Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Putin paralajmëron Perëndimin: Do të futeni në luftë me Rusinë, nëse…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Putin paralajmëron Perëndimin: Do të futeni në luftë me Rusinë, nëse…
BoteLajmi i fundit

Putin paralajmëron Perëndimin: Do të futeni në luftë me Rusinë, nëse…

Published: September 13, 2024
Shpërndaje

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha të enjten se Perëndimi do të futej në një lufte të drejtpërdrejtë me Rusinë, nëse do ta lejonte Ukrainën të kryejë sulme në tokën ruse me raketa me rreze të gjata veprimi të prodhuara nga Perëndimi.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka kohë që u bën thirrje vendeve të Perëndimit t’i heqin kufizimet ndaj vendit të tij për përdorimin e armëve me rreze të gjata veprimi për sulme thellë brenda Rusisë.

Putini tha se një veprim i tillë do t’i zhyste drejtpërdrejt në luftë me Moskën vendet të cilat e furnizojnë Kievin me raketa me rreze të gjata veprimi, sepse të dhënat satelitore për shënjestërim dhe programet për rrugët e fluturimit të raketave do të duhej të kryheshin nga personeli ushtarak i NATO-s, meqë Kievi nuk ka mundësi ta bëjë këtë vetë.

- Publicitet -

“Pra, nuk bëhet fjalë thjesht vetëm për ta lejuar apo jo regjimin ukrainas ta godasë Rusinë me këto armë. Çështja është a të merret vendim për t’i lejuar apo jo vendet e NATO-s të përfshihen drejtpërdrejt në një konflikt ushtarak”, tha Putin për televizionin shtetëror rus.

“Nëse merret vendimi, do të thotë se vendet e NATO-s, Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane, përfshihen drejtpërdrejt në luftën në Ukrainë. Kjo, natyrisht, do ta ndryshojë dukshëm vetë thelbin, natyrën e konfliktit”, tha ai.

Rusia do të detyrohet të marrë “vendime të duhura” bazuar në kërcënimet e reja, shtoi Putin.

Ai nuk shpjegoi çfarë masash do të ishin ato, por në të kaluarën ai ka folur për mundësinë e armatimit të armiqve të Perëndimit me armë ruse, për sulme ndaj caqeve të Perëndimit jashtë vendit.

Rusia, fuqia më e madhe bërthamore në botë, është gjithashtu duke e rishikuar doktrinën e vet bërthamore – që nënkupton se Moska do t’i përdorte armët bërthamore – dhe Putini ka qenë nën trysni për ta ndryshuar atë në mënyrë që të theksojë gatishmërinë e Rusisë për përdorimin e armëve bërthamore kundër vendeve që e “mbështesin agresionin e NATO-s në Ukrainë”.

Rusia është duke bërë ushtrime të mëdha detare me Kinën aktualisht. Perëndimi është duke diskutuar nëse duhet ta lejojë apo jo Kievin t’i përdorë armët me rreze të gjata për sulme në Rusi, të cilën e akuzon për pranimin e raketave balistike nga Irani. Teherani e ka mohuar këtë dhe e ka quajtur “propagandë e shëmtuar”.

Rusia e nisi pushtimin e Ukrainës më 2022 me dhjetëra mijëra trupa, duke e shkaktuar konfrontimin më të madh mes Rusisë dhe Perëndimit prej Luftës së Ftohtë. Putini e quan luftën “operacion special ushtarak”.

Perëndimi dhe Ukraina e përshkruajnë pushtimin si përpjekje për uzurpim të tokës dhe janë zotuar se do ta mposhtin Rusinë në fushëbetejë.

VOA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
9 Comments
  • Moisi Golemi says:
    September 13, 2024 at 11:42 am

    Putani t’i marrë kërcënimet e t’i fusë në b¥thë të vet.
    Ashtu siç ka bërë që nga shkurti 2022, kur këcënoi se nqs do përzihet Perëndimi në çështjen e Ukrainës, ai do përdorte armë bërthamore.
    Bllof pas bllofi. M¥t ai e m¥t kush e ndjek pas. Përfshirë edhe ca shqiptarë b¥q!ra që hedhin ndonjë koment këtu te Dita.

    Reply
    • pilo Lala says:
      September 13, 2024 at 12:22 pm

      Ai qe shkruan kudo pro Rusise, eshte nje plak i rrjedhur qe e quajne Jorgo Malindi.
      Me sa duket do kete bere shkollen andej nga stepat e Rusise, eshte i mahnitur mbas femrave Ruse, akoma nuk i ka dale vodka.

      Reply
  • Rroft Luli says:
    September 13, 2024 at 11:44 am

    DREJTË I NDERUAR Z.MOISI GOLEMI!
    JANË CA TIPA SI TETANOZI (¿?),INTELEKTUHALEJA (QË JANË I NJËJTI NJERI QË SHKRUAJNË,POR ME NOFKA TË NDRYSHME).

