë pastaj se na paska ruse ne Ukraine? A eshte Ukraina shtet sovran me qeveri te zgjedhur demokratikisht? Se i bie qe meqe ne Shqiperi na paska Greker, qeveria shqiptare nuk mun te mare vendime pa pyetur Qeverine Greke?

    Reply
  • dashamires says:
    December 25, 2022 at 4:59 pm

    I nderuar, Krahasimi yt per Ukrainen ne NATO me Greker qe paska ne Shqiperi calon komplet sepse Greqia eshte ne NATO, kurse Rusia (besoj biem dakort) nuk eshte ne NATO, pastaj ruset atje ne Ukraine jane aq shume sa neser e destabilizojne nje Ukraine ne NATO.

    Reply
  • ""Zedhenesi" i Sulltenpiktorit says:
    December 25, 2022 at 5:02 pm

    “Zedhenesi” i Sulltenpiktorit (sic): E vetmja gje e mire eshte qe ke dale me emer e mbiemer, por kur permend, sipas teje Sulltenpiktorin, padashur ke “harruar” te shenosh per veten cilesorin “deshtaku”. Ruaj epitetologjine meskine, mediokre e te lige per vijimin e bemave tuaja brenda mureve te shtepise dhe ne “veprat” tuaja letrare qe kane zene myk neper depo, ne apartament e qe jepen si margarina dikur te tjereve.
    Gezuar kershendellat!

    Reply
  • intelektuali says:
    December 25, 2022 at 5:12 pm

    dashamires dru me pre:

    Po nga na pollet ju fanatiket e Enverit si fansa te Putinit tani? Ku e njeh more derdimen injorant Ukrainen ti qe flet badiava per popullsine ruse ne Ukraine? Po kur Putini pushtoi Krimene ne 2014 per cfare NATO behej fjale? Ne Krime Stalini masakroi dhe perzuri tataret myslime vendas dhe e mbushi kete gadishull me ushtare sovjetike besnike me gjithe familjet e tyre dhe ishte Hrushcovi qe e vuri ne vend kete padrejtesi duke ja rikthyer Ukraines kete pjese te teritorit te grabitur qe Putini e pushtoi me nje egersi komuniste te njohur ne histori, por i ndihmuar edhe nga kancelarja rezil Merkel e Gjermanise e cila e beri kete vend te varur totalisht nga gazi rus. Po a e di ti more derdimen qe flet badiava me llogje kafeneje se Stalini ka vrare dhe ekzekutuar me shume se 30 milione ukrainas gjate periudhes horror te Golodomorit sovjetik 1923-1933 kur i la te vdesin nga uria duke i konfiskuar grurin qe e shiste ne Perendim per te industrializuar vendin? Kjo masaker e papare bolshevike e rendit Stalinin, kete monster komuniste si vrastarin e dyte me te madh ne Bote pas Mao Ce Dunit me 40 milione viktima te tij, prandaj kur ushtria e Hitlerit hyri ne Ukraine popullsia doli ta priste me lule, por Hitleri i shikonte sllavet si race inferiore dhe filloi t’i vriste ukrainasit ose t’i conte ne kampet e punes ne Gjermani, sot Putini pikerisht i akuzon ukrainasit si fashiste qe kane bashkepunuar me gjermanet gjate LDB duke patur parasysh patriotet e Stepan Banderes qe eshte shpallur hero kombetar ne Ukraine te cilet vertet bashkepunuan me gjermanet por deshen vetem shkeputjen e Ukraines nga Kulcedra Staliniste e Moskes, kete histori tragjike e kemi pare edhe ne shqyptaret me Ballin Kombetar dhe me Batalionit Skanderbeg ne Kosove apo me camet ne Greqi. Ne kete kendveshtrim mengadale me cilesimet dallakauke per katunare dru me pre se historia e vertete nuk eshte si ajo qe ka shkruar Partia e Punes dhe meso nga intelektuali se Perandaroia Ruse quhej Pernadoria e Rusise, Ukraines, Polonise dhe Finlandes deri ne Revolucionin Bolshevik te Tetorit po keshtu te paguar nga Kaiseri i Gjermanise kur kishte humbur Luften me Carin Nikolloaj i dyte Romanov dhe po kerkonte si te shpetonte koken dhe Prusine dhe se Stalini sulmoi Finlanden per ta pushtuar ne Luften e Dimrit perpara LDB, por finlandezet dolen kocke e forte dhe e zbythen Ushtrine e Kuqe me turp qe i dha kurajo Hitlerit te mendonte per te realizuar planin e tij Barbarosa per te pushtuar pellgun e naftes te Kaspikut qe Stalini ja kishte konfiskuar kompanise SHELL qe kishte kohe qe ishte nje nga financuesit e Hitlerit ne luften kunder Bashkimit Sovjetik, por kjo eshte nje histori tjeter qe mund ta komentojme vecmas, tani per tani keshilla e intelektualit per ju pushtat dru me pre te Enverit eshte qe ta mbyllni halen e injorantit se Lufta e Putinit te Ukraine tregoi se:

