Përmes një akti normativ, qeveria po bëhet gati që të përdorë fondin e kontigjencës për të shlyer detyrimet e prapambetura ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve një borxh që në total kap vlerën e 3 miliardë lekëve të reja.
Qeveria shqiptare po përgatitet të shlyejë detyrimet e prapambetura për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve me fondet e mbetura të buxhetit 2023, me anë të një akti normativ që po harton Ministria e Financave.
Vendimi për kalimin e fondit të kontigjencës për shlyerjen e këtyre detyrimeve u bë i ditur në mbledhjen e fundit të Komisionit Parlamentar të Ligjeve më 24 nëntor, gjatë miratimit të projekt-buxhetit për vitin 2024.
Duke iu referuar kërkesave të institucioneve të drejtësisë, deputeti Klevis Xhoxhi, si relator i çështjes, njoftoi se komisioni ishte dakordësuar me Ministrinë e Financave që kësaj çështje t’i jepej zgjidhje brenda këtij viti.
“Për detyrimet e prapambetura për gjyqtarët dhe prokurorët në sistemin e drejtësisë është gjendur mundësia që të bëhen nga fondi i kontigjencës, nëpërmjet një Akti Normativ që do të akomodojë fondet e mbetura të buxhetit 2023”, tha Xhoxhi.
Burime nga Ministria e Financave i thanë BIRN se fondi në total i llogaritur nga këto detyrime që nga viti 2019 mendohet të jetë 3 miliardë lekë, por Akti Normativ do të sqarojë mënyrën e shlyerjes së tyre. Sipas ligjit, fondi i kontigjencës përdoret me vendim të Këshillit të Ministrave për raste të paparashikuara.
Detyrimet rrjedhin nga një vendim i Gjykatës Kushtetuese për shtesën prej 14 mijë lekësh të pagës për magjistratët që nga viti 2019 e në vijim, shtesë që nuk gjente zbatim në buxhetin e vitit 2024 duke krijuar ankesa nga institucionet e drejtësisë.
Këto institucione po përballen me përmbarimin, pasi dhjetra prokurorë e magjistratë kanë fituar gjyqet për përfitimin e kësaj shtese page.
Gjatë dëgjesave për buxhetin në Komisionin e Ligjeve përfaqësuesit e institucioneve të drejtësisë kërkuan nga Kuvendi që të zbatohet vendimi i Gjykatës dhe të parashikohej kompensimi për shtesat e prapambetura në buxhetin e ri që Kuvendi u akordon këtyre institucioneve.
Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Komisioni i Pavarur i Apelimit, Prokuroria e Përgjithshme dhe Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, apeluan që Kuvendi të zgjidhte ngërçin e krijuar duke e cilësuar këtë çështje sensitive për mbarvajtjen e punës dhe pavarësinë e tyre.
Efektet financiare vetëm për KLGj shkonin përafërsisht në 700 milionë lekë. Prokuroria e Përgjithshme u ankua për bllokim të llogarisë së thesarit për shkak të vendimeve përmbarimore, si shkak i moshlyerjes së detyrimeve për shtesat e pagave të punonjësve.
Ndërsa organet e vetingut e cilësuan me rëndësi shlyerjen e detyrimit, në mënyrë që të detyroheshin komisionerët të përballeshin me gjyqtarët të cilët i kanë subjekt të verifikimit.
Që prej dy vitesh punonjësit e organeve të drejtësisë po fitojnë në masë gjyqet për zbatimin e këtij vendimi duke futur në ngërç financiar funksionimin e tyre dhe duke i shtuar detyrimeve financiare të shtesës së pagës edhe shpenzimet gjyqësore e përmbarimore.
Beteja e gjyqtarëve nisi në fillim të vitit 2021, pas një auditimi të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në Këshillin e Lartë Gjyqësor, ku konstatoi se kishte një gabim në interpretimin e ligjit “Për statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve”, gabim që u kishte mohuar atyre 14 mijë lekë në muaj.
Sipas përllogaritjes së re paga referencë e tyre duhet të ishte 132.100 lekë nga 118.000 lekë që ishte llogaritur deri në atë kohë.
Ministria e Financave refuzoi të zbatonte rekomandimin, duke e cilësuar atë të padrejtë dhe me një kosto të lartë në buxhetin e shtetit, ndërsa Komisioni i Ligjeve ndërhyri në ligj duke e ndryshuar nenin përkatës për të ruajtur përllogaritjen e vjetër të pagës 118.00 lekë.
Por gjyqtarët e dërguan çështjen në Gjykatën Kushtetuese, e cila një vit më parë i shpalli antikushtetuese nenet e ndryshuara nga mazhoranca antikushtetuese duke detyruar Kuvendin të rishikonte përllogaritjen e pagave për magjistratët dhe duke i vendosur buxhetit të shtetit një barrë financiare për kompensimin e detyrimeve të prapambetura që nga viti 2019.
