Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama dhe delegacioni mbërrijnë në Bruksel për Konferencën Ndërqeveritare: Bashkimi është i vërtetë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Rama dhe delegacioni mbërrijnë në Bruksel për Konferencën Ndërqeveritare: Bashkimi është i vërtetë
Politike

Rama dhe delegacioni mbërrijnë në Bruksel për Konferencën Ndërqeveritare: Bashkimi është i vërtetë

Published: May 26, 2026
Shpërndaje

Delegacioni shqiptar, i kryesuar nga kryeministri Rama ka mbërritur në Bruksel për Konferencën Ndërqeveritare ku për mediat, ai theksoi rëndësinë e këtij momenti për Shqipërinë. Delegacioni përbëhej nga kryenegociatorja Majlinda Dhuka, ministri i Jashtëm Ferit Hoxha, ministri i Brendshëm Besfort Lamallari dhe ministri i Drejtësisë, Toni Gogu.

“Është një moment shumë shumë i rëndësishëm në rrugëtimin tonë drejt anëtarësimit dhe është një moment për të cilin kemi punuar shumë fort qysh prej një kohe të gjatë. Dhe është një moment ku gjysma e punës nëse duhet ta them kështu e kapitujve të hapur do të mbyllet dhe gjysma tjetër e mbylljes do të hapet”, tha Rama.

I pyetur se çfarë mendon për mungesën e vetos në disa çështje nga shtetet anëtare, Rama tha se e mbështet, por lidhet me unionin politik dhe anëtarësimin me të drejta të plota.

- Publicitet -

“Unë në fakt i kam përmendur, kam qenë kampion i qasjeve të ndryshme në të kaluarën sepse kam mësuar se kapaciteti për të vazhduar zgjerimin, siç ka ndodhur më përpara nuk është aty, në kryeqytetet e rëndësishme dhe është shumë e qartë nga ana tjetër që nëqoftëse bëhet si duhet është gjëja e duhur për t’u bërë.

Pra e mbështes, por duhet të diskutohet, duhet konceptuar ashtu siç duhet sepse nuk ka të bëjë me një anëtarësim të lehtë. Ka të bëjë së pari me një union real politik dhe së dyti me një rrugëtim të anëtarësimit të plotë me të drejta të plota bashkë me reformat e nevojshme të Bashkimit Europian”, tha kryeministri.

Më pas, ai tha se si një nga vendet më pro-europiane, Shqipëria është e gatshme për të vijuar më tej.

“Dëgjoni, Shqipëria është një vend që gjithmonë ka qenë 100% në përputhje me politikën e jashtme të BE-së, kështu që nuk kemi ndjerë ndonjë kënaqësi të përfytyrojmë të kemi veto, duke qenë vendi më pro Bashkimit Evropian e më pro atlantik në Evropë dhe kur them vendi më pro BE-së flas për barometrin e BE-së, nuk flas për atë që mendojmë ne. Ne jemi fanatikë të BE-së, kështu që fanatikët e BE-së nuk mund të vënë veto për vendimet e BE-së”, tha kryeministri.

Pasi vendi kaloi me sukses objektivat e ndërmjetme për grupin e “Themeloreve”, ky takim i radhës në Bruksel do të shërbejë për të përcaktuar piketat përmbyllëse për këtë grupkapitull ku përfshihen Kapitulli 23 – Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore, si dhe Kapitulli 24 – Drejtësia, Liria dhe Siguria, funksionimi i institucioneve demokratike, reforma në administratën publike dhe kriteret ekonomike.

Gjetja e konsensusit mes vendeve anëtare për t’i dhënë më në fund dritën jeshile hapit tjetër të rëndësishëm të integrimit ka ardhur me një ashpërsim të termave në dokumentin final, të aprovuar javën e shkuar nga përfaqësuesit e vendeve anëtare. Dokumenti i Këshillit të BE ka gjuhë më kushtëzuese se ai i Komisionit, duke vënë theksin te rezultatet konkrete për sundimin e ligjit dhe reformat. SPAK dhe presionet politike ndaj tij dalin në plan të parë, ndërsa korrupsioni cilësohet si “shqetësim thelbësor”.

