Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Qesh mirë kush qesh i fundit”, Vuçiç i përgjigjet ministrit Sveçla: Do ta shohim kush do arrestojë, kë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > “Qesh mirë kush qesh i fundit”, Vuçiç i përgjigjet ministrit Sveçla: Do ta shohim kush do arrestojë, kë
BoteKosovëKryesore

“Qesh mirë kush qesh i fundit”, Vuçiç i përgjigjet ministrit Sveçla: Do ta shohim kush do arrestojë, kë

Published: September 21, 2023
Shpërndaje

Aleksandër Vuçiç ka reaguar lidhur me një deklaratë të bërë së fundmi nga ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla i cili paralajmëroi se presidenti serb mund të arrestohet nëse hyn pa leje në Kosovë.

Vuçiç nga Nju Jorku i është përgjigjur po me paralajmërim Sveçlës duke thënë:  “Në fund do të shohim kush do arrestojë, kë”. 

“Më kanë keqtrajtuar djalin, do të më arrestojnë… Do të shohim kush dëshiron të arrestojë kë  dhe si do të duket”, tha Vuçiç, në përgjigje të kësaj deklarate, duke vazhduar me një ton ironik.

- Publicitet -

“Është një mëkat i tmerrshëm kur dikush dëshiron të shkojë të flasë me njerëzit e tij. Kjo është arsyeja e vërtetë e arrestimit dhe flet për natyrën e tyre demokratike dhe për ata që i mbështesin. Por mirë, në fund do të shohim kush kë do ta arrestojë. …populli ynë thotë – kush qesh i fundit, qesh më mirë”, tha presidenti serb.

Pas takimit të fundit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Bruksel, Vuçiç paralajmëroi mundësinë që ta vizitojë Graçanicën, por, siç tha vetë, nëse i lejohet hyrja.

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se është çështje vendimmarrëse e kryeministrit në qoftë se ka kërkesë, a i jep leje apo jo Vuçiçit, por për “pa leje”, ai tha se dihet cilat institucione merren me të, duke shtuar se ai do të arrestohej pa asnjë dyshim.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ambasada e Izraelit në Portugali kërkon anulimin e koncertit të Kanye West
  • Tre anëtarë të një familje shqiptare humbin jetën në Gjermani
  • Nismë për Referendum pas rreth 70 ditësh protestë: Kërkohet shfuqizimi i ligjit që cenon Zonat e Mbrojtura
  • Episodi që trazoi verën e BE-së
  • “Smart City” premton siguri në shkolla, por kush e garanton sigurinë nga kamerat?

Komentet e Fundit

  1. K R on “Evis kujdes, nuk është thjesht vrimë…”
  2. xxx on Gjykata e Tiranës lë në burg aktivisten turke, pavarësisht azilit politik nga Franca
  3. demo on Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit
  4. lato on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  5. Dashi on “Evis kujdes, nuk është thjesht vrimë…”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?