Kryeministri Edi Rama ka gjetur një tjetër mënyrë për të ftuar në dialog protestuesit.
Tri ditë më parë, ai vendosi disa karrige dhe ulëse betoni për protestuesit, por protetsuesit jo vetëm refuzuan ftesën për dialog por hodhën tutje në shkallët e Kryeministrisë edhe karriget dhe ulëset e betonit.
Sot ai ka gjetur një tjetër mënyrë për të ftuar protestuesit në dialog. Kryeministri ka improvizuar një tavolinë betoni dhe rreth e qark saj ka vendosur disa jastëqe, ndërsa ndryshe nga herët e tjera nuk ka zgjedhur t’u drejtohet protestuesve me asnjë mesazh tjetër.
j.l./ dita
