Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Qeverisja globale “ka ngecur”, kreu i OKB: Pasqyron politikën dhe ekonominë e 1945, duhen reforma
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Qeverisja globale “ka ngecur”, kreu i OKB: Pasqyron politikën dhe ekonominë e 1945, duhen reforma
Bote

Qeverisja globale “ka ngecur”, kreu i OKB: Pasqyron politikën dhe ekonominë e 1945, duhen reforma

Published: September 20, 2023
Shpërndaje

 

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, në hapjen e sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së ka kërkuar nga udhëheqësit botërorë të reformojnë institucionet multilaterale, përfshirë Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe arkitekturën financiare ndërkombëtare, bazuar në realitetet aktuale ekonomike dhe politike.

“Qeverisja globale ka ngecur në kohë. Mos shikoni më larg se Këshilli i Sigurimit i OKB-së dhe sistemi ‘Bretton Woods’. Ato pasqyrojnë realitetet politike dhe ekonomike të vitit 1945”, tha Guterres në mbledhjen më të madhe diplomatike në botë në selinë e OKB-së në New York.

- Publicitet -

“Bota ka ndryshuar, institucionet tona nuk kanë (ndryshuar). Ne nuk mund t’i trajtojmë në mënyrë efektive problemet ashtu siç, janë nëse institucionet nuk e pasqyrojnë botën ashtu siç është”, tha Guterres.

Shefi i OKB-së paralajmëroi se bota po i afrohet një “frakture të madhe” në sistemet ekonomike dhe financiare. Ai theksoi se marrëdhëniet tregtare me tensionet gjeopolitike po rriten.

“Alternativa e reformës është fragmentimi i mëtejshëm. Është reformë ose thyerje”, tha ai.

Duke adresuar çështjet urgjente me të cilat po përballet bota nga ndryshimet klimatike te luftërat, kërcënimet bërthamore, fatkeqësitë natyrore, pabarazitë dhe uria, Guterres tha se “nëse nuk i ushqejmë të uriturit, ne po e ushqejmë konfliktin”.

“Pavarësisht listës sonë të gjatë të sfidave globale, e njëjta frymë e vendosmërisë mund të na udhëheq përpara. Le të jemi të vendosur për të shëruar përçarjet dhe për të krijuar paqen”, tha Guterres.

 

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Pse është ngritur brezi i ri, analiza e CNN për arsyet e protestave në Europë, përfshirë Shqipërinë
  • “Futja e Berishës e dobëson protestën dhe e forcon Edi Ramën”, Mehmeti: “Në PD mbushin xhepat, nuk e duan rënien e tij”
  • Përpjekja për ta shtypur protestën e ka shtuar zemërimin
  • Kush është 28 vjeçari që u plagos rëndë në sy gjatë protestës
  • VIDEO: Efektivi i policisë merr zjarr gjatë protestës (Pamje të rënda)

Komentet e Fundit

  1. Xha Teme Analisti on Pse është ngritur brezi i ri, analiza e CNN për arsyet e protestave në Europë, përfshirë Shqipërinë
  2. Bravo ju qofte! on Pse është ngritur brezi i ri, analiza e CNN për arsyet e protestave në Europë, përfshirë Shqipërinë
  3. Marius on Pse është ngritur brezi i ri, analiza e CNN për arsyet e protestave në Europë, përfshirë Shqipërinë
  4. Roza on Një prej tyre…
  5. Vlora 97 on Një prej tyre…

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?