Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FAKSIMILE: Si e kaloi Blendi ylberin (ose çfarë ka ndodhur pas arrestimit të Erion Veliajt me drejtimin e Bashkisë së Tiranës)
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Investigim > FAKSIMILE: Si e kaloi Blendi ylberin (ose çfarë ka ndodhur pas arrestimit të Erion Veliajt me drejtimin e Bashkisë së Tiranës)
InvestigimLajmi i fundit

FAKSIMILE: Si e kaloi Blendi ylberin (ose çfarë ka ndodhur pas arrestimit të Erion Veliajt me drejtimin e Bashkisë së Tiranës)

Published: November 17, 2025
Shpërndaje

Blendi Sulaj ka pësuar një transformim rrënjësor në bindjet e tij politike. Fillimisht u rreshtua në krah të Fatmir Mediut, si nënkryetar i Partisë Republikane. Më pas shkoi në krahët e Lulzim Bashës në PD, duke “luftuar” me mazhorancën aktuale. Duket se nga “lufta” ai doli fitimtar, pasi kaloi “ylberin” duke “tradhëtuar” të djathtët, nëse mund t’i quash të tillë, për t’u rreshtuar vetë me qeverinë.

Pas arrestimit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt, Blendi Sulaj u emëruar nga eksponentë të lartë të mazhorancës si nënkryetar i Bashkisë së Tiranës. Ai po merret me kontrollin e territorit, nëse janë zbatuar ose jo lejet apo nëse janë zaptuar hapësirat publike. Një paradoks tepër i madh, duke qenë se vetë Sulaj ka qenë i proceduar për ndërtim pa leje. Madje, ai akuzohet se ka shkelur edhe lejen për të ndërtuar një vilë në zonën e Mjull Bathores, në Tiranë.

Nëse do të kontrollosh territorin për këto abuzime, a do t’i prishë godinat apo pallatet që ka ndërtuar vetë Blendi Sulaj?

- Publicitet -

VoxNews ka hulumtuar dhjetëra dokumente, leje ndërtimi, akte noteriale, kontrata shit-blerjesh, akte dhurimesh, ku nënkryetari i Bashkisë së Tiranës ka bërë dokumente fiktive për të fshehur miliona euro. Ai ka bërë kalime pronësie tepër të dyshimta, për disa firma që kanë pasur kapitale prej miliona eurosh, teksa në disa raste këto pasuri i ka dhuruar.

Si e kaloi “ylberin” Blendi Sulaj: Nga bizneset miliona euro te

Si e kaloi “ylberin” Blendi Sulaj: Nga bizneset miliona euro te

Faksimile: Një nga kompanitë e Blendi Sulajt ishte Bia Invest, disa muaj pasi shiti aksionet kompania u pezullua

Disa vite më parë, 33-vjeçari Blendi Sulaj hapi një kompani të quajtur “Bia Invest”, e cila merrej me ndërtime të objekteve civile. Më vonë, Sulaj shiti 50 % të aksioneve te Andri Kasneci. Megjithëse firma merrej me ndërtime, çmimi i shitjes ishte vetëm 500 euro.

Ndërkohë, disa vite më vonë, Sulaj ia shiti kompaninë plotësisht Kasnecit. Sërish, 50 % të aksioneve te kjo firmë, kaluar te Kasneci për 500 euro. Në total, nënkryetari aktual i Bashkisë së Tiranës, e shiti kompaninë për vetëm 1000 euro.

Nëse ka bërë evazion, shitje fiktive apo pastrim parash, këto mbeten për t’u hetuar. Mjafton një verifikim i thjeshtë dhe organet ligjzbatuese mund të zbulojnë shumëçka, që nga shitja fiktive e deri te ndërtimet që ka bërë kjo firmë.

A mos humbi gjurmët Sulaj me këtë shitje?! Dokumentet e hulumtuara nga VoxNews tregojnë se, disa javë pasi kompania u shit 100 %, pronari i ri e pezulloi aktivitetin e kompanisë. Një vit më vonë, ai publikoi edhe bilancet, ku rezulton se firma e ndërtimit doli me humbje në vitin e shitjes!

Si e kaloi “ylberin” Blendi Sulaj: Nga bizneset miliona euro te

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës ka pasur në pronësi edhe firmën ASINVEST International

Sipas dokumenteve që disponon redaksia jonë, familja Sulaj ka pasur në pronësi edhe kompaninë ASINVEST International, e cila merrej me operacione dhe transaksione të çdo lloji lidhur me importin e mallrave industrialë.

