Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama premtoi “tërheqje të ligjit” por sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Investigim > Rama premtoi “tërheqje të ligjit” por sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
InvestigimLajmi i fundit

Rama premtoi “tërheqje të ligjit” por sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave

Published: July 1, 2026
Shpërndaje

Nga Erisa Kryeziu

Ndërsa qeveria premton shfuqizimin e ligjit për investimet strategjike, vijon t’u japë sipërfaqe të mëdha toke investitorëve strategjikë

Një vendim i Këshillit të Ministrave, që mban datën e djeshme, transferon 88,5 hektarë tokë Ministrisë së Ekonomisë, për t’ia vënë në dispozicion kompanisë RAMS Albania sh.p.k. për projektin “Vlorë TEDA/RAMS Free Zone”.

- Publicitet -

Shifra prej 88,5 hektarësh i përket vetëm pjesës që kalon me këtë VKM specifike; gjurma e plotë e projektit, siç e përcakton vendimi fillestar i statusit të investitorit strategjik, shtrihet në 158,2 hektarë.

Projekti propozohet të zhvillohet si një ekosistem industrial-logjistik dhe inovativ, që përfshin teknologji industriale, automatizim, inteligjencë artificiale, përpunim mekanik të lehtë të metaleve dhe energji të rinovueshme, thuhet në vendimin e marrjes së statusit të investitorit strategjik.

Kompania RAMS Albania është themeluar më 26 dhjetor 2024 dhe i përket shtetasit turk Mehmet Faruk Bulbul, i cili është edhe pronar i korporatës Rams Adriatic Group, themeluar më 2 mars 2026.

Kompania ka si imazh promovues aktorin turk Burak Özçivit, i cili verën e shkuar, në qershor 2025, zhvilloi një takim me kryebashkiakun e atëhershëm të Vlorës, Ermal Dredhaj.

Vizita u paraqit si turistike, ndërkohë që kompania ishte në negociata me qeverinë për projektin.

Sipas vendimit, investimi parashikohet të arrijë vlerën e 100 milionë dollarëve, ndërsa kompania deklaron se synon të krijojë deri në 10 mijë vende pune.

Vetë vendimi i Komitetit të Investimeve Strategjike, i marrë më 11 shkurt 2026, përmban një klauzolë që kufizon detyrimin e shtetit. Aty thuhet shprehimisht se miratimi “në asnjë rast nuk do të konsiderohet investim” sipas kuadrit ligjor vendas apo ndërkombëtar, por vetëm miratim “në parim”. Statusi i investitorit strategjik i jepet kompanisë për 4 vjet, i kushtëzuar me zbatimin e planit të veprimit. Vetë VKM-ja që transferon tokën, e nxjerrë më 30 qershor, vjen rreth një muaj e gjysmë më vonë se afati 3-mujor që kishte caktuar vendimi fillestar.

Vendimi parashikon që RAMS Albania të jetë zhvilluesi i zonës dhe, pasi të ndërtojë infrastrukturën, të ketë të drejtë t’ua japë me qira ambientet dhe hapësirat kompanive të tjera që do të ushtrojnë aktivitet ekonomik brenda zonës.

Sipas Aranita Brahajt, drejtuese e Open Data Albania, përveç lehtësive fiskale që parashikon ligji, investitori përfiton edhe nga vënia në dispozicion e pronës shtetërore dhe mundësia për të administruar prona private, ndërsa mbetet e paqartë çfarë fiton shteti shqiptar nga ky projekt.

“Objekti i aktivitetit nuk është i qartë. Vendimi parashikon që zhvilluesi mund t’ua japë me nënqira hapësirat kompanive të tjera. Pra, ai që zotëron investimin mund të arkëtojë qira, ndërsa kompani të tjera mund të përfitojnë nga regjimi fiskal. Pyetja është: çfarë përfiton publiku shqiptar, përveçse tjetërsohen 158 hektarë tokë?” u shpreh ajo.

Vetë vendimi pranon se brenda gjurmës së projektit ndodhen prona private dhe se kompania duhet të paraqesë marrëveshjet me pronarët.

Nga 158,2 hektarët, 86,5 hektarë rezultojnë pronësi e pretenduar “shtet”, 65,4 hektarë janë pronë private, ndërsa për 6,3 hektarë nuk ka informacion kadastral.

