Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Qesharake t’i turresh Veliajt, për një hetim që e kërkoi vetë”! Analisti: “Bashkia e Tiranës e shmangu me zgjuarsi arbitrazhin”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “Qesharake t’i turresh Veliajt, për një hetim që e kërkoi vetë”! Analisti: “Bashkia e Tiranës e shmangu me zgjuarsi arbitrazhin”
KronikeKryesore

“Qesharake t’i turresh Veliajt, për një hetim që e kërkoi vetë”! Analisti: “Bashkia e Tiranës e shmangu me zgjuarsi arbitrazhin”

Published: August 1, 2023
Shpërndaje

SPAK urdhëroi sot sekuestrimin e kompanisë që operon me incineratorin e Tiranës. Hetimi paraprak ka zbuluar se shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri qëndrojnë pas kompanisë së regjistruar në Holandë.

Duke komentuar zhurmën politike mbi veprimin e SPAK, gazetarja investigative Johana Lubonja thotë se opozita dhe veçanërisht armiqtë politikë të Veliajt, shënuan një tjetër fiasko në reagimet e sotme.

“Duhet kuptuar që Bashkia e ka kërkuar vetë. Qesharake t’i turresh Veliajt, për një hetim që e kërkoi vetë. Është shtet me shtet. Këtu ka rënë tashmë narrativa e privatit të tigrit, hienave apo mushkonjave. Dhe është ironike, sepse është arritje për Bashkinë që Saliu apo Meta lëvduan SPAK-un këtë herë. I bie që do e pranojnë edhe çfarë i pret më pas…” – thotë Lubonja.

- Publicitet -

Gazetari i njohur Habjon Hasani është i të njëjtit mendim dhe thotë se ky hetim ishte një domosdoshmëri

“Pa u çarë mishi nuk futet bisturia dhe nuk shërohet sëmundja. “E vërteta është që bashkitë janë kliente të një favoriti privat, ndërsa favorizimin e ka bërë Këshilli i Ministrave. Fakti që Veliaj u sulmua nga BIRN me copëza paragrafesh spekulative ishte treguesi më domethënës se implikimi i atij është axhendë politike dhe jo rrethanë penale. Nga ana tjetër edhe Subashi në Fier dhe ish-kryetari i Bashkisë Elbasan, Sejdini nuk janë proceduar pikërisht për faktin se në këtë skemë bashkitë janë kliente, ndërsa hetimi ka provuar se konceptuesit, mbështetësit dhe protektorët e skemës në fakt janë kollare të Këshillit të Ministrave” – tha Hasani i pyetur nga DITA.

Analisti Mero Baze shton se kjo ishte një lëvizje e zgjuar e Bashkisë së Tiranës, që veç të tjerave ka shmangur kështu, edhe arbitrazhin ndërkombëtar.

“Së pari, vendimi i jep fund pagesave në vazhdim në favor të kompanisë nën akuzë për gjithë skemën e inceneratorëve dhe tani bashkia do të financojë administratorin shtetëror që do të marrë kontrollin. Nëse ky akt do të kryhej nga Bashkia, kontrata përfundonte në arbitrazh dhe mund të kishte pasoja të tjera të forta financiare. Kur një kontratë ndërpritet për shkak të akuzave për korrupsion me akte të gjykatës dhe prokurorisë, i shpëton këtij rreziku” – sqaron Baze.

Ai shton se shtrirja e hetimit në Tiranë, i ka lënë pa tekst ata që deri më sot akuzonin për hetime selektive apo ndërhyrje politike në këtë proces.

“Ndryshe nga Elbasani dhe Fieri, projekti i inceneratorit të Tiranës ishte koncesion, dhe as shteti, as bashkia, nuk është investitore, por janë të përfshirë në procedurat e realizmit të këtij koncesioni. Hetimi mund të sqarojë shumë paqartësi, por dhe spekulime rreth këtij projekti në Tiranë” – thotë Baze.

n.s. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 25 mijë euro vetëm pishina, email-et dhe dokumentet në dosje, SPAK ia atribuon vilën Ballukut
  • Ilir Meta del nga kafazi gjatë seancave gjyqësore
  • FOTO: Qëlloi me grusht në bark protestuesin e prangosur, Hita pezullon nga detyra efektivin
  • E fshehur brenda mishit të pulës, kapet 41 kg kokainë në Durrës
  • “Aq para i sekuestrohen krimit çdo vit!”, Gjykatësi i kujton edhe milionat e zhdukura me tendera, Rama ‘shpërthen’ ndaj Engert Pëllumbit

Komentet e Fundit

  1. xxx on “Aq para i sekuestrohen krimit çdo vit!”, Gjykatësi i kujton edhe milionat e zhdukura me tendera, Rama ‘shpërthen’ ndaj Engert Pëllumbit
  2. Iliri on “Aq para i sekuestrohen krimit çdo vit!”, Gjykatësi i kujton edhe milionat e zhdukura me tendera, Rama ‘shpërthen’ ndaj Engert Pëllumbit
  3. emigranti on Haga jep vendimin për Hashim Thaçin me 16 Shtator, SHBA paralajmëron trazira
  4. 123audio.org on UFO edhe në ditarin e Mihal Gramenos? Dëshmi të çuditshme, por ata që i tregojnë, i besojnë. Dhe nuk janë të vetmit
  5. toni mavrija on “Aq para i sekuestrohen krimit çdo vit!”, Gjykatësi i kujton edhe milionat e zhdukura me tendera, Rama ‘shpërthen’ ndaj Engert Pëllumbit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?