Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama vlerëson Tiranën: Ka pasur një bum të jashtëzakonshëm turistësh; Në kohën e atij që gërhiste ishte simbol i pisllëkut, sot fuqi turistike në rajon
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Rama vlerëson Tiranën: Ka pasur një bum të jashtëzakonshëm turistësh; Në kohën e atij që gërhiste ishte simbol i pisllëkut, sot fuqi turistike në rajon
Aktualitet

Rama vlerëson Tiranën: Ka pasur një bum të jashtëzakonshëm turistësh; Në kohën e atij që gërhiste ishte simbol i pisllëkut, sot fuqi turistike në rajon

Published: October 1, 2022
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Tirana ka njohur këtë vit një bum të jashtëzakonshëm turistësh. Duke folur në bilancin e sezonit turistik që lamë pas, Rama theksoi se ky bum turistësh shihet jo vetëm nga të dhënat e marra nga hotelet, por dhe nga numri i lartë i apartamenteve që jepen me qira për vizitorët që zgjedhin kryeqytetin si destinacionin e pushimeve të tyre.

“Vetëm në 6 mujorin e parë kemi kaluar 1 miliard të ardhura nga turizmi, pra pothuajse dyfishin e vitit të ardhshëm. Flukset e vizitorëve të huaj, deri në gusht kemi qenë 5 milion e 600 e ca mijë turistë që është e barabartë me faktikisht 1.3 milionë më shumë se vitin e kaluar. Kemi pasur diversifikim shumë domethënës të fashave të vizituara nga veriu në jug. Dhe sidomos një turizëm që ka sjellë shumë vizitorë në disa qytete, duke filluar nga Tirana. Tirana ka pasur një bum të jashtëzakonshëm turistësh që kanë preferuar Tiranën dhe qëndrimin në Tiranë. Kjo shikohet jo vetëm nga hotelet që kanë qenë plot e përplot , por edhe nga numri shumë i madh i apartamenteve që kanë qenë të marra me qira përmes agjencive dhe në rrugë digjitale”, theksoi Rama.

Rama vlerësoi dhe pastërtinë në Tiranën, duke thënë që kryeqyteti është shumë herë më i pastër se në kohën që ai drejtohej nga Lulzim Basha. “Të gjitha përshtypjet e anketuara të vizitorëve të huaj në Tiranë, fillojnë me pastërtinë. Në një kryeqytet që ishte simboli i pisllëkut, mbas katër vitesh që ra në atë gjumin thellë që tani mbase të gjithë e kanë harruar bashkë me atë që gërhiste por ishte fakt. Sot ne kemi të gjitha mundësitë që ta shikojmë atë që do jetë Shqipëria e 2030 si një potencë turistike në gjithë këtë rajon”, nënvizoi Rama.

- Publicitet -
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • mali says:
    October 1, 2022 at 11:50 am

    Gjithe ato pasqyra perse jane?Apo t’i shikoni femrat nga gjoksi dhe shalet.C’fare shkolle ka mbaruar disenjatori i ketij ambianti?

    Reply
  • !!? says:
    October 1, 2022 at 2:54 pm

    Vazhdojnë raportimet e pandalshme nga terreni i gazetarit fantastik në kazanin e turizmit, kazanxhiut mediatik turistik, Edi Ramës duke bër xheloz të gjithë kazanin e mediave në këtë fushë. Ai me kamera e mikrofon në dor ndjek përditë turistët e huaj, duke mos harruar ti numroj ata dhe i ka dal që bum bum bumi turistik të sjell 5 miljon e 600 madje dhe ca pas këtyre deri në gusht dhe o huuuuu……kemi 1 miljarrd (euro apo lekë të vjetër) të ardhura dhe ne vrisnim mëndjen pse këtë 6 mujor është rritur mirqënia jonë gjatë kësaj kohe dhe jemi zhdëpur me “bukë turistike” të premtuara vazhdimisht sa her që flitet për turizëm.