Aranita Brahaj thekson se edhe statusi i pronës private mbetet i paqartë.

“Vendimi thotë se 65.4 hektarë janë pronë private, por nuk sqaron nëse bëhet fjalë për parcela bujqësore të familjeve, prona biznesesh apo nëse pronarët kanë rënë dakord t’i shesin ose të bashkëzhvillojnë tokat. Kjo mungesë informacioni e bën procesin jo transparent”, u shpreh Brahaj.

Brahaj evidenton edhe pasaktësi në vetë vendimin e Komitetit të Investimeve Strategjike. Sipas saj, dokumenti përmban mospërputhje mbi vlerën e investimit: në një pjesë përmendet shifra prej 100 milionë dollarësh, ndërsa në pjesë të tjera vlera paraqitet ndryshe, çka e bën të paqartë vlerën reale të projektit.

Vendimi është miratuar mbi bazën e ligjit nr. 55/2015 “Për investimet strategjike”, të cilin mazhoranca ka deklaruar publikisht se do ta shfuqizojë.

Më 9 qershor 2026, ndërsa sheshi ziente prej 10 ditësh nga protestat për investimet në zonat e mbrojtura, kryeministri Rama u shpreh se do të tërhiqej nga ligji për investimet strategjike, ligj që është kritikuar vazhdimisht nga Bashkimi Evropian.

“Tashmë nuk na duhet më një ligj për investime strategjike, sepse kapitali po hyn dhe investuesit e mëdhenj po vijnë dhe, në fakt, nuk duan t’ia dinë për lehtësira. Duan, natyrisht, status të mbrojtur e kështu me radhë, por nuk kemi probleme me këtë. Kam përshtypjen që është pjesë e kuadrit negociator dhe po punojmë tashmë për një ligj të ri për investimet, kështu që po punojmë me Bashkimin Evropian për këtë”, deklaroi kryeministri Rama.

Megjithatë, ndërkohë që diskutohet fundi i këtij ligji, qeveria vazhdon të japë truall dhe masa mbështetëse që përfshijnë edhe vënien në dispozicion të pronës shtetërore për investitorët.

Ligji për investimet strategjike u miratua në vitin 2015, me afat 3-vjeçar, por është shtyrë gjashtë herë dhe mbetet në fuqi deri në fund të këtij viti. Komisioni Evropian ka kritikuar vazhdimisht zgjatjen e tij, duke ngritur shqetësime për ndikimin në mjedis, veçanërisht në zonat e mbrojtura.

—-

Erisa Kryeziu ka përfunduar studimet e larta në Gazetari dhe Komunikim dhe Master Shkencor në Marrëdhënie me Publikun në Universitetin e Tiranës. Prej pesë vitesh është gazetare dhe menaxhere e projekteve pranë Citizens.al

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rama premtoi “tërheqje të ligjit” por sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  • I miri Ali iku ashtu siç jetoi
  • Raport tronditës i grupit të PE që inspektoi Zvërnecin: Janë dëmtuar rëndë dunat dhe ligatinat, është bllokuar lidhja mes detit dhe lagunës
  • “Debat pa kuptim pas 30 vjetësh”, ish-shefi i Shtabit, Bislim Zyrapi shuan debatet: Dritan Goxhaj ka qenë pjesë aktive e UÇK
  • Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Erion Veliajt, çështja kthehet për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on Raport tronditës i grupit të PE që inspektoi Zvërnecin: Janë dëmtuar rëndë dunat dhe ligatinat, është bllokuar lidhja mes detit dhe lagunës
  2. prehistoriku on Raport tronditës i grupit të PE që inspektoi Zvërnecin: Janë dëmtuar rëndë dunat dhe ligatinat, është bllokuar lidhja mes detit dhe lagunës
  3. jetimet e 21 Janarit Nenat e femijeve Gerdecit,e Shqiperise on Rama flet nga Gjermania: Fajin e ka algoritmi, po përpiqem të kuptoj mesazhin e protestës
  4. demo on Rama flet nga Gjermania: Fajin e ka algoritmi, po përpiqem të kuptoj mesazhin e protestës
  5. Aldrin on Rama flet nga Gjermania: Fajin e ka algoritmi, po përpiqem të kuptoj mesazhin e protestës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?