Shitja ishte për vetëm disa qindarka, teksa koha kaloi dhe në muajin gusht të vitit 2025, tashmë nga karrigia e nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Blendi Sulaj shiti edhe aksionet e tjera të firmës së tij. 33-vjeçari ia shiti aksionet z. Bahri Qordjas, i cili ka lindur në vitin 1967, teksa është banor i Tiranës. Ashtu siç do të dalë edhe më vonë, z. Bahri nuk ka pasur asnjë aktivitet apo kapital që të bënte këto blerje.

Ka dyshime të forta se emri i tij është vetëm një prestanome, ku Blendi Sulaj po tenton që të fshehë gjurmët në biznese. Çfarë lidhje ka Blendi Sulaj me Bahri Qordjan?!

Si mund t’i shesësh një individi të tillë aksionet e një firme që zotëron miliona euro kapital, në rivierën shqiptare, për vetëm 750 euro? Të shesësh aksionet vetëm e vetëm që të mbash karrigen e shtetit, vetëm Blendi Sulaj mund ta bëjë. Natyrisht që veprimet meritojnë një hetim të thelluar të organeve shtetërore, të cilat mund të gjejnë se Sulaj po fsheh të ardhurat, po bën evazion apo edhe po konsumon vepër penale si pastrim parash.

Si e kaloi “ylberin” Blendi Sulaj: Nga bizneset miliona euro te

Faksimile: Blendi Sulaj ka themeluar edhe kompaninë “ASINVESTMENT”, ku megjithëse merrej me ndërtim, ai e ka falur

Por, një nga rastet më flagrante dhe tepër të dyshimta, ka qenë padyshim themelimi i kompanisë “ASINVESTMENT”, në maj të vitit 2021. Firma merrej me ndërtim dhe projektim godinash, apo me shit-blerje pronash. Gjithashtu, edhe me reklama apo edhe ndërtime faqesh të internetit. Me këtë firmë, Sulaj bëri edhe fushatën e Bashës në vitin 2021, ku rezultati dihet nga të gjithë.

Dy vite pasi ai e themeloi, në vitin 2023, Sulaj nënshkruan një deklaratë “dhurimi kuotash”, në favor të Ermal Haxhiajt. Ndërkohë, në muajin mars të vitit 2024, Ermali ia dhuron kuotat nënës së tij, Luanesha Haxhiaj.

Si e kaloi “ylberin” Blendi Sulaj: Nga bizneset miliona euro teSi e kaloi “ylberin” Blendi Sulaj: Nga bizneset miliona euro te

Si e kaloi “ylberin” Blendi Sulaj: Nga bizneset miliona euro te

Faksimile: Në muajin tetor 2024, qeveria i dha një leje firmës për kullë 20 katëshe te zona e Liqenit të Thatë në Tiranë

Por, çuditë e Sulajt dhe të firmave të tij s’kanë të sosur. Kompania që ai dhuroi dhe kishte kapitale e prona me vlera të konsiderueshme, arrin të marrë një leje më datë 4 tetor 2024. Sipas dokumenteve, Këshilli Kombëtar i Territorit, i kryesuar nga kryeministri Edi Rama dhe me firmë të zv.kryeministres Belinda Balluku, i japin kësaj firme një leje për kullë 15 dhe 20 kate.

“KKTU vendosi miratimin e lejes së zhvillimit për objektin ‘godinë rezidenciale me 15 kate dhe 20 kate mbi tokë dhe 2-7 kate nëntokë’, me vendndodhje në zonën e Liqenit të Thatë, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “ASINVESTMENT” sh.p.k” thuhet në vendim.

Si e kaloi “ylberin” Blendi Sulaj: Nga bizneset miliona euro te

Faksimile: Në muajin qershor 2025, Blendi Sulaj bëhet administrator i kompanisë me afat deri në 2030-ën

Pas marrjes së kësaj leje, Blendi Sulaj shfaqet sërish me letra në këtë firmë. Në datën 12 qershor të këtij viti, përfaqësuesi ligjor Albi Peti, emri i të cilit ndodhet në lejen e KKTU-së, largohet nga firma dhe vendin e tij e zë Blendi Sulaj, me një afat deri në vitin 2030.

Si e kaloi “ylberin” Blendi Sulaj: Nga bizneset miliona euro te

Si e kaloi “ylberin” Blendi Sulaj: Nga bizneset miliona euro te

Faksimile: Në tetor të vitit 2025, Luanesha Haxhiaj ia shet firmën Bahri Qordjas, prestanomes së Blendi Sulajt

Veprimet fiktive të Blendi Sulajt vijojnë edhe në javët e fundit. Megjithëse ai del në televizor sikur bën punë për kontrollin e territorit në Tiranë, nën zë dhe në fshehtësi vijon planin e tij, për kryerjen e veprimeve fiktive me firmat që ka në zotërim.

