Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Putini i sëmurë rëndë dhe po përdor një sozi? Ja çfarë thotë Kremlini
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Putini i sëmurë rëndë dhe po përdor një sozi? Ja çfarë thotë Kremlini
AktualitetBote

Putini i sëmurë rëndë dhe po përdor një sozi? Ja çfarë thotë Kremlini

Published: October 24, 2023
Shpërndaje

Kremlini mohon raportimet se presidenti Vladimir Putin është i sëmurë. Zëdhënësi Dmitry Peskov madje u tall me pretendimin se lideri i Rusisë përdor sozi për daljet publike që bën.

“Gjithçka është shumë mirë sa i përket shëndetit të tij, ky është absolutisht një tjetër lajm i rremë”, u shpreh zëdhënësi duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve lidhur me informacionin e shpërndarë në një grup telegram rus, se presidenti Putin ishte gjetur pa ndjenja në Kremlin, gjatë mbrëmjes së të dielës, për shkak të një ataku kardiak.

Peskov qeshi më të madhe në përgjigje të pyetjes tjetër lidhur me sozitë, teksa mohoi që Putini ta ketë një të tillë.

“Kjo i përket kategorisë së informacioneve absurde dhe plotësisht false, të cilat i diskutojnë një sërë mediash me këmbëngulje të lakmueshme”, u shpreh zëdhënësi i Kremlinit.

Putini, një praktikues entuziast i sporteve ekstreme, përfshirë Xhudon, që ka kultivuar prej vitesh imazhin e një “burri të fortë” dhe gjithmonë në aksion, mbushi 71 vjeç në datën 7 tetor. Ai mban një kalendar të ngjeshur me takime dhe shfaqje publike, shumë prej të cilave të transmetuara në media.

Kohëve të fundit vizitoi Kinën, ndërsa bëri dhe ndalesa në disa qytete në Rusi. Në një intervistë në vitin 2020, Putini mohoi zërat se përdor sozi, edhe pse konfirmoi se në të kaluarën i ishte ofruar ta përdorte një të tillë për shkaqe sigurie.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Do shihemi së shpejti”, Saimir Tahiri thyen heshtjen pas 3 vitesh, çfarë pritet të rrëfejë?
  • Pse Uashingtoni e mbështeti Gjykatën Speciale për Kosovën?
  • Begaj pret letrat kredenciale të ambasadorit të ri të SHBA-ve në Tiranë
  • A është zbuluar Arka e Noes?
  • Faza e re e rindërtimit në Kombinat, Bashkia e Tiranës vijon evadimin e mbetjeve

Komentet e Fundit

  1. nastradini on Nё Hagё gjykohet Europa
  2. Hale me sistem vetëpastrimi... on E sulmuan me vezë në Nju Jork, reagon Rama: Nuk më ndalin dot në misionin tim, s’mposhtem…
  3. Hale me sistem vetëpastrimi... on E sulmuan me vezë në Nju Jork, reagon Rama: Nuk më ndalin dot në misionin tim, s’mposhtem…
  4. Aldrin on Nё Hagё gjykohet Europa
  5. Aldrin on Nё Hagё gjykohet Europa

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?