Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Qeveria shqiptare, dobët në krahasim me rajonin për transparencën e të dhënave
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Qeveria shqiptare, dobët në krahasim me rajonin për transparencën e të dhënave
Lajmi i funditPolitike

Qeveria shqiptare, dobët në krahasim me rajonin për transparencën e të dhënave

Published: February 13, 2024
Shpërndaje

Qeveria shqiptare ka bërë hapa para me digjitalizimin e shërbimeve qeveritare, por është më pak transparente nga vendet e tjera të rajonit për të publikuar dokumentet zyrtare ndaj publikut.

Të dhënat e përpunuara nga “Open Data Kosova”, tregojnë se rezultati i Shqipërisë për shkallën e hapjes së të dhënave zyrtare ishte 24,8 pikë, dukë lënë pas vetëm Bosnjën. Rezultatet më të mira në rajon për transparencën e dokumenteve publike i ka Serbia me një indeks 50.2, më pas Mali i Zi me 36.5, Kosova me 34.2 dhe Maqedonia e Veriut me 27.4.

Indeksi i Hapjes Rajonale vlerësoi shkallën e hapjes institucionale në Ballkanin Perëndimor për njerëzit dhe shoqërinë sipas katër parimeve udhëzuese të mëposhtme: (1) transparenca, (2) aksesueshmëria, (3) integriteti dhe (4) ndërgjegjësimi gjatë periudhës 2019-2022.

- Publicitet -

Të dhënat e hapura të qeverisë do të thotë që informacioni të raportohet dhe të publikohet në kanale që të aksesohen nga kushdo pa asnjë kufizim. Studimi i financuar nga Kombet e Bashkuara vë në dukje se sasia e të dhënave rrit transparencën ndaj qytetarëve dhe e bën më të kuptueshme punën e qeverisë.

Qeveritë mund të inkurajojnë zhvillimin e bizneseve të reja dhe shërbimeve moderne me në qendër qytetarin duke promovuar përdorimin, ripërdorimin dhe ndarje falas të grupeve të të dhënave.

Nëpërmjet shpërndarjes online të Open Data, disa vende kanë ndërmarre nisma të transparencës nga qeveritë dhe institucionet e tyre publike, por Shqipëria ka renditje të dobët krahasimisht me Rajonin.

Për shembull Ministria e Financave në Shqipëri ka publikuar gjithsej 26 dokumente, ndërkohë që ministria homologe në Maqedoninë e Veriut ka publikuar 42 dokumente, në Kosovë 54 dhe në Malin e Zi, gati 41.

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë është dobët, duke mos publikuar asnjë dokument në periudhën në fjalë. Teksa Ministria e Shëndetësisë në Malin e Zi ka publikuar 8 dokumente, në Maqedoni18 dokumente, në Kosovë 2 dokumente.

Gjithashtu, edhe Ministria e Drejtësisë në Shqipëri ka numrin më të ulët të dokumenteve të publikuara online me vetëm 3, ndërsa ministria homologe në Malin e Zi ka publikuar 16 dokumente, në Maqedoninë e Veriut, 11 dokumente dhe në Kosovë, 31 dokumente.

Digjitalizimi iu ka dhënë qeverive mundësi të konsiderueshme për të përmirësuar efikasitetin dhe ofrimin e shërbimeve publike nëpërmjet transparencës së të dhënave, por jo të gjitha qeveritë e rajonit të Ballkanit po e përdorin me efikasitet.

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • capi says:
    February 13, 2024 at 1:13 pm

    Me transparente se qeveria jone nuk gjen bote, me nje KM qe ka dale foto nudo, cfare kerkoni me shume. Me transparent se aq, vetem pamje X-ray i ka ngel pa bere.

    Cfare transparence doni, kur ne media kane dale te gjitha te dhenat personale te shtetasve shqiptar. Nje e fresket eshte se jane vjedhur te dhenat e INSAT. Po vras mendjen, si keta hakerate nuk nxjerrin te themi email-et e anetareve te qeverise, documenta nga PPP ose tenderave, te marri vesh populli cfare pislleqesh behen. Se sa per SPAK nuk ka pare gje, pret sa te kaloj afati, dhe ta bejne si me florin e Sharres. Mesa duket dhe keta hakera jane patronazhist me PS.

    Mos u merzitini se me me mire do te behet, a e miratuan ate projekt ligjin te eleminohen documentat e tenderave pas disa vitesh ( 2 ose 3 vitesh ne mos gaboj)?

    Reply
  • Kompjuter says:
    February 13, 2024 at 1:43 pm

    Nuk u beme akoma kampione te teknologjise? Ne sikur ja kishim kalu dhe Gjermanise ne kete fushe !!! Po satelietet pse i kemi ???

    Reply
  • Aldrin says:
    February 13, 2024 at 2:25 pm

    Hapat i ka bere para, po transparencen e ka bere pas

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Goxhaj tregon historinë famëkeqe të rekrutit të ri të UÇK në Burrel: Ishin të rinj, nuk e njihnin disiplinën
  • Greqia njofton misionin e parë hapësinor, emri Adrianos Golemis ngjall kuriozitet dhe polemika
  • Lufta SHBA-Iran, arrihet dakordësia për armëpushim të përkohshëm, të martën takimi në Katar
  • Në shtet, privat, apo institucione ndërkombëtare, punët që kishin pagat më të larta në 2025
  • Plagët e buldozerëve mbi ‘Folenë e Zogjve të Egër’ në Zvërnec

Komentet e Fundit

  1. Detari on Greqia njofton misionin e parë hapësinor, emri Adrianos Golemis ngjall kuriozitet dhe polemika
  2. Xhozi on Fundi i tranzicionit është i mundshëm
  3. Presori on Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  4. nastradini on Dritan Goxhaj flet lidhur me akuzat e Ramës për UÇK dhe Iranin: Ja nga varet si do vijojë protesta
  5. Na ruajt zoti on Kush janë biznesmenët e huaj që paguajnë udhëtimet me avion privat të kryeministrit shqiptar?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?