Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, pas mbledhjes me drejtuesit politikë të qarqeve foli për mediat.
Ai theksoi se Partia Socialiste është e vetmja forcë politike, e cila ka kapacitetin për ta çuar para Shqipërinë.
“Jemi në një proces shumë të rëndësishëm dhe të thellë për rienergjizimin e qelizave bazë të organizmit të PS, që janë organizata e PS në të gjithë territorin dhe për vazhdimin e hapjes së partisë për anëtarësime të reja. Kemi vendosur objektivin e 50 mijë anëtarëve të rinj, deri në Kongresin e qershorit dhe besoj se me çfarë kemi parë, është objektiv i arritshëm. Është e domosdoshme të fuqizojmë PS, sepse është e vetmja forca poetike në Shqipëri, që ka aftësi dhe alternativë qeverisëse dhe që ka përgjegjësinë reale, për ecurinë procesit të anëtarësimit. Objektivi strategjik është që Shqipëria 2030, të ngjitet në atë majë pa mundësi të kthimit mbrapa dhe kurora e kësaj maje është padiskutim gatishmëria për të qenë anëtare e BE”, tha Rama.
Sa i përket aministisë penale, kryeministri Edi Rama riktheu në vëmendje një shprehi të ministrisë së drejtësisë, sipas të cilit draftin do e votojnë të gjithë se nuk kanë ku shkojnë.
“Duhet t’i referoheni një deklarate të ministrit të drejtësisë. Amnistia është në tryezën e Kuvendit, do e votojnë të gjithë se nuk kanë të shkojnë nuk po votojnë për PS, por për një akt që parlamenti e ka bërë pa ndarje partiak.
Amnistia krijon mundësi që shteti të ushtrojë detyrimin kushtetues të lehtësimit të barrës së dënimit për të gjithë ata që duhet të përfitojnë nga ky lehtësim”, u shpreh Rama.
Rama foli edhe për çështjen e Sazanit.
“Ne nuk zgjedhim persona, ne në bazë të legjislacionit shqiptar, i referohemi ofertave dhe propozimeve që na bëhen. Transforimi i Sazanit në një xhevahir të kurorës së artë të turizmit Mesdhetar, është ambicie e kahershme. Për hir të së vërtetës e kanë pasur ambicie dhe qeveri paraardhëse. Më parë ishte e paimagjinueshme që të afroheshin investitorë të fuqishëm. Ne jemi absolutisht që kemi një propozim. Propozimi nuk është ende në procesin e domosdoshëm ku duhet të kalojnë disa shkallë. Është bërë një aplikim në projektin AIDA. Nëse projekti përputhet me vizionin tonë dhe nëse projekti i plotëson kushtet dhe përputhet me vizionin për këtë zonë, atëherë do të çohet para”, tha Rama.
j.l./ dita

o Buzhale,bujazhge per zjarre
Me mire digju o i marre
Perpelitu porsi njale
Zar i Rames, Laperdhare.
Te kishe Ramen te PARE
jo Durresi me Sazane,
Por Prishtina me Gjilane
Do te dilnin ne ANKANDE.
ne kOSOVE eshte trim ALBINI
I vjen anash Atij trimi
Rama me bythe PERJASHTA
me Buzhala me bujashka.
Ne Kosove eshte Trim Albini
Rralle lind Lokja kesi Trimi
Te kishe nje si Rama
Kosoves i kishte ra Flama.
Ishte mbush me Zajednica
Me serbicka Republika
Ishte bere kashte e koqe
O Buzhala,o kokeloqe.
Te kishte Ramen Kosova
E kishte mbuluar Vroma
Korb i Zi ne Zgerbonje
Qe nuk behet dot SHQIPONJE.
E propozuan per te demontuar ketej ato armet kimike irakiane.
E propozuan per ti sjelle ato Muxhahedinet Iraniane e pas tyre edhe refugjatet Afgane.
E propozuan per ti postuar ne Shqiperi ato afrikanet qe i shkojne refugjate Italise.
Po i propozojne qe Sazanin t’ja lere ne duar “transformuesve xhevahire”
Nese ja propozojne, ky na qenkesh Kryeministri me i propozuar ne glob, por…
…nese eshte ky qe i propozon e lutet te gjitheve, atehere paskemi kryeministrin me altruist te globit qe mendon e punon per globin ndonese votohet nga shqiptaret per te punuar per Shqiperine.
Dhe ne komunizem sekretari i pare me kryeministri ishin te ndare si funksione. S’po e marre vesh flet si kryetar partie apo si KM. Kujt i intereson sa hajdut te rinj po i shton ti cetes tende. Perse nuk thua sa vende pune do te hapesh. Dhe kur them vende pune jo ato me page minimale, por pune me pagese cilesore.
Nuk di, kur te propozohet nje investim nga jashte, ke ngritur ndonje nje komision ekspertesh te pa varur te vleresoj investimin e pare nga te gjitha kendveshtrimet.
Apo ska nevoj se dhe kete pune e ben vet. Mjaft qe jete ngjyre roze e thelle, dy tre thase me para dhe kualikohet.
A more capi.Mos te zente deren ,thote populli.