Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Qëlloi për vdekje policin, flet Azgan Mërnica: E vrava se më shau, jam penduar, i kërkoj falje familjes
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Qëlloi për vdekje policin, flet Azgan Mërnica: E vrava se më shau, jam penduar, i kërkoj falje familjes
AktualitetKronike

Qëlloi për vdekje policin, flet Azgan Mërnica: E vrava se më shau, jam penduar, i kërkoj falje familjes

Published: July 12, 2024
Shpërndaje

Ka thyer heshtjen Azgan Mërnica, njeriu që ekzekutoi në muajin Maj 2024 me një plumb të vetëm punonjësin e Policisë së Shtetit, Novruz Cenalia.

Personi që u vetëdorëzua në polici, pas 48 orëve që u kërkua në fshatrat e Fierit, është bërë pishman për kryerjen e vrasjes së policit, duke shfaqur pendesë.

“…ndihem i penduar dhe i kërkon falje familjes së viktimës…” – ka deklaruar para hetuesve të çështjes, Azgan Mërnica.

- Publicitet -

Nga ambientet e burgut të Fierit, i riu Mërnica ka treguar para hetuesve të policisë, se gjithçka ka ndodhur në gjaknxehtësi e sipër pasi në një kthesë të fortë në fshatin Baltëz, ai për paksa nuk është përplasur me mjetin që drejtohej nga polici Cenalia, i cili në atë moment ishte i veshur me uniformën e kuqe të skuadrës “Shqiponja”.

Ndaj të riut zhvillohen hetime për akuzën e “Vrasjes së punonjësve të policisë së shtetit” dhe “Mbajtje pa lejë të armëve të zjarrit”, dy akuza këto që e çojnë automatikisht në një dënim me burgim të përjetshëm.

Teksa është marrë në pyetje për llogari të hetimit me Nr.689 Azgan Mërnica e kujton kështu momentin kur ka kryer krimin e rëndë të vrasjes së punonjësit të policisë në datën 13 Maj 2024 në fshatin Baltëz të Fierit.

“…kur kthehesh direkt nga drejtimi që vjen për tu futur në rrugën e Baltzës, sapo marr kthesën me makinë dhe futem për në rrugën e Baltzës, drejt meje po vinte një autoveturë që mu duk si “Benz” dhe besoj se ishte ngjyrë e zezë. Unë me makinën time, në kthesë e kam prerë menjëherë timonin për të marrë kthesën, pash që shoferi i makinës ma bëri me shenjë dhe nga mimika mu duk se më shau, por unë nuk dëgjova sharje. Pashë vetëm nga gjestet që bëri dhe personi që drejtonte “Benzin”, ndaloi direkt makinën dhe më pas ndalova edhe unë makinën pak më përpara dyqanit. Të dy në hapëm dyert e makinës dhe unë zbrita nga mjeti. Me drejtuesin e “Benzit” këmbyem fjalë nga makinat me dyer të hapura. Unë i them: “…për ça më shave…” dhe ai vijoi të më shajë prap. Atëherë unë u drejtova drejt tij dhe ai u drejtua drejt meje, unë i thashë: “…mos shaj se jam me njerëz…” dhe në këto momente shkëmbejmë sharje me njëri-tjetrin. Për një moment personi që zbriti nga “Benzi” vuri dorën në armë dhe në këtë kohë e nxjerr edhe unë nga çanta armën që kisha me vete dhe e mbush, afrohem afër personit dhe i them:“…për ça më shave…”? Personi në fjalë bëri gjeste me pistoletë dhe mu duk sikur e mbushi dhe unë e kisha nxjerrë pistoletën nga çanta e mbusha dhe e qëllova i pari dhe personi u rrëzua menjëherë në tokë…”.

Më tej Azgan Mërniza ka vijuar dëshminë e tij, duke treguar se gjatë shkëmbimit të sharjeve me njëri-tjetrin mamaja ime më kujtohet që ka folur duke më thënë që “mos… mos….”.

“…por mbasi e qëllova me armë personin dhe u rrëzua në tokë, unë menjëherë kam shkuar te makina, kam marrë mamanë në makinë dhe kam ikur në drejtim të fshatit Sulaj. Kam zbritur mamanë tek shtëpia ime dhe më pas kam çuar makinën tek oborri i shtëpisë së dajës tim në Sulaj dhe më pas kam ikur direkt me vrap për në drejtim të pyllit të Semanit, ku dhe kam qëndruar i fshehur për tre ditë rresht deri në darkë, ku kam shkuar te shtëpia e gjyshit tim Çerki, e cila ndodhet rreth 100 metër larg shtëpisë time, aty kam gjetur mamanë time, dajën Gentjan Selaci, gjyshin Çerki, të cilët më thanë do të dorëzojmë dhe as pesë minuta erdhi makina që më solli në polici….”-ka treguar dinamikën e lëvizjeve Azgan Mërnica.

Në lidhje me armën e zjarrit, i hetuari Mërnica ka deklaruar dhe arsyet se pse mbante me vete armën e zjarrit:

“…kur kam dalë nga shtëpia pistoletën e kisha me vete që në mëngjes, pasi mua më është dënuar vëllai im për vrasje dhe ndihesha i kërcënuar, kjo ishte arsyeja që e mbaja me vete armën…”.

Sipas tij ai kishte tre-katër ditë që e kishte gjetur armën e zjarrit dhe e mbante me vete në çantën marsup.

“…Pistoletën e kam hedhur bashkë me çantën gjatë kohës që ecja nëpër kanale, në zonë të pyllëzuar me ferra dhe shkurre….”

Ndërsa, në lidhje me viktimën Novruz Cenaliaj dhe nëse kishte njohje me të, Mërnica ka përshkruar viktimën dhe duke pohuar se ka konstatuar se ai ishte i veshur si polic.

Në përfundim të deklarimeve, i hetuari Mërnica është shprehur se i vjen keq përsa ka ndodhur, ndihet i penduar dhe i kërkon falje familjes së viktimës.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Një cirk i dështuar
  • Xhafaj kritika KLGJ: Gabim i madh zbatimi i hartës së re gjyqësore, ua thashë që në fillim
  • Çfarë do të ndodhë me protestën
  • Dështon konsensusi në Strasburg për rezolutën Shqipëri-BE, PS dhe PD përplasen për amendamentet
  • EMRAT: Krim në familje, burri vret me çifte bashkëshorten në Shkodër, bie në pranga

Komentet e Fundit

  1. O nëne, o nëne on Çfarë do të ndodhë me protestën
  2. K O R C A on Çfarë do të ndodhë me protestën
  3. Phoenix on Çfarë do të ndodhë me protestën
  4. Anonymous on Çfarë do të ndodhë me protestën
  5. Komshiu on Çfarë do të ndodhë me protestën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?