Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama: Synojmë 50 mijë anëtarë të rinj deri në qershor, pazaret me non-gratën janë broçkulla
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Rama: Synojmë 50 mijë anëtarë të rinj deri në qershor, pazaret me non-gratën janë broçkulla
Lajmi i funditPolitike

Rama: Synojmë 50 mijë anëtarë të rinj deri në qershor, pazaret me non-gratën janë broçkulla

Published: March 17, 2024
Shpërndaje

Kryeministri dhe njëkohësisht, kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme në Gjirin e Lalëzit në Durrës, Asamblenë Kombëtare të PS.

Takimi që po zhvillohet në një resort në zonë, po mbahet në kuadër të procesit të ri-organizimit të strukturave të PS-së.

Fokusi do të jetë tek zbatimi i detyrave të lëna më herët për strukturat e partisë, si dhe korrigjimin e problematikave dhe mangësive të evidentuara në organizatat socialiste dhe anëtarësimet e reja.

- Publicitet -

Fjalën hapëse e ka mbajtur Rama, ndërsa punimet do të drejtohen nga sekretari i përgjithshëm Blendi Klosi.

Më pas do të ketë raportime edhe nga anëtarët e Asamblesë për punën e kryer.

Rama gjatë fjalës së tij foli për anëtarësimet e reja në PS dhe tha se kjo parti synon rreth 50 mijë anëtarësime të reja deri në qershor.

Ai tha se më në fund po rikthehet normaliteti në Kuvend dhe i konsideroi broçkulla lajmet për marrëveshje mes PD dhe PS.

“Më vjen mirë që Kuvendi do të pushojë së qeni çmendina e mureve të fundit dhe së paku fjali do të rikthehet në vend të dhunimit të saj. Rikthimi i fjalës do të krijojë hapësirë për të komunikuar. Shumica jonë kuvendore duhet ta vendosë në komisionin e ligjeve për të nxitur një debat të madh publik lidhur me sfiduat e anëtarësimit në BE dhe reformave që Shqipëria duhet të ndërmarrë pa humbur kohë. Bisedimet për anëtarësim nuk janë vetëm të qeverisë. U fol për pazare, për trembje të socialisteve nga SPAK. Të gjitha janë broçkulla për të treguar sesa të vështirë e ka një pjesë e shoqërisë e yshtur nga ata që dëgjon dhe ndjek në politik dhe media të kuptojë ose pranojë se PS e kësaj gjenerate po shkruan  një kapitull të ri”, tha ai.

j.l./ dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • capi says:
    March 17, 2024 at 12:50 pm

    Haha, dil njehere nga azilja mos gjen ndonje. Ke te drejt do zevendesuar me gjak te ri ata qe po shkojne ne burgje, ose arratisen nese. Do te sygjeroja te hapje kurse falas profesional “si te hame dardha pa na kapur Spak”
    Pyete dhe Monen ka eksperince me Lalezin ne organizimin e brezit te ri te partise.

    Reply
  • !!? says:
    March 17, 2024 at 7:23 pm

    E filloj fushatën e pranimit të 50 000 antërve të rinjë me tërheqien e gjakut të ri për ndjesë pastë PS që ka ngordhur me kohë, me pranimin si antare e re e partis të 100 vjeçares nga Lushnja. Ka të drejtë se në Lushnje të rinjtë kan ikur të gjithë në emigracion dhe gjaku i ri për PS janë pensionistët që nuk kan emigruar akoma në atë botë, prandaj ai deklaron plot besim për 50 mijë antarë të rinjë të moshës pse jo edhe 100 vjeçarë.

    Ish PS tashma është kthyer në gestapo e spiunëve zgjedhorë të mirë paguar, mirë organizuar, më të rrezikshëm e më të flliqur se bashkëpunëtorët e sigurimit të shtetit socialist, spiunë që nuk i zbukuron dhe mbulon lakuriqsin e tyre të flliqur fjala gjethe fiku që nuk është shqipe, patronazhistë, shpikur nga Edi Rama, gestapo që vëzhgon e përgjon pa u ndalur, natën, ditën, në punë, në shtëpi, në lokale, në rrugë, mbrapa ferrave, pran dyerve, poshtë dritareve çdo qytetar të republikës për të plotsuar kartelat elektronike sekrete për të përcaktuar

