Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama: Kush më quan tradhtar është pa din e iman
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Rama: Kush më quan tradhtar është pa din e iman
Aktualitet

Rama: Kush më quan tradhtar është pa din e iman

Published: June 9, 2026
Shpërndaje

Partia Socialiste në Shkodër feston 35-vjetorin e themelimit.

Në kryeqendrën e veriut, është i pranishëm kryeministri Edi Rama. Përpos kryeministrit, të pranishëm janë deputetë aktualë të qarkut, si dhe personalitete të PS të dala ndër vite nga ky qytet.

Paralelisht me eventin e socialistëve, në Shkodër po mbahen edhe protesta. Kreu i qeverisë po mban fjalim lart në Kala. Ai mban të veshur dhe një bluzë me flamingo. Ndërsa, poshtë Kalasë protestojnë qindra qytetarë kundër ndërtimit të projektit në Zvërnec.

- Publicitet -

Gjatë fjalës së tij, kryeministri tha se sot, PS nuk ka asnjë arsye pse të ndihet e lodhur.

“PS sot është një motor i fuqishëm, që sa vjen e bëhet një forcë politike e madhe. Shumica e shqiptarëve është e qartë dhe e vendosur për të dërguar deri në fund misionin historik, që të jemi në familjen e madhe evropiane. Kjo shumicë nuk është se është e kënaqur me gjithçka që ndeshet në jetën e përditshme, nuk është se nuk shikon problemet e përditshme. Por kemi edhe ata persona, që kërkojnë të vënë stërkëmbësha. Shumica sheh atë që ne kemi bërë për Shqipërinë, për zonat tona urbane e rurale, sheh atë që kemi bërë për flamurin tonë kombëtar”, tha Rama.

Kritikoi më pas edhe protestuesit. Tha se u bënë ambientalistë krejt papritur. Rama shtoi se PS nuk e ka tradhtuar kurrë interesin kombëtar.

“Është e lehtë që të mbash një flamur dhe ta valëvitësh. Çfarë nuk dëgjon nga këta “patriotë”. Njëri thoshte që Rama ka ulur qëllimisht çmimin e biletave të avionëve, që shqiptarët të ikin nga atdheu. Çfarë duan këta, që të rrisim çmimet e biletave të avionëve? Këta kërkojnë ta shpëtojnë Shqipërinë nga unë e nga ju. Ku ishin këta, kur vriteshin zogjtë dhe kafshët, që janë specie të mbrojtura? Ku ishin këta, kur pyjet ishin bërë vendi, ku dëgjohej vetëm një zog, sharra elektrike?

Ku ishin këta? Nuk e kam për ata që në atë kohë ishin 10 vjeç, por e kam për ata që papritur u bënë ambientalistë. Papritur morën vesh se paska një plan djallëzor për ta shitur Shqipërinë. Harrojnë se kanë përballë PS-në, që nuk e ka tradhtuar kurrë interesin kombëtar. Këtu kalonin kontrabanda, që furnizonte naftën për makinerinë shkatërruese të Millosheviçit. Pala tjetër e shiste interesin kombëtar. Ata që quajnë PS-në tradhtare, janë pa din e iman. Atdheu nuk është për t’u mbajtur në gojë, por në zemër e në mendje. Ne nuk jemi shkatërrimtarët, por shpëtimtarët”, u shpreh Rama.

Foli edhe për flamingot. U shpreh se më herët, shpendët i priste pushka. Rama deklaroi se PS nuk mund të humbasë kohë me pallavra, teksa ironizoi edhe influencerat.

“Sikur flamengo të tregojë historinë e tij, do tregojë sesi e priste pushka. Sikur pelikani kaçurrel të fliste, do të tregonte tmerrin që ka përjetuar. Përpara ndalimit të gjuetisë, edhe pelikani kaçurrel ishte në shënjestër. Ne sot mbrojmë shpendët. Sikur të shikoheshin planet satelitore të Shqipërisë, sigurisht që do shikohej se pyjet shumë më shumë janë sot se dikur. Çfarë shkatërruam ne? Po me Paketën e Maleve çfarë kanë këta?

Njerëzit do ndërtojnë në tokën e gjyshërve të tyre. S’mund të humbasim kohë me pallavra. Pashë një influencere. Thosht, ‘unë bëj selfie në Paris’. Ata që shkojnë në protestë, thonë ishalla i këputet lidhësja dhe ta shohim tamam flamingon. Kjo influencerja tjetër, para se të fliste për flamingot, nxirte kremra fytyre. Mua kështu m’u dukën së paku”, u shpreh Rama.