    KOMUNIZMI DHE FASHIZMI JANE DERRA TE NJE DOSE QE QUHET DIKTATURE

    Shiko Edi Ramen si qeveris sot vendin si cuni i Kristaqit, Killerit te Enverit qe te bindesh per kete te vertete absolute

    Reply
  • ¿? says:
    December 25, 2022 at 5:37 pm

    @Erdogan, ty te eshte mbushur mendja qe di shume, prandaj thua ate qe nuk mendon. Ke nje jete te tere qe leshon fenda qelbese ne kete forum.Sa per dijenine tende, shumica e atyre hajvanlleqeve qe thua ti, jane tamam keshtu HAJVANLLEQE. Hajt te befte mire gjeli i detit. Debil!

    Reply
  • ¿? says:
    December 25, 2022 at 5:40 pm

    @dashamires, nqs ruset destabilizojne Ukrainen nga brenda ky eshte problem i Ukraines, dhe i NATOs (nqs Ukraina do te ishte ne NATO), keshtuqe nuk shof perse na u shqetsoka Rusia per problemet qe do te krijokan ruset e Ukraines, per Ukrainen. Prandaj ta solla edhe shembullin me Shqiperine dhe Greqine. Per asnje rast dhe sidoqofte, pakicat ne nje vend nuk legjitimojne nderhyrjen e shteteve ame ne punet e shtetit tjeter, pervecse per te mbrojtur te drejtat civile te pakicave. Nuk shof cfare e drejte civile iu shkelet ruseve te Ukraines nese Ukraina futet ne NATO.

    Reply
  • Erdogan says:
    December 25, 2022 at 6:06 pm

    Shtet i “vecante” Ukrahina?
    Po ne Albanistanin e krijuar nga Deputee turq e komandon nje Ambasadore o Idiot.
    Ambasadoret e SH.B.Ase jane si Pashallaret e Sulltanit kudo ku ishte Perandoria Osmane.
    Hajde dil sot ty kunder SH.B.Ase se Amerikkeceshrw edhe Brazili,Argentina,Uruguay etj.
    Pushtimi eshte monetare.
    Dil ty kuner bankes qe te ka huazuar Parane! Dil po a mbajti.
    Pastaj Krajinen (Krahine “shqip”) Ruse e ashtuquajture Ukrahine me qender Kievin ka qene per shekuj e popullit Ruse.
    Natua eshte e krijuar per te luftuar sidomos Rusine dhe popujt Ruse.

    Reply
  • ¿? says:
    December 25, 2022 at 6:20 pm

    O Erdogan, perse flet percart? E ke nga qe nuk ke pire ilaçet, apo te ka nxehur gruaja sot se ia dha komshiut dhe ti nuk di c’te besh. Pse si thua ti, nuk qenka shtet i”veçante” UkraHHHHHina? O budall, Ukraina eshte shtet sovran, te pelqen apo s’te pelqen ty. Edhe Shqiperia pavaresisht se c’thua ti eshte shtet sovran (e kupton ti c’domethene SOVRAN? NATO eshte krijuar per mbrojtje reciproke nga agresioni RUS qe historikisht ka qene imperialist dhe me synime pushtuese ndaj kujtdo. Nje pyetje te fundit, mos e ke gje mamin sovjetike ti mer bastardi Erdogam?

    Reply
  • Andis says:
    December 25, 2022 at 7:59 pm

    Negociatat fillojne kur trupat ruse te terhiqen nga territori i Ukraines

    Reply
  • Remo says:
    December 25, 2022 at 11:07 pm

    Pu pu pu ci bejne Shqipot ketij Putinit dhe vete Rusise nese Evropski ju le dore te lire. Si t’ia bejne atire barrikadave serbe ne veri te Kosovos qe u kane zene rrugen se heeeee, ne Moske kishin per te arritur. Ketu, jo se nuk largojne dot disa kamione por s’duan t’i ulin reputacionin Asmonit dhe Binit ne arenen nderkombetare. Kumandari i armates, quhet Piro, si ai Pirua i famshem i Epirit, edhe me i eger duket nje tjeter qe tek Putin, shikon Enverin, e meqe Veros i beri te zezen, imagjinojeni se c’mund t’i beje Putos. Me c’flitet, inteligjenca Ruse, e ka vene ne dijeni Vladin per kete fakt, dhe ai i tmerruar nga komentet e gazetes se nerume Dita, ka vendosur te beje nje hap mbrapa ne kerkim te paqes. Pritej kjo pritej.

