Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Rama jam, më dërgo 60 mijë euro”, si u mashtrua zyrtari i lartë nga Inteligjenca Artificiale
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “Rama jam, më dërgo 60 mijë euro”, si u mashtrua zyrtari i lartë nga Inteligjenca Artificiale
AktualitetKronike

“Rama jam, më dërgo 60 mijë euro”, si u mashtrua zyrtari i lartë nga Inteligjenca Artificiale

Published: May 20, 2026
Shpërndaje

Një histori mashtrimi është sjellë sërish në qendër të vëmendjes, këtë herë me metodë më të sofistikuar ku mesazhet nuk kanë mjaftuar.

Bëhej fjalë për 60 mijë euro, shumë që mashtruesit synonin të përfitonin përmes presionit dhe manipulimit, nga një drejtor i një ndërmarrjeje të madhe shtetërore.

Shifra u kërkua nga babë e bir, Kledis dhe Kujtim Muzhaqi, të cilët u hoqën si kryeministri Edi Rama.

- Publicitet -

Gjithçka nisi me një mesazh të pazakontë që mbërriti në aplikacionin e enkriptuar SIGNAL, në telefonin e një drejtori të një ndërmarrjeje të madhe shtetërore.

“Si jemi me objektivat?”, shkruhej në mesazhin që vinte nga një numër i panjohur.

Drejtori e ka hapur mesazhin, ndërsa vetëm pak çaste më vonë ka marrë një VIDEO CALL. Kur është përgjigjur, në ekran i është shfaqur kryeministri Edi Rama, me syzet karakteristike të kuqe që ai përdor shpesh në daljet publike. Pas mbylljes së telefonatës ka mbërritur një tjetër mesazh:

“Rama jam, më dërgo 60 mijë euro në Elbasan. Komuniko me këtë numër”.

Drejtori ka njoftuar Policinë e shtetit ku sektori Kundër Krimit Ekonomik në Policinë e Tiranës organizoi menjëherë një operacion të mirëfilltë, duke inskenuar takimin në Elbasan sikur shuma do të dorëzohej. Pikërisht gjatë këtij operacioni ranë në pranga Kledis dhe Kujtim Muzhaqi.

Policia dyshon se imazhi i Edi Ramës në video-call është krijuar me Inteligjencë Artificiale, një metodë e re që po përdoret nga grupet kriminale për të manipuluar dhe zhvatur zyrtarë apo biznesmenë.

20-vjeçari Kledis Muzhaqi u la në masën “arrest shtëpie”, ndërsa babai i tij, Kujtim Muzhaqi, në masën “arrest me burg”. Hetuesit janë të bindur se babë e bir nuk kanë vepruar të vetëm.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Botën e ndryshojnë idetë, jo paratë: Çfarë i mëson Beogradi Tiranës
  • Fatos Tarifa: Autoritarizmi nuk vjen gjithnjë me çizme
  • Kremlini pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhje: Shpresojmë të ruajmë akoma marrëdhëniet me Serbinë
  • “Mezi qeveris vendin tënd, por i jep leksione botës”, Rama kritikohet ashpër në rrjetin X
  • Lista Studentore mundi Vuçiçin në zgjedhje, mesazhi i Veliaj: Protestat nuk janë ‘fundi i botës’

Komentet e Fundit

  1. per sherbetoret e pushteteve ka vetem neveri on Retorikë përçarëse dhe ndëshkuese
  2. Katiu on Retorikë përçarëse dhe ndëshkuese
  3. Vili on Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK, ja për çfarë do të pyetet
  4. As shahist, as poet... on Retorikë përçarëse dhe ndëshkuese
  5. Fjalë me vend on Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore ndaj Kosovës?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?