Edhe njëherë insistoi se projekti 4 miliardë euro në Zvërnec i duhet popullit shqiptar.

“Ne nuk mund të vazhdojmë që të jemi pas Malit të Zi, duke mos pranuar projekte të rëndësishme për ekonominë tonë. Këta që protestonin edhe për stadiumin Air Albania dhe kur u bë, pastaj vinin duke mbuluar fytyrën, se e kishin kritikuar si projekt. Projektin po e bëjnë ekspertë ndërkombëtarë, jo influencerë dhe blogerë. Duhet që gjithë bashkë, të sjellim në Shqipëri sa më shumë investime. Sot nuk jemi të nëpërkëmbur nga Europa, por çdokush do ndihet qytetar i barabartë i Bashkimit Europian”, përfundoi kryeministri.

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • demo says:
    June 9, 2026 at 10:08 am

    Aftesia jote per te perqeshur,te mban ende ne Skene.Tradhetite,Vjedhjet,krimet e Berishes te kane mbajtur ende deri sot ne Pushtet.Turqizmat e tua jane te pavend,Jane pa lezet,jane si brekushet me kollaro,me atlete..Mos kopjo ligjeratat e demos,se demo i perdor turqizmat si krypa n`gjelle,me lezet.Edhe Ata socialiste te durueshem,qe durojne perqeshjet e tua,e dijne mire,qe Ti shite Detin ne Hage,Ti Shkatrrove Butrintin,Asgjesove Portin e Durresit,Fale tek Mafia e Huaj Sazanin dhe Zvernecin.Natyren dhe Gjallesat nuk po i vret me cifte,POR ME BETON.Qe sot Ti ke bllokuar Komunikimin e Lagunes me Detin ne Zvernec.Ke mbyllur grykederdhjen e Vjoses.Flamingot dhe gjall;esat e Natyres se Zvernecit jane mbyllur ne Kampin e Perqendrimit Aushvic.Ne kampin e cfarrosjes Tepelene.Mijra lloje karkalecash,krustace,alga,me te cilat ushqehen Flamingot,peshqit,pulebardhat dhe i gjithe zinxhiri Jetes se eger,do te ngordhin,Nuk ka nevoje per armet e 97. Kushdo po hedh beton ne Zvernec do te shporret,Qofte edhe Trumpi vete.Ato zhvillime pas Malit te Zi,,Ato garat Strategjike me cmime 4 miljard dollare,i kemi pare ne katastrofen e Butrintit,Ne Gazen e Palases,ne shkretimin e Bregdetit,ne fundosjen e Beton karabinave ne Portin e Durresit,.A mund te futet nje derr ne lulishte?JO.;Pse?Sepse do ta beje lulishten llonxhe e lluce dhe nuk do te lere lule e gjethe.Ja,keshtu je Ti Edvin ne krye te shtetit.
    Shko tregoju arat shkodraneve.
    Tradhetar je!Po ben ndere me llokma Shqiperie,.Prandaj Brezi Ri therret SHQIPERIA ESHTE E JONA.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Gazetari nxjerr videon, Kryeministri ka gënjyer publikisht për rastin e nënës me fëmijën autik të goditur nga gazi në protestë
  • Rama ankohet për algoritmin, por dhjetëra llogari false i kanë shpërndarë sot fjalimin
  • Polici dhe Gardë pranë resorteve: KISH nxjerr në garë Dhërmiun dhe Palasën
  • Në arrati prej disa vitesh, Kushtetuesja prish vendimin e Gjykatës së Lartë për ish-shefin e Antidrogës
  • E FUNDIT: Refit Buzi vret veten, disa orë pasi vrau ish-vjehrrin dhe plagosi ish-vjehrrën

Komentet e Fundit

  1. K R on Gazetari nxjerr videon, Kryeministri ka gënjyer publikisht për rastin e nënës me fëmijën autik të goditur nga gazi në protestë
  2. Te respektoj on Gazetari nxjerr videon, Kryeministri ka gënjyer publikisht për rastin e nënës me fëmijën autik të goditur nga gazi në protestë
  3. Anonymous on Rama ankohet për algoritmin, por dhjetëra llogari false i kanë shpërndarë sot fjalimin
  4. Glaukias on Rama ankohet për algoritmin, por dhjetëra llogari false i kanë shpërndarë sot fjalimin
  5. demo on Gazetari nxjerr videon, Kryeministri ka gënjyer publikisht për rastin e nënës me fëmijën autik të goditur nga gazi në protestë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?