    Ai, si gazetar i mirfillt që është, ka bër edhe anketime të tipit shkencor ala Çkëshillimi kombëtar dhe i ka dal që turistët janë mahnitur me pastërtin e Tiranës, vetkuptohet nga strategjia e incenderatorëve që në një gjuhë të huaj quhen djegës mbeturinash, dhe gazetarit Edi Rama i del që

    deri në 2030 që do të vazhdoj mandati i tretë qeverisës i Edi Ramës tjetër kryeministër, vëndi do të bëhet potencë ( thot ai me një term shqip për fjalën e huaj “fuqi”, mbas Kongresit historik gjuhësor të rilindjes ramiane) turistik në rajon.

    Lum bagladeshasit, pensionistët italian, pensionistët gjerman dhe rusët që do të popullojnë Shqipërin në 2030 se bosi i emigracionit klandestin na Skela e Vlorës , i mirnjohuri Tërxho Skafisti, i instaluar tashma legalisht në La Mansh, me fllotën e gomoneve vetm në tetor parashikonte të çoj në Britani rreth 100 000 e ca shqiptar në mosh pune, dhe

    në një intervist me zotin Tërxho dhën kazanit mediatik Dejlli Njus ai parashikon që, në qoftë se miku i tij Edi Rama, do të shtoj breshërit jetvrasëse të kallashnikovit të ngritjes së taksave dhe çmimeve, në nëntor këtë shifër ta bëj në 120 000 mijë që do të jetë një kontribut i nivelit europian i kryeministrit Edi për të rinuar popullsin e mbretit Çarls III që po plaket në mënyrë të frikshme dhe

    plani strategjik është që në 2030 të shpallet New Dubai arap turistik europian atje ku dikur ishte ndjespast Shqipëria banuar nga ndjes past kombi shqipëtar. që në 2030 do të jetë si dikur arixhinjtë endacakë në rrugët e mëdhaja të botës, nëpër këmbët e popujve të qytetruar ku politikanët nuk bëhen kryeministra dhe presidentë vetëm për të vjedhur pa mëshir popullin e tyre si Edi Ramët tanë.

    Reply
  • Enver Hoxha tungjatjeta says:
    October 1, 2022 at 3:13 pm

    ça thot ky. në koh të xhaxhit muti nuk derdhej në lanë.
    hajde njëher nga astiri të shohësh pluhur me sy.
    të.mbyt pluhuri. ti thua pastërti.
    pale kazanët e plehrave që qelben erë. ose e tër zona e sharrës mban erë të ndyrë si pasojë e incenratorit.
    atëher nuk kishte as pluhur, as plehra dhe as fekale te lana

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • FOTO / Ortek njerëzor në Tiranë në Ditën 35 të protestës! Sheshi foli edhe njëherë qartë: Largim i pushteteve të vjetra dhe të korruptuara
  • ​”I gjetëm rusët!”
  • Lea Ypi shpërndan letrën e 11 organizatave drejtuar qeverisë shqiptare
  • Rama për ZDFheute: Nuk i themi dot jo 4 mld euro! I kuptoj protestuesit, kanë shumë arsye të tjera për të dalë në rrugë
  • Aksidenti tragjik në Librazhd, a u vra 42-vjeçari nga neglizhenca e ARRSH-së?

Komentet e Fundit

  1. lato on ​”I gjetëm rusët!”
  2. Berati on Krah flamingos dhe me kokën ulur, Rama: Faleminderit për urimet dhe sharjet në këtë ditëlindje
  3. Po on LISTA: BKH zbarkon në terren, gati prangat për 25 të kërkuar në disa qytete
  4. Genti on LISTA: BKH zbarkon në terren, gati prangat për 25 të kërkuar në disa qytete
  5. ANA on Krah flamingos dhe me kokën ulur, Rama: Faleminderit për urimet dhe sharjet në këtë ditëlindje

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?