Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama viziton kombëtaren para ndeshjes me Moldavinë: E keni nderuar fanellën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Rama viziton kombëtaren para ndeshjes me Moldavinë: E keni nderuar fanellën
AktualitetSport

Rama viziton kombëtaren para ndeshjes me Moldavinë: E keni nderuar fanellën

Published: November 14, 2023
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ishte mysafir special i Kombëtares shqiptare mbrëmjen e së hënës. Ai u shfaq pranë ekipit së bashku me Presidentin e FSHF-së, Armand Duka, duke i uruar skuadrës suksese para ndeshjes me Moldavinë, e vlefshme për kualifikueset e “Euro 2024”. Një takim mes batutash, por nga ana tjetër në fushë kërkohet përqendrim maksimal për të siguruar që të premten një biletën për në finalet e Kampionatit Europian.

Në fjalën e tij, presidenti Duka i bëri thirrje skuadrës që ta shohë duelin me Moldavinë si finale dhe të mos bëjë llogari për të marrë një pikë.

“Asnjë nga ne nuk mund të mendojë që kjo ka mbaruar, por përkundrazi, sa më lart të shkosh aq më e vështirë është. Moldavia është ekip shumë i fortë, nuk ka humbur asnjë ndeshje në shtëpi. Por NE, JU, jeni akoma më të fortë, por duhet të keni përqendrimin maksimal. Nuk duhet të shkojmë në Moldavi në asnjë mënyrë për të menduar që na duhet një pikë ose për të bërë llogari, por duhet të shkojmë si në të gjitha ndeshjet e tjera. Jeni vërtetë më të mire, por atë duhet ta tregoni në fushë. Nuk dua të zgjatem shumë. Dua ta falenderoj edhe një herë kryeministrin që është sot me ne. Duhet të përqendrohemi te Moldavia. Asnjëherë mos mendoni se kemi dy ndeshje. Misteri thotë që kemi dy finale, ju mendoni për një finale: Moldavia”, tha Duka, duke uruar që Kombëtarja të kthehet me fitore nga Moldavia.

 

Më pas fjalën e mori kryeministri Edi Rama, i cili vlerësoi paraqitjet e mira të skuadrës gjatë fushatës kualifikuese të “Euro 2024” dhe theksoi se futbollistët kuqezi e kanë nderuar fanellën që mbajnë veshur.

 

“Të them të drejtën, që kur ju kam parë juve në fillim, i thashë që mbaje mend që kjo punë ka për të shkuar mirë, sepse këta luajnë futboll. E them këtë në kuptimin që mbajmë topin. Kemi bërë edhe disa fitore më parë, por top nuk kemi mbajtur me thënë të drejtën. Tani jeni përzier mirë, disa me eksperiencë, disa të rinj, kështu që unë erdha vetëm që t’ju shoh, t’ju uroj sukses. Unë shpresoj shumë të shkojë mirë. Detyrat e juaja ju i dini vetë, nuk ka nevojë t’ua tregoj unë e t’ju flas unë. Ju e keni nderuar këtë fanellë deri tani, e keni rrit shumë stekën dhe pritshmëritë”, u shpreh Rama në bisedën që pati me futbollistët dhe stafin e Kombëtares.

 

a.c./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • I shpëtoi operacionit të RENEA-s në Korçë, kush është Mihallaq Përgjika
  • Kryeministria për “shkarkimin” e Ristanit: Veliaj është kryetar i Tiranës, nuk ka hapësirë për interpretim
  • Zjarret përpijnë bjeshkët e Dibrës, flakët dalin jashtë kontrollit në Sllatinë
  • GJKKO e la në burg, Ergys Agasi transferohet në paraburgimin e Bradasheshit
  • Aksidenti me monopatinë i mori jetën, 13-vjeçari stërnip i At Gjergj Fishtës

Komentet e Fundit

  1. tom on Disa pyetje dhe përgjigje për paqen me Rusinë
  2. Ethem Lalaj on Tetë muajt e arratisë së Ergys Agasit, nën mbrojtjen e krimit dhe të policisë
  3. Precizim on Tetë muajt e arratisë së Ergys Agasit, nën mbrojtjen e krimit dhe të policisë
  4. Vl on Tetë muajt e arratisë së Ergys Agasit, nën mbrojtjen e krimit dhe të policisë
  5. Aldrin on Akuza e pazakontë e kryeministrit malazez: Serbia dhe Shqipëria duan të na destabilizojnë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?