Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Qeveria u rrëzua pas tre muajsh, ngërçi politik që rrezikon Francën, pasoja edhe për Europën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Qeveria u rrëzua pas tre muajsh, ngërçi politik që rrezikon Francën, pasoja edhe për Europën
BoteLajmi i fundit

Qeveria u rrëzua pas tre muajsh, ngërçi politik që rrezikon Francën, pasoja edhe për Europën

Published: December 5, 2024
Shpërndaje

Në Francë pas më pak se tre muaj në pushtet bie qeveria e qendrës së djathtë nën kryeministrin Barnier. Ngërçi politik që rrezikon Francën mund të ketë pasoja edhe për Europën.

Me votën e mosbesimit opozita në Francë rrëzoi qeverinë e qendrës së djathtë të kryeministrit Michel Barnier. Nacionalistët e djathtë rreth Marine Le Pen dhe kampi i majtë votuan bashkarisht kundër qeverisë, e cila nuk arriti të sigurojë shumicën e nevojshme të votave në Asamblenë Parlamentare. Gjithsej 331 nga 577 deputetë nuk i dhanë votëbesimin qeverisë. Barnier duhet të paraqesë dorëheqjen tek presidenti Emmanuel Macron.

Si do të vazhdojë më tej pas votës së mosbesimit?

- Publicitet -

Në vend është krijuar një situatë ngërçi, pasi rënia e qeverisë e zhyt Francën në një krizë të thellë politike. Zgjedhjet e reja parlamentare mund të zhvillohen në verë 2025. Raportet e forcave politike mbeten të pandryshuara gjë që krijon ngërç. As kampi i majtë, që fitoi zgjedhjet parlamentare sivjet në verë, as forcat e qendrës të Macron dhe as nacionalistët e djathtë të Marine Le Pen me aleatët e vet nuk kanë shumicë të mjaftueshme për të qeverisur. Krijimi i qeverisë sërish do të jetë i vështirë. Ka pak gjasë që në fund të mjaftojë për më shumë se sa një qeveri pakice.

Macron nën presion

Pas Gjermanisëedhe shtylla e dytë e motorit të rëndësishëm gjermano-francez në Europë rrezikon të bjerë përkohësisht në ngërç politik dhe asaj do t’i duhet të merret kryesisht me problemet e veta të politikës së brendshme. Mandati i Macron nuk cënohet nga vota e mosbesimit. Si president ai emëron kryeministrin. Pas zgjedhjeve presidenciale ai u angazhua fuqishëm për krijimin e qeverisë dhe tani do t’i duhet sërish të merret me këtë çështje. Por rënia e qeverisë e dëmton edhe atë vet. Kreu i shtetit e emëroi Barnier kryeministër pas konsultimeve të gjata, forcat e tij të qendrës bashkëqeverisin. Opozita mund të përpiqet tani, që për shkak të raporteve të ndërlikuara politike të nxisë zgjedhje të parakohshme presidenciale. Deri tani Macron e ka refuzuar vazhdimisht këtë. Mandati i tij përfundon më 2027.

Përse Franca ndodhet në krizë politike?

Shkas për krizën politike u bë grindja për buxhetin.Franca ka një kuotë të lartë borxhesh të reja, të cilat Barnier synonte t’i vinte nën kontroll. Projektbuxheti i tij parashikonte, që deficiti buxhetor të ulej nga gjashtë përqind aktualisht në pesë përqind vitin e ardhshëm. Për këtë duhej të rriteshin taksat dhe të shkurtoheshin shpenzimet në volumin e gati 60 miliardë eurove. Të djathtët dhe të majtët kundërshtuan shkurtimet e planifikuara. Qeveria e Barnier do të hyjë në historinë e Francës si qeveria më jetëshkrutër.

DW

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 14 tetor 2026
  • 19-vjeçari u tërhoq zvarrë me këmbë të thyer, pezullohen 5 efektivë dhe shefi i Rendit
  • Fatura e prepotencës politike: A mund ta shuajë Rama me dhunë atë që ndezi me arrogancë?
  • VIDEO: Policia dhunon një student, e merr në gjendje të fikëti, ndërsa i varet këmba totalisht e thyer! (KUJDES, pamje të rënda)
  • Protestuesit zhvendosen te Bashkia, thyejnë derën dhe futen brenda, ndërhyn policia (VIDEO)

Komentet e Fundit

  1. L on Ndryshimet demografike pas rënies së Skënderbeut dhe hebrenjtë e Vlorës sipas arkivës osmane
  2. Historia on Ndryshimet demografike pas rënies së Skënderbeut dhe hebrenjtë e Vlorës sipas arkivës osmane
  3. K R on VIDEO: 13 të plagosur nga trazirat në Tiranë, mes tyre policë, gazetarë, protestues dhe kalimtarë
  4. Andi on VIDEO: 13 të plagosur nga trazirat në Tiranë, mes tyre policë, gazetarë, protestues dhe kalimtarë
  5. Stop dhunës ndaj protestuesve shqiptar! on VIDEO: 13 të plagosur nga trazirat në Tiranë, mes tyre policë, gazetarë, protestues dhe kalimtarë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?