Sipas dokumenteve që ka hulumtuar VoxNews, në datën 16 tetor 2025, Luanesha Haxhiaj firmos një kontratë shitje kuotash në favor të z. Bahri Qordjas, një emër që është përdorur nga Sulaj edhe për kompaninë e parë. Ka dyshime tepër të mëdha se pas Qordjas është pikërisht nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, i cili për të fshehur gjurmët e ndonjë konflikti të mundshëm të interesit, pasi mori leje për kullë 20 kate mbi tokë dhe 7 kate nëntokë, bën këto veprime.

Por, mjafton që këto institucione të pyesin punonjësit apo emrat e lartpërmendur dhe do të dalin në konkluzionin se nënkryetari i Bashkisë së Tiranës ka fshehur pasurinë, po tenton që të pastrojë paratë dhe bën evazion të dukshëm. Nëse do të hetohet ose jo, kjo mbetet për t’u parë, duke qenë se ai është një nga njerëzit më të besuar të eksponentëve të lartë të qeverisë, të cilët i kanë dhënë edhe lejen për kullë.

Si e kaloi “ylberin” Blendi Sulaj: Nga bizneset miliona euro te

Si e kaloi “ylberin” Blendi Sulaj: Nga bizneset miliona euro te

Faksimile: Në emër të Blendi Sulajt është edhe bar – restorante DINO’S në zonën e ish-Bllokut, që e bleu për disa qindarka

Në vitin 2021, Blendi Sulaj u bë pronar i një bar – restoranti në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Ai arriti të shtjerë në dorë një pasuri të stërmadhe për vetëm 1 euro. Ka dyshime të mëdha se kontrata është bërë fiktive, njëjtë siç vepron me të gjitha bizneset Blendi Sulaj. Sipas dokumenteve, ai e bleu barin nga z. Dino Disaro dhe znj. Migena Stafa.

Si e kaloi “ylberin” Blendi Sulaj: Nga bizneset miliona euro te

Faksimile: Njoftimi i Policisë së Tiranës që e procedonte Blendi Sulajn për ndërtim pa leje

Disa muaj pas këtij transaksioni tepër të dyshimtë, Policia e Tiranës doli me një njoftim zyrtar, ku e procedonte z. Blendi Sulaj për ndërtim të paligjshëm. Në njoftim bëhet me dije se ai ishte kapur në shkelje, duke qenë se bënte punime dhe betononte një sipërfaqe publike. Por, çudia në këtë rast pak zgjati, teksa me manovra që tashmë dihen në institucionet e tjera, Sulaj doli “pa lagur”.

Duke synuar edhe postet shtetërore, të cilat mund t’i hapnin shumë rrugë, ai ka kaluar disa “ylbere”. Aktualisht mban postin e nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës dhe çuditërisht i është besuar roli i kontrolluesit të territorit.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i VoxNews, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar VoxNews dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Skypion says:
    November 17, 2025 at 9:07 pm

    Pat thene dikur nje analist i socialistes: qelbesira te te gjitha llojeve, bashkohuni!
    E me te vertete, u bashkuan dhe fituan qelbesirat.Ka plot 12 vite qe qeverisemi nga kjo aleance e qelbet. Kurse autorin e thirrjes se famshme, Rama e beri ambasador ne vend pellumbash, ne Zvicer…!
    Qelbesirat, sic dihet jane qelbesira; pavaresisht ngjyres, mavi apo blu. Mirepo, kjo pati nje te mire te madhe, se qelbesirat qe ishin ne PD, duke pare “suksesin” e aleances se qelbet, filluan nje nga nje te iknin nga PD-ja tek PS-ja. Gjithe cka ishin qelbesira ne PD, shkuan tek PS-ja; dhe vazhdojne te shkojne edhe sot e kesaj dite. PS-ja eshte vendi ku ata do te duhej te ishin qe ne fillim fare; pra shkuan tek vendi i duhur dhe, sic do te thoshte historiani enverist Paskal Milua, ne anen e duhur te historise… te historise se qelbesirave.

    Reply
  • demo says:
    November 17, 2025 at 9:37 pm

    Nje bie mijra ngrihen.
    O Edi Rama,cfare i ben ketyre?Jane shtuar si mijte ne hambar.Ja more gjithe hajdutet Berishes.Kishte mbetur me 7 vete,Nuk ka ci ben me SPAKU KETYRE!Ketu duhet te hyje Ushtria Izraelite.

    Reply
  • Detari says:
    November 18, 2025 at 8:04 am

    ketu ke te drejte demo, vetem nje MOSAD e pastron ate vend.