—-
NË FOTO: Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Cela, Inspektori i lartë i drejtësisë, Artur Metani, Anëtari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi dhe Kryetarja e KLGJ, Naureda Llagami gjatë një aktiviteti të Këshillit të Lartë Gjyqësor me temën “Drejt ekselencës gjyqësore”. Takimi u fokusua në përmirësimin e efikasitëtit në Gjykatën e Lartë të Shqipërisë.

Parate e sekuestruara nga politikanet mafioze te perdoren per kete buxhet.
Hahaaa… je I madh Andis…Po a ka mafioze me te medhenj dhe pasanike me te medhenj se prokuroret dhe gjykatesit Shqiptare…
Nuk e kuptoj se ku shkojne pasurite e sekuestruara, nuk e kuptoj se ku perfundon droga e sekuestruar, nuk e kuptoj pse objektet qe jane ne kundershtim me ligjin ( si Prestigje Resort) duhet te prisheshin ne vend qe te dilnin ne ankand qe shteti te zevendesonte borxhet qe kishte Irfani , ta sekuestroje te gjithe mallin e Irfanit per te zevendesuar borxhin e jo ti shkaterroje se ne kete menyre as populli, as shteti nuk ka asnje leverdi edhe ne rast se ky burgoset,por ama ç’do gje duhet te behet transparente dhe jo te shkoje ne drejtim te paditur.
Vetem per punonjesit Buxhetore kjo qeveri Rama nuk “e zgjidh qesen” kurre!
Ka 10 vjet ne qeveri e kurre asnjehere te vetme nuk ka artikuluar : Rritje pagash per punonjesit Buxhetore
por eshte mjaftuar me Mjeke, arsimtare e administrate thua se vetem keta marrin rroge ne shtet.
Ne spitale nuk ka vetem mjeke, ka dhe sanitare, shofere ambulancash, laborante, oksigjeniste, punonjes prapavije, por per keta kurre nuk ka patur asnje kacidhe rritje rrogash, ndonese punojne me 3 turne.
Tani paska ndermend te beje xhymertin me Prokuroret e Gjygjtaret qe ashtu si Mjeket dihen nga gjithe shqiptaret se i kane duart ne leke.
Dhe me skandalozja – Ka nga dhjetori i 2013 kur ka ardhur ne pushtet qe qeveria Rama u mohon Buxhetoreve ate qe u takon me ligj – pagen e 13 ose shperblimin e vitit te ri.
Per turp, mjaftohet me vetem nga 5000 leke per pensionistet.
Ja rrogat e sotme ne USA krahasoheni ssi po ju vjedhin me rrogat e sherbestreve te KM
krahasoni duke marr Zv presidentin si KM tek ne
EXECUTIVE ORDER
ADJUSTMENTS OF CERTAIN RATES OF PAY
SCHEDULE 5–EXECUTIVE SCHEDULE
(Effective on the first day of the first applicable pay period beginning on or after January 1, 2022)
Level I . . . . . . . . $226,300 sekretaret e Departamenteve (janë 17) ministrat
Level II . . . . . . . .$203,700 deputy secretars Zv. ministrat
Level III. . . . . . . $187,300 87,300 under secr. Drejt. Pergj. ministrie
Level IV . . . . . . .$176,300 Drejt. Ministrie
Level V . . . . . . . $165,300
SCHEDULE 6–VICE PRESIDENT AND MEMBERS OF CONGRESS
(Effective on the first day of the first applicable pay period beginning on or after January 1, 2022)
Vice President . . . . . . . $261,400 tek ne po themi KM
Senators . . . . . . . . . . . .$174,000
Members of the House of Representatives. . . . . . . .$174,000 tek ne deputetet
President pro tempore of the Senate. . . . . . . . . . . . .$193,400
Majority leader and minority leader of the Senate. . . . . …………………….$193,400
Majority leader and minority leader of the House of Representatives . . .$193,400
Speaker of the House of Representatives. . . . . . . . . . .$223,500 tek ne Kryetari i Kuvendit
SCHEDULE 7–JUDICIAL SALARIES
(Effective on the first day of the first applicable pay period beginning on or after January 1, 2022)
Chief Justice of the United States . . . . . . . . . . . .$286,700 Kryetari Gjykatës Supreme
Associate Justices of the Supreme Court. . . . . ..$274,200 Anëtarët
Circuit Judges . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . ………..$236,900 36,900 tek ne te Apelit
District Judges. . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .$223,400 23,400
Judges of the Court of International Trade . . . . .$223,400 23,400 te rretheve
JOSEPH R. BIDEN JR.
THE WHITE HOUSE,
December 22, 2021
vijoj dhe rrogat tona ne krahassim me nivelin e Usa Jane 1 me 5-6