Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Terapia hormonale për personat transgjinorë: Barnat nuk rimbursohen, të miturit përjashtohen
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Terapia hormonale për personat transgjinorë: Barnat nuk rimbursohen, të miturit përjashtohen
KronikeLajmi i fundit

Terapia hormonale për personat transgjinorë: Barnat nuk rimbursohen, të miturit përjashtohen

Published: August 16, 2026
Shpërndaje

Miratimi i udhëzuesit për trajtimin hormonal të personave transgjinorë u bë publik në fund të majit dhe u raportua gjerësisht si një hap drejt ofrimit të këtij shërbimi në sistemin publik shëndetësor.

Por lajmi u pasua nga një valë reagimesh dhe pretendimesh të pabazuara në rrjetet sociale. Krahas gjuhës së urrejtjes ndaj komunitetit LGBTI+, postime të ndryshme pretendonin se kishte një numër të lartë kërkesash për terapi hormonale, se barnat do të financoheshin nga taksapaguesit dhe se trajtimi do t’u ofrohej edhe të miturve.

Dokumenti zyrtar dhe përgjigjet e Ministrisë së Shëndetësisë nuk i mbështesin spekulimet.

- Publicitet -

Udhëzuesi nuk parashikon terapi hormonale për të miturit dhe nuk ngarkon buxhetin publik me koston e barnave. Megjithatë, dëshmitë e mbledhura nga Aleanca LGBT tregojnë se edhe për personat e rritur që përfshihen në protokoll, kalimi nga miratimi formal i udhëzuesit te ofrimi real i shërbimit mbetet ende në letër.

“Edhe pse Udhëzuesi i Praktikës Klinike është miratuar dhe ka hyrë në fuqi, në praktikë janë hasur pengesa që kanë bërë të pamundur aksesin real të personave transgjinorë në këtë shërbim,” tha Xheni Karaj, drejtuese e Aleancës LGBT.

“Tre rastet e para të adresuara kanë marrë informacione kontradiktore nga institucionet përgjegjëse, çka tregon se udhëzuesi ende nuk po zbatohet në mënyrë të unifikuar,” shtoi ajo.

E pyetur nga BIRN mbi problematikat e raportuara QSUT “Nënë Tereza” nuk iu përgjigj një kërkese për informacion deri në momentin e publikimit.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini, dhe shefi i Shërbimit të Endokrinologjisë, Agron Ylli, gjithashtu nuk iu përgjigjën kërkesave për koment.

Vetëm për personat mbi 18 vjeç

Terapia hormonale për personat transgjinorë është një trajtim mjekësor që përdor hormone për të ndryshuar disa karakteristika fizike të trupit, në mënyrë që ato të përputhen më shumë me identitetin gjinor të personit.

Udhëzuesi i Praktikës Klinike “Për trajtimin hormonal të personave transgjinorë”, i miratuar në prill 2026, përcakton protokollet për trajtimin dhe monitorimin vetëm të personave mbi 18 vjeç.

Përtej debatit të nxitur në rrjetet sociale, zbatimi i udhëzuesit ka hasur gjithashtu pengesa në praktikë. Në përgjigje të një kërkese për informacion, Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se udhëzuesi parashikon terapi hormonale afirmuese gjinore vetëm për personat e rritur dhe nuk përfshin të miturit.

“Udhëzuesi i Praktikës Klinike ‘Për trajtimin hormonal të personave transgjinorë’, i cili do të zbatohet nga Shërbimi i Endokrinologjisë në QSUT ‘Nënë Tereza’, përcakton rekomandimet për përfshirjen në trajtim sipas kërkesës së personave adultë dhe me dakordësimin e formularit të pëlqimit të informuar adult dhe gjithashtu duke përcaktuar mënyrën e ndjekjes e monitorimit të individëve të interesuar,” tha Ministria.

Udhëzuesi përcakton procedurat klinike që duhet të ndiqen nga Shërbimi i Endokrinologjisë për përfshirjen dhe monitorimin e personave që kërkojnë trajtim.

Sipas Ministrisë, hartimi i dokumentit është pjesë e masave të parashikuara në Planin Kombëtar të Veprimit për Personat LGBTI+ 2021–2027 dhe synon përmirësimin e aksesit në shërbime shëndetësore gjithëpërfshirëse, të sigurta dhe të bazuara në standarde ndërkombëtare.

“Udhëzuesi është hartuar në bashkëpunim me ekspertë të fushës, përfaqësues të institucioneve shëndetësore dhe organizata të shoqërisë civile, me mbështetjen teknike të Këshillit të Evropës,” tha Ministria.

Xheni Karaj tha se komuniteti transgjinor nuk ishte informuar drejtpërdrejt për miratimin e udhëzuesit dhe se informacioni fillimisht ishte marrë përmes raportimeve në media.

Sipas saj, një prej problemeve që mbetet i paqartë është edhe rruga e referimit drejt Shërbimit të Endokrinologjisë. Gjatë hartimit të udhëzuesit, sipas Karajt, ishte diskutuar mundësia e referimit të drejtpërdrejtë në QSUT, për të shmangur pengesat apo diskriminimin që komuniteti ka raportuar në qendrat shëndetësore. Megjithatë, në rastet e para të raportuara pranë Aleancës LGBT janë udhëzuar të kalojnë fillimisht përmes mjekut të familjes.

Barnat nuk paguhen nga shteti

Një tjetër pretendim i përhapur pas publikimit të udhëzuesit ishte se terapia hormonale do të financohej nga fondet publike. Ministria e Shëndetësisë e mohoi këtë.

Sipas përgjigjes zyrtare, trajtimi hormonal afirmues gjinor nuk është parashikuar të rimbursohet dhe as të sigurohet nga sistemi publik shëndetësor.

Udhëzuesi përcakton protokollin klinik dhe mënyrën e monitorimit të pacientëve, por nuk krijon një skemë financimi publik për barnat.

Kjo do të thotë se personat që marrin trajtimin nuk mund t’i përfitojnë barnat falas.

“Pacientët duhet t’i blejnë vetë barnat,” shpjegoi Xheni Karaj. “Udhëzuesi rregullon mënyrën e ofrimit të kujdesit shëndetësor dhe protokollin klinik, por nuk parashikon rimbursimin apo furnizimin e hormoneve nga sistemi publik,” përfundoi ajo.

Reporter.al
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • A ka përfunduar në Kinë makineria më e rëndësishme në botë?
  • Terapia hormonale për personat transgjinorë: Barnat nuk rimbursohen, të miturit përjashtohen
  • Qytetet ku fitohet më shumë nga qiradhënia ditore, rekord bregdeti, po kryeqyteti?
  • Dhunohet shefi i Krimeve në Sarandë, Mateo Bakalli
  • “Ndjemë erë të çuditshme dhe dëgjuam të bërtitura”, i riu polak rrëfen momentet nga zjarri në hotelin në Vlorë

Komentet e Fundit

  1. AKI on Nga tryezat e institucioneve të larta, te prangat në kufi: Kush është Fehim Sali, mësuesi që spiunonte për shërbimin sekret serb
  2. demo on Cilës “iso-polifoni” i mbajnë iso institucionet e Gjirokastrës?
  3. TR on Thirrje për punësime të reja në atë që njihet si “ministria e propagandës”
  4. Ethem Lalaj on Musine Kokalari, nga rezistenca ndaj tiranisë te Revolucioni i Flamingove
  5. Fjala on Kallëzim i ri në SPAK për Ramën

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?