Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Qeveria i ka lejuar vetes që të shpenzojë vetëm në një muaj, gjysmën e planit vjetor të investimeve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Qeveria i ka lejuar vetes që të shpenzojë vetëm në një muaj, gjysmën e planit vjetor të investimeve
EkonomiLajmi i fundit

Qeveria i ka lejuar vetes që të shpenzojë vetëm në një muaj, gjysmën e planit vjetor të investimeve

Published: December 20, 2023
Shpërndaje

Me ndryshimet e fundit në aktin normativ zëri i investimeve kapitale mbeti në nivelin 135 miliardë lekë ose rreth 1,2 miliardë euro, por deri në fund të periudhës 11 mujore ishte realizuar vetëm 53 për qind e kësaj vlere. Qeveria i ka lejuar vetes që të shpenzojë vetëm në një muaj 61.7 miliardë lekë ose 600 milionë euro, ose gati gjysmën e planit vjetor të investimeve, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave.

Për 11 muaj qeveria ka shpenzuar 73,4 miliardë lekë dhe vetëm për një muaj do të shpenzojë 61.7 miliardë lekë. Përdorimi i gjysmës së zërit të investimeve kapitale vetëm në 30 ditë, vë në dyshim eficiencën e shpenzimeve dhe mund të krijojë disa zhbalancime makroekonomike, si psh ndikimet negative në inflacion.

Rregulli buxhetor kërkon që faturat e pagesave të jepen në bazë të situacioneve të punimeve, të cilat janë duke u paguar masivisht në muajt e fundit të vitit. Pas ndryshimeve me dy akte normative aktualisht investimet kapitale për këtë vit janë në shumë 136,6 miliardë lekë nga 123,9 miliardë lek që ishte plani në fillim të vitit.

- Publicitet -

Pagesat buxhetore në ditët e fundit të vitit nisën të bëhen më agresive që nga viti 2021, ku Banka e Shqipërisë raportoi rritje jo të zakontë të depozitave të bizneseve në lek të krijuara nga pagesat e qeverisë. Pagesat për investime publike, bonusi i pensionistëve dhe shpërblimet që jepen në fundvit edhe nga sektori privat favorizojnë rritjen e inflacionit ose në rastin e më të mirë pengojnë uljen e ritmeve të rritjes së çmimeve.

Ndërsa shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën njëmbëdhjetë mujore të vitit 2023, arritën në rreth 548.6 miliardë lekë. Mbeten për t’u shpenzuar edhe 156 miliardë lekë sipas planit në dhjetor ose rreth 23 % e buxhetit. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022 ky zë ka rezultuar 6.8 për qind më i lartë ose rreth 34.9 miliardë lekë më shumë.

Në terma vjetorë, shpenzimet e përgjithshme për periudhën 11 mujore të vitit 2023 u realizuan në masën 78.6 për qind të planit vjetor sipas buxhetit fillestar dhe 77.7% te planit vjetor sipas Aktit Normativ nr. 5 datë 18.10.2023 (AN nr. 5).

Shpenzimet korente për periudhën 11 mujore të vitit 2023 rezultuan në rreth 475 miliardë lekë ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ky zë ka rezultuar 11.3 për qind më i lartë ose rreth 48.3 miliardë lekë më shumë.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Hashim Thaçi kërkon lirim me kusht, ofron 50 mijë euro garanci
  • Pse dështoi CIA në rrëzimin Enver Hoxhës? Historiani britanik rrëzon mitin e Kim Philby
  • Vrasje në Shkodër: Dyshime për hakmarrje, i vëllai në 2017-ën vrau për një borxh dhe “çështje nderi”
  • (no title)
  • Një demonstrim i pastër cinizmi dhe arrogance kundër publikes që përfaqëson

Komentet e Fundit

  1. Jeta on Çfarë do të ndodhë me protestën
  2. Anonymous on Çfarë do të ndodhë me protestën
  3. [email protected] on Çfarë do të ndodhë me protestën
  4. demo on Një demonstrim i pastër cinizmi dhe arrogance kundër publikes që përfaqëson
  5. K R on Hashim Thaçi kërkon lirim me kusht, ofron 50 mijë euro garanci

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?