Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama heq dorë nga karriget e dialogut, nxjerr tavolinën prej guri para Kryeministrisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Rama heq dorë nga karriget e dialogut, nxjerr tavolinën prej guri para Kryeministrisë
AktualitetPolitike

Rama heq dorë nga karriget e dialogut, nxjerr tavolinën prej guri para Kryeministrisë

Published: October 26, 2026
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka bërë sërish thirrje për dialog me studentët, të cilët prej dy javësh vijojnë protestat duke kërkuar dorëheqjen e tij. Ndryshe nga herët e tjera, këtë të hënë, përpara godinës së Kryeministrisë është vendosur një gur në formën e një tavoline, si një tjetër simbol i ftesës së Ramës për dialog.

Ky ndryshim vjen pasi studentët, gjatë protestave të ditëve të fundit, u kanë vënë flakën karrigeve të dialogut dhe kanë rrokullisur gurët e vendosur më herët nga kryeministri, duke shprehur në këtë mënyrë refuzimin e tyre për t’u ulur në bisedime. Pavarësisht ftesave të përsëritura të Ramës, studentët kanë vijuar të këmbëngulin në kërkesën për largimin e tij nga posti i kryeministrit.

Zanafilla e protestës studentore, e cila është shoqëruar me revolta të ashpra nuk ishte një shpërthim i rastësishëm. Ajo erdhi si rezultat i një pakënaqësie të akumuluar prej kohësh nga të rinjtë, që kanë protestuar prej kohësh, por zëri tyre me protesta paqësore nuk u dëgjua. Diskutimet për tarifat e studimit, cilësinë e mësimdhënies dhe kushtet nëpër konvikte kanë qenë prej kohësh në qendër të ankesave, por siç duket qeveria nuk mendonte se kjo do shpërthente në një lëvizje masive dhe këmbëngulëse. Dita e parë e protestës nisi me modesti, në dukje si një grumbullim i zakonshëm.

- Publicitet -

Një grup i vogël studentësh, të lodhur nga premtimet e pambajtura dhe nga “mbyllja e veshëve” nga institucionet, u mblodhën te Ministria e Arsimit. Me thirrje dhe pankarta të improvizuara, ata shprehën indinjatën e tyre. Por ajo që filloi si një zë i vetmuar, shumë shpejt gjeti jehonë. Lajmi u përhap shpejt në rrjetet sociale, duke frymëzuar qindra të tjerë të bashkoheshin. Brenda disa orësh, numri i protestuesve u rrit ndjeshëm, duke bllokuar qarkullimin në rrugën kryesore dhe duke “shpërthyer” në protesta me revolta të mëdha. Të revoltuar, studentët nisën t’i vinin flakën institucioneve shtetërore dhe bankave. Ndërkohë, që tubimet vijojnë ato nuk e kanë ndaluar në asnjë moment thirrjen “Rama jepe dorëheqjen”.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Votoni për Bibin si kryeministër”, Trump mbështet Netanyahun para zgjedhjeve të 27 tetorit
  • Retorika e Ramës ndaj protestuesve, një ‘reminishencë e diktaturës’
  • Rama heq dorë nga karriget e dialogut, nxjerr tavolinën prej guri para Kryeministrisë
  • Nga kardiologjia në krye të “Listës së Studentëve”, kush është mjeku që rrëzoi Vuçiç pas 14 vitesh në pushtet
  • Horoskopi 26 Tetor 2026, çfarë parashikojnë yjet për ditën e hënë

Komentet e Fundit

  1. E lëshoi dhe fëndiksi fjalën që fënd on Protesta shqiptare, nuk ngjan me të tjerat…
  2. Sarkazma on Nga kardiologjia në krye të “Listës së Studentëve”, kush është mjeku që rrëzoi Vuçiç pas 14 vitesh në pushtet
  3. E lëshoi dhe fëndiksi fjalën që fënd on Protesta shqiptare, nuk ngjan me të tjerat…
  4. Soreca on Lista Studentore fiton zgjedhjet në Serbi. Në pushtet që nga 2012, Vuçiç pranon humbjen
  5. E lëshoi dhe fëndiksi fjalën që fënd on Protesta shqiptare, nuk ngjan me të tjerat…

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?