Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Qendra Kombëtare e Librit shpall 2023-shin vitin e Petro Markos
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Qendra Kombëtare e Librit shpall 2023-shin vitin e Petro Markos
AktualitetKulture

Qendra Kombëtare e Librit shpall 2023-shin vitin e Petro Markos

Published: February 22, 2023
Shpërndaje

“Babait i pëlqente noti. Sa herë shkonim në Himarë më kujtohet kur isha e vogël që shihja plot frikë kur ai zhytej e humbiste në det, deri sa të shfaqej. Më dukej sikur do të humbiste, por ai shfaqej i buzëqeshur”.

Me këto fjalë Aranita Marko, e bija e shkrimtarit Petro Marko, analizoi në mënyrë metaforike historinë e Petro Markos në letërsinë shqipe, ku pavarësisht censurës dhe përjashtimit që veprat e tij kanë pasur në kohë nëpër biblioteka, ai shfaqet gjithnjë më i fortë. “Ai është si shkëmbi shfaqet më i fortë”, tha Aranita.

Viti 2023 është shpallur nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit dhe Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë si Viti i Petro Markos .Përgjatë këtij vit, do të nderojmë kontributin e tij në letrat shqipe, përmes aktiviteve të ndryshme, leximeve, konferencave, ekspozitave, botimeve në Shqipëri dhe Kosovë. Në vitet 1950-1960 Petro Marko ishte romancieri më popullor dhe vazhdoi të ishte ndër më popullorët, edhe kur romanet e tij ishin mbyllur në biblioteka si të papërshtatshme. Koha e leximit të tyre, për shkak të shndërrimeve rrënjësore të horizontit të pritjes, është e ndarë në dy periudha: me censurë dhe pa censurë. Fati i familjes Marko është ndoshta nga më tragjikët në historinë e shkrimtarëve të ish vendeve komuniste”, tha drejtoresha e QKLL, Alda Bardhyli.

- Publicitet -

Pirro Misha Drejtori i Bibliotekës Kombëtare tha se ky është një rast për të nderuar një figurë të lartë të letërsisë shqipe, i cili nuk ka pasur vëmëndjen e merituar. Për shkrimtarin folën dhe kritikët Behar Gjoka, Ben Andoni, shkrimtari Ylljet Alicka.

Petro Marko është një ndër figurat e rëndësishme të letërsisë shqipe, i njohur më së shumti me romanet “Hasta la vista” dhe “Nata e Ustikës”. Pas viteve 90-të u botua dhe libri i tij autobiografik “Intervistë me vetveten”, i lënë në dorëshkrim nga vetë shkrimtari.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Pjesëmarrje masive këtë të shtunë: Flakadanë dhe det flamujsh para Kryeministrisë, diaspora ‘ndez’ protestën në Ditën 105
  • Megjithë protestat dhe kërkesat e BE, qeveria jep sërish 90 mijë metra katrorë me 1 euro për ‘investim strategjik’ në Lalëz
  • “Mos guxo ta prekësh me dorë, o kriminel”: Tensione në takimin e Ramës në Vlorë, policia shoqëron katër persona
  • A është vërtetë e mundur që Trump të japë 5 mijë dollarë për çdo amerikan të rritur?
  • Nafta kap rekorde të reja, arrin në 229 lekë për litër!

Komentet e Fundit

  1. K R on Protesta kundër Muzeut Hebraik, Rama: Nuk po shkatërrojmë muzeun “Labëria”, çeta e Lesko pijanikut…
  2. K R on Protesta kundër Muzeut Hebraik, Rama: Nuk po shkatërrojmë muzeun “Labëria”, çeta e Lesko pijanikut…
  3. Sadiku on Protesta kundër Muzeut Hebraik, Rama: Nuk po shkatërrojmë muzeun “Labëria”, çeta e Lesko pijanikut…
  4. Detari on Protesta kundër Muzeut Hebraik, Rama: Nuk po shkatërrojmë muzeun “Labëria”, çeta e Lesko pijanikut…
  5. Vlora 97 on “Mos guxo ta prekësh me dorë, o kriminel”: Tensione në takimin e Ramës në Vlorë, policia shoqëron katër persona

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?