Njëzet e një organizata të shoqërisë civile kanë dalë me një deklaratë të përbashkët, ku kërkojnë ndalimin e menjëhershëm të dhunës gjatë protestave studentore në Shqipëri. Organizatat nënvizojnë se protesta paqësore është një e drejtë themelore dhe kërkojnë që autoritetet të garantojnë ushtrimin e saj, ndërsa çdo përdorim i forcës nga policia të jetë i ligjshëm dhe proporcional.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj deklaratës duke bërë u thirrje organizatave të japin vetë shembullin e dialogut, duke deklaruar se qeveria është e gatshme të dialogojë “ku të doni, kur të doni dhe pa kushte”.
Rama kërkoi gjithashtu që organizatat të distancohen qartë nga dhuna, hedhja e gurëve, zjarrvënia e institucioneve dhe keqpërdorimi i të miturve, duke argumentuar se protesta paqësore nuk rrezikohet nga policia, por nga ata që i paraprijnë akteve të dhunshme.
“Asnjë jetë nuk duhet vënë në rrezik”, përfundoi kryeministri, duke theksuar nevojën për mbrojtjen e jetës dhe dinjitetit të çdo personi.
“Jepeni ju të parët shembullin e dialogut dhe për sa i takon qeverisë ne do të jemi aty
E ndërkohë distancohuni qartë nga dhuna, gurët, zjarrvënia e institucioneve, keqpërdorimi i të miturve, që të ndihmoni kësisoj edhe protestuesit paqësorë të ushtrojnë të drejtën e tyre, e cila nuk rrezikohet nga policia po nga dhunuesit që i prijnë maskaradës pseudo-studentore.
Dhe po, të respektojmë të gjithë bashkë të drejtën e protestës paqësore – nga dhunuesit në krye të protestës!
Ta mbrojmë të gjithë bashkë jetën dhe dinjitetin e çdo personi – nga dhuna dhe manipulimi!
Asnje jetë nuk duhet vënë në rrezik dhe asnjë lojë nuk duhet bërë me jetën e vendit – padiskutim
Bujrum, DIALOG. Ku të doni. Kur të doni. Pa kushte”,- shkruan Rama.
j.l./ dita