    kush është person pro sundimtarit, kujt do ti blihet vota me para në dorë, kujt do ti dërgohen taksidarët për ti bër presion që të votoj bashkë me punëtorët për individin sundimtar, kujt do ti dërgohen çunat probelmatik të armatosur si në Elbasan në prill të 2021 për tu përleshur duke përgjakur edhe rrugët duke lën edhe viktima për fitoren e sundimtarit në votime……..që

    sundimtari në një kartpicet higjenike si në 2021, hapur në një tavolin në mes të rrugës në Vlorë, me sigurin e një hajduti të sofistikuar deri në shkencë të saktë diabolike të lajmëroj rezultatin e vjedhjes së votave që para ditës së votimeve, të tregoj që, me tërmetin zgjedhor të llojit Damjan Gjiknuri tu” q….j nënat” jo vetëm dibranëve por të gjithë shqipëtarëve që të xhvas 76 mandate deputetësh për listën e mbyllur të luleshtrydheve të tij, Spiropalet, Balluket……. e soj e sorollop që mëndja e tij e marrosur mendon të jenë kukllat robotike të tij në kuvënd.

    Ja pse , krahas turizmit të pa ndalshëm të samiteve argëtuese, puthjesh, barcaoletash ndërkombëtare, ai nuk pushon turizmin e brëndshëm, turizmin qeveritar me harremin e ministreshave dhe drejtoreshave të tyre, me kryetareshat e bashkive dhe turizmin partiak me po ata pesona por që quhen asamblexhesha, nga një resort në tjetrin ndërkaq,

    Myleri i i gestapos zgjedhore, ish PS, Klosi vazhdon aktivizimin e rrejtit sekret të gestapos, të spiunëve zgjedhor alias patronazhistë për të realizuar patjetër grabitjen e radhës së zgjedhjeve të vitit 2025 që

    në 2030 të mos ketë më zgjedhje sepse do të shpallet edhe ligjërisht mbreti aktual real i plotfuqishëm i Shqipëris, Rama i parë Edi, i dinastis së kusarëve kombçfarosës Rama, me princ trashgimtar Rama i dytë Zaho, mbret i afrikanëve dhe aziatikëve që do të ripopullojn Shqipërin e spastruar etnikisht nga shqipëtarët, po të “emigrojnë ” në atë botë edhe 770 000 pensionistët që ngrysin të vetmuar ditët e fundit në mjerimin e pensionit mizerabël jetvrasës që edhe atë të shkret pension u a vjeth paturpësisht po Edi Rama me taksat dhe çmimet e marrosura të kusaris.

    Ja pse po breth në këtë turizëm të brëndshëm krahas marrveshjeve të pandalshme konçensionare e të PPP që ai të bëj çdo pasuri, të mbitokës dhe mbitokës, të tundshme dhe të patundshme, çdogjë me vlerë e vëndit dhe popullit pronë private të mbretit aktual të plotfuqishëm , dora e vetë Rama I Edi.

    Reply
  • Phoenix says:
    March 17, 2024 at 7:51 pm

    Timonierit i ka ik gjithe kosheria e PS-se. Tani po krijon nje koshere te re virtuale dixhitale, bazuar ne iluzion krijues karikaturisti.

    Reply
  • Refff...... says:
    March 17, 2024 at 8:06 pm

    JA KENI INATIN
    SE ESHTE I ZOTI
    NUK JU KA FAJ KUSH
    JENI RACE KOTI

    VETE I DHATE VOTEN
    JUA MORI VULEN
    PORDHET JUA SHET TANI
    SA .FRENGUT PULEN

    NUK KA PATUR KURRE
    BREZ FRIKACAK SI KY
    QE DO MBAHET MEND
    GJATE NE HISTORI

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  • Deputeti socialist: Kemi zbuluar kush i sponsorizon protestuesit (nuk qenka as Irani, as Greqia)
  • Dita 31 e protestës pas incidenteve para Kuvendit: “Nëse do ketë dhunë, do përgjigjemi me dhunë”
  • “Sorrat dhe korbat do marrin atë që meritojnë”. Rama poston mesazh ku protestuesit quhen “racë derri që duan pushtet”
  • Goxhaj pas lirimit: Na dhanë ujë dhe telefon për të njoftuar familjet, s’na dhunoi njeri, dëbuam nga qelia Avokatin e Popullit

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  2. Vlora 97 on Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  3. K R on Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  4. V L on Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  5. Anonymus on VIDEO / Tensione jashtë Kuvendit: Opozitë e shitur! Incident me Tërmet Peçin, e ndjekin nga pas: Hajdut! Protestuesit godasin me vezë makinat e deputetëve

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?