    Reply
  • Vlonjati says:
    September 13, 2024 at 12:58 pm

    Haroi Evropa e bota që ish Bashkimi Sovjetik , e çliroi nga bisha naziste , ku u vranë e u sakrifikuan 22 milion rusë , aq viktima sa humbi e gjithë bota e marë sëbashku , pra gjysmën e kontributit botëror kundër nazizmit e ka dhënë Rusia . Ndërkohë Ukraina , që asnjëherë nuk ka qënë historikisht shtet më vete , por pjesë e BS , në kohën e luftës ishte përkrahëse e ushtrisë naziste , madje me pjesëmarrje ushtarësh në rradhët e hitlerianëve , si puna e Ballit në Shqipëri . Bashkimi Sovjetik e ka ndihmuar pa rezerva Shqipërinë që nga 1944 e deri 1962 , kur ishim pa bukë e ujë , më keq se Afganistani i talebanëve . BS na ndihmoi me shkolla , me kulturë , me specialistë , me mallra të të gjitha llojeve , çdo gjë përveç ajrit , në Shqipëri ishte ruse . Të gjitha gratis , dhuratë për Shqipërinë . Rusia ka të drejtë të bashkojë trojet e banuara nga popullsi ruse , ashtu si edhe neve duam të bashkojmë me Kosovën popullsinë shqiptare . Një karagjoz e kloun cirku si Zelenski , kërkon të matet me Rusinë , me mjetet , paratë dhe armët e të tjerëve . Këta “të tjerët” , përdorin si pretekst karagjozin e Ukrainës për të shitur armë e municione , kundër Rusisë me rrezikun e madh të shpërthimit të një lufte botërore .

    Reply
  • Katiu says:
    September 13, 2024 at 2:47 pm

    Duke parë ç’ndodh sot mu kujtuan thëniet e disa burrave shteti , armiq të Rusisë , por armiq nga ata që meritojnë respekt. Mu kujtuan dy , plakushi Bismark dhe Xhon Foster Dallesi .Të dy , në kohë historike të ndryshme , kanë arritur në një përfundim – Rusia nuk mundet dot nga jashtë , Rusia mund të mundet vetëm nga brënda , nga konfliktet e brëndëshme , nga kalbezimi nga brënda . Degradimin , degjenerimin nga brënda përbën thelbin e doktrinës së Dallesit ( këto janë botuar në shtypin e lirë ).

    Atë që s’e arritën dot armiqtë e Rusisë , e bënë pa zhurmë e bujë kryetaret e Rusisë ,fshatari meskin Gorbaçov dhe pijaneci harbut, Jelcin .
    Ky i sotmi , Putini , është pjellë e Jellcinit dhe e rrethit të tij të degjeneruar !

    Të drejtosh shtete berthamore super gjigante, si Amerika , Kina , Rusia , por edhe të tjerë , duhen në krye njerëz me aftësi të veçanta , të jashtëzakonshme do thosha dhe jo besnikë të verbër të individëve me pushtet.

    Do zgjatesha shumë po të flisja për Putinin , por një gjë po e them :
    Bollë më , duhet të largohet dhe sa më parë aq më mirë për rusët !

    Reply
  • TRENI says:
    September 13, 2024 at 2:59 pm

    Vladimir Vladimiroviç Putana, po ashtu si Millosheviçi,
    per luften, per mijera krime lufte, per mijera jete njerezore,
    vendi i tij ne GJYKATE, dhe destinacionin definitiv ne pidh te s’emes.

    Reply
  • Alex says:
    September 13, 2024 at 3:21 pm

    po Europa Amerika perfshire dhe shqiperine sigurisht me Edin, po I veshin burat me fustan dhe kete e tregon dhe ajo, komentet, ,te te pyes ty Rofte Luli dhe ty Piro Lala ,kur ta vrisni babin mbasi I keni dhene dhe torten e ditlindjes na I thoni ok ,pu fare e keqe

    Reply
  • Andi says:
    September 13, 2024 at 3:24 pm

    O treni , ka mundësi të na i numurosh krimet e luftës të Putinit ? Sepse në luftë vriten nga të dy palët . Ku i ke dëgjuar ti , të jenë vrarë nga Putini me mijra njerëz ? Ushtarë , po , përderisa është luftë , do të vriten pa tjetër .

    Reply
  • demo says:
    September 13, 2024 at 4:14 pm

    Kete Pergjigje e prisja prej teje Albin Kurti.
    Le te skermise dhembet Shkjau i Beogradit dhe te luaje hapa dollapa shkjau i Tiranes.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Lamallari: Mund të shpallim persona të tjerë “Non Grata”
  • Dalin emrat e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë në listën e zezë amerikane
  • Lëkundje tërmeti në Berat
  • VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  • A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  2. Kol @ seferi 1989 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  3. Kol @ seferi 560 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  4. X on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  5. 👺 n'burg, 🥶 n'burg on A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?