    Reply
  • ¿? says:
    December 25, 2022 at 11:38 pm

    Remo, po ti ç’pate, se keshtu je dukur si me mend? Kishe hedhur ndonje gote me shume apo te shkrepi këllëç?

    Reply
  • american dreams says:
    December 26, 2022 at 7:32 am

    Konflikti ne Ukraine ndodhi per nje arsye te vetme – Shtytja e perendimit per ta futur Ukrainen ne NATO. Ukraina te shpalle neutralitetin e lufta merr fund, por kete e mban peng pikerisht oreksi i perendimit per ta futur Ukrainen ne NATO, duke perdorur nje komedian president qe i solli vendit tij tragjedi nga zelli per ti sherbyer orekseve perendimore.

    Reply
  • ¿? says:
    December 26, 2022 at 4:51 pm

    @american pordha, ai komediani president qe thua ti nuk po ben gje tjeter vecse detyren qe i takon si president, dmth po mbron sovranitetin e vendit te vet te pavarur nga lakmia imperialiste perandorake ruse. Ja edhe na e shpallka neutralitetin Ukraina meqe kjo te pelqeka ty, po Krimese dhe regjioneve te tjera Ukrainasse te aneksuara nga Rusia si i behen. QE ta dish ti Putini po vdes nga kanceri, por si qenie superegoiste maniakale deshiron te marre me vete para se te ngordhe sa me shume njerez te pafajshem qe t’i kete si eskorte kur te perfundoje ne ferr.

    Reply
  • Erdogan says:
    December 26, 2022 at 4:54 pm

    Te mohosh Pucin e Shtetit ne 2014A.D te Krajines (Krahine “shqip”) nga Anglosaksonet dikur Nova Rusia,eshte si te mohosh qe Shiu nuk bie ne toke.
    Pllanet nuk mbijne vetvetiu por kane nje qellim.
    Kur thote Putini qe Ukrajinasit jane popull vella me Ruset si ish pjese e Sovjeteve Natua thote hajdeni me Ne!
    Nuk e kuptojne keta qe Rusia detyrohet ta ktheje ne Germadhe me ndihmen e Perendimit Ukrajinen.
    Kane gjetur nje njeri te tyre Zhele-nskin po shkaterron nje shtet te tere.
    Mban mend o Idiot me comentin ? Trampin kur i tha Erdoganit qe po nuk e lirove Pastorin do te te shkaterroj Eko-Nomine (Ligj i tokes greqisht).
    E kupton ty per cfare shtetesh “te pavarura” flet ty?

    Reply
  • ¿? says:
    December 26, 2022 at 9:43 pm

    Erdopordha, ke shkuar ne shkolle ndonje dite ne jeten tende ti, apo ke mesuar shkrim e kendim nga gjyshja ne shtepi. Kjoqe ben Putini or taj, eshte njelloj sikur ai adashi jot sot te marre shpaten e te versulet mbi Ballkan me arsyen qe Ballkni i ka perkitur dikur Perandorise Osmane. Menjehere do te ngrihet ushtria italiane te luftoje me pretendimin se Ballkani i ka perkitur Perandorise Romake.

    O Erdopordha, a e merr vesh ti qe kush vdiq nje here nuk ngjallet (perveç Krishtit, domosdo), Bashkimi Sovjetik ngordhi dhe nuk ngjallet më, flije mendjen e mo na ça derrasa, invazioni rus ne Ukraine eshte thjesht invazioni i nje shteti agresor ndaj nje shteti sovran.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Tërmetet në Venezuelë vrasin 920 persona, në vend mbërrijnë ekipet ndërkombëtare të shpëtimit
  • Deputeti i gjelbër Mijatović: Larg duart nga Vjosë-Narta
  • Protesta, grupi koordinues letër ambasadorëve perëndimorë: Ja 5 kërkesa tona të panegociueshme
  • Horoskopi për ditën e sotme, çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë
  • Temperatura përvëluese deri në 36 gradë Celsius, moti për sot

Komentet e Fundit

  1. Taraboshi on Kur media humbet memorien për shqiptarët nga Shqipëria që protestonin masivisht në Kosovë
  2. Anonymous on Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  3. Dino on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  4. Laert on HISTORI: Kryekomandanti me origjinë shqiptare që ka mbiemrin më të njohur por edhe më të çuditshëm në Greqi
  5. Diaspora .sufllaqe e rames me patriotike se e belerit on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?