Lajm në përditësim…

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • jetimet e 21 Janarit Nenat e femijeve Gerdecit,e Shqiperise says:
    May 26, 2026 at 7:00 pm

    PER KE SHQIPERI FLET KY PSIKOPAT!?
    A E KUPTON NOCIONIN INTEGRAL-INTEGRIM!?
    PSE. UK PRLLET PER ‘INTEGRIM’TE SHTETIT!?
    NE EMER TE KUJT PELLET KUR SHQIPTARET KANE 35VJET NE. A. RR. A. T. I. !?
    NDER DY KERKESAT KRYESORE PER INTEGRIM:
    – TREGUES EKONOMIKE E FINANCIARE (Mirqenje)
    -TE DREJTAT HUMANE E KUSHTETUES NE SHTETIN E SE DREJTES’!
    KE KEMI PLOTESUAR KUR KETU MJNGON SHTETI KOMPLET . UK PRODHOHET DHE EKSPORTOHET ASGJE PERVECSE:DROGE-MUT-POLITIKE !?

    Reply
  • Qejf, o qejf. says:
    May 26, 2026 at 7:06 pm

    Ky ngeli jashtë shtetit more! Nuk bëhet java pa ikur diku ky! Nuk i rrihet që nuk i rrihet në Shqipëri. Mirë sot që ka vajtur në Bruksel, por vetëm këtë vit më duket se ka udhëtuar nja 30 herë jashtë vendit. Qejf, o qejf. Po rregullon punët e Shqipërisë ky në Japoni apo ato të botës në Armeni! Ec e gjeje.

    Reply
  • Remo says:
    May 26, 2026 at 8:01 pm

    Ka shkuar Pashai me atlete ne Bruksel…ohh, “Bashkimi eshte i vertete”? Per ke e ka fjalen Kampioni yne, per ate Ulajn?! Ne jemi fanatike te BE-se thote demagogu. Ti je fanatik i korrupsionit, ti je fanatik dhe eunuk i diktatorit turk qe s’ka asnje lidhje me demokracine, ti je me fanatik se Enveri dhe Saliu bashke kur vjen puna per karriken e pushtetit, te gjitha pislleqet i luan vetem mos ta leshosh ate. Hajt zbaviti ata me ato shakate e tua pa kripe, kesaj radhe nuk na bere talebane, po deri neser, ku i dihet. Ti atje si klloun, e ai tjetri(ai me “seriozi”) eshte ngujuar ne Kosoven e tij dhe ben eksperimente me bagetine popull derisa te kape kuoten 100% te votave si shoku Laver, do qe te behet Albin baba i kombit. U dhjefshi qe te dy dhe ata qe u vine mbrapa

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    May 27, 2026 at 5:13 am

    URIME SHQIPËRISË,URIME QEVERISË PËR KËTË ARRITJE TË PARË,NDONSE ME SHUMË PENGRSA TË OPOZITËS MJERANE DHE MILITANTVE SHERRXHIJ QË KËRKOJNË VETËN ZI..ZI SI MJERANI NON GRATA SALIH..QË NUK SHOFIN PUNËN POR GUNËN..ATLETET E BARDHA..KRIMI..KRIMI..SIKUR BE NUK I SHIKON KU ISHIM DHE KU JEMI.

    Reply
    • Remo says:
      May 27, 2026 at 6:38 am

      Po dekoratat qe iu dhane Bardhyl Agait ne nder te Gysit te tij dhe atij Cyrbe Tyrbes se Shijakut, i ke pare ti Ethem? Me duket se nuk i dekoroi Saliu(gerdalla ka dekoruar mjaft ne kohen e tij) po ai patrioti jot nga Mallakastra, Blendi Klosi. Dekorata si te Birose nje here e nje kohe, se bij te Birose jane, bij shkerdhatash qe kane nderruar flamur dhe vazhdojne te bejne po te njejtat maskaralleqe. Po ua kemi pare gunen e punen te gjitheve bashke o Teme Varkari. Edvini jot i madherishem, eshte nje kopje e shemtuar e Saliut, e te dy bashke, jane nje kopje po aq e shemtuar e shokut Enferr

      Reply
  • eDRAMA, Il Re degli Ignoranti says:
    May 27, 2026 at 7:00 am

    Ate Koqien zevendese-Belen nuk e ka marre me vehte ne delegacion…nga tmerri se keta zevendeskryeministrat po i dalin njoni me mu…se tjetri!

    Reply
  • rrofte kumandari says:
    May 27, 2026 at 8:11 am

    paska vajtur te bej ndonje loje basketboll

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  • VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë
  • E FUNDIT: Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?