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    November 18, 2025 at 9:27 am

    VO:
    -Mua socialistit 100 karat 1991,tashmë po më mbushet mëndja se EDI RAMA po e bashkon PS-në me PD-në(Jo copën e bandës së etritoleve të Saliut) për të qeverisur deri 2050,pasi nuk ka më PD,Opozitë.!
    -Po kështu,E.Rama me marrjen e Qeverisjes në 2013,nuk u mor me 101 krimet e Saliut dhe berishizmit(të paktën për Gërdecin e 21 janarin me 31 viktima me VKM E URDHËR QEVERIE),duke e lën të lirë Liul/Saliun për të hedhur baltë mbi Socialistët,ku 100 prej tyre i MBËRTHEU SPAK prej prapanice dhe i kalli në burg pa fakte e pa gjykuar me muaj e vite,siç ndodhi me S.Tahirin,LaliErin,etj.
    -Fakti që E.Rama dërgoi që në fillim në BSH,Ridvan Biden e firmave PIRAMIDALE,etj,u kuptua se ky kishte nevojë për VOTA dhe jo për të ndëshkuar të degjeneruarit në korrupsion madhor,me në krye S.Berishën,i cili ka RREDHUR SPAK+GJKKO 1992.
    -Kjo ishte arsyeja që DASH e shpalli Non Grata të korruptuarin e madh 25 vjeçar,i cili tashmë po i nxjerr gjuhën gjith Planetit.
    -Tashmë me këtë BLENDI SULËN,Edi Rama po e mbush kupën & po derdhet,pasi po lë në rrugë Socialistët dhe po punëson OPOZITARËT E DEGJENERUAR,të cilët po i ngulin THIKËN PAS SHPINE.!
    -A e lexon vall E.Rama këtë artikull në DITA.?
    -Ju që banoni në Tiranë dëgojani KM një kopje të GAZETËS DITA,MË TË PAANSHMEN NË SHQIPËRI.!
    -Ndërsa unë PROVINCIALI po vazhdoi të “ledhatoi” Non Gratën në Fb tim.!
    -Shqipëtar,mos u tregoni INDIFERENT ndaj MAFJES SHQIPËTARE ME KULLARE.!
    EL News Albania

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    November 18, 2025 at 9:31 am

    VO:
    -Mua socialistit 100 karat 1991,tashmë po më mbushet mëndja se EDI RAMA po e bashkon PS-në me PD-në(Jo copën e bandës së etritoleve të Saliut) për të qeverisur deri 2050,pasi nuk ka më PD,Opozitë.!
    -Po kështu,E.Rama me marrjen e Qeverisjes në 2013,nuk u mor me 101 krimet e Saliut dhe berishizmit(të paktën për Gërdecin e 21 janarin me 31 viktima me VKM E URDHËR QEVERIE),duke e lën të lirë Liul/Saliun për të hedhur baltë mbi Socialistët,ku 100 prej tyre i MBËRTHEU SPAK prej prapanice dhe i kalli në burg pa fakte e pa gjykuar me muaj e vite,siç ndodhi me S.Tahirin,LaliErin,etj.
    -Fakti që E.Rama dërgoi që në fillim në BSH,Ridvan Biden e firmave PIRAMIDALE,etj,u kuptua se ky kishte nevojë për VOTA dhe jo për të ndëshkuar të degjeneruarit në korrupsion madhor,me në krye S.Berishën,i cili ka TREDHUR SPAK+GJKKO QË NË 1992.!
    -Kjo ishte arsyeja që DASH e shpalli Non Grata të korruptuarin e madh 25 vjeçar,i cili tashmë po i nxjerr gjuhën gjithë Planetit.!?
    -Tashmë me këtë BLENDI SULËN,Edi Rama po e mbush kupën & po derdhet,pasi po lë në rrugë Socialistët dhe po punëson OPOZITARËT E DEGJENERUAR,të cilët po i ngulin THIKËN PAS SHPINE.!
    -A e lexon vall E.Rama këtë artikull në DITA.?
    -Ju që banoni në Tiranë, dëgojani KM një kopje të GAZETËS DITA,MË TË PAANSHMEN NË SHQIPËRI.!
    -Ndërsa unë PROVINCIALI po vazhdoi të “ledhatoi” Non Gratën në Fb tim.!
    -Shqipëtar,mos u tregoni INDIFERENT NDAJ MAFJES SHQIPËTARE ME KOLLARE.!?
    EL News Albania

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 12 qershor 2026
  • “Administrata të bashkohet me popullin”! Sot, antimitingu i Ramës, ja thirrja që kanë përhapur protestuesit
  • FOTO: Det me njerëz në Tiranë, në ditën e 12-të të protestës! Marshim kilometrik nga Bulevardi në Astir, koha e heshtjes ka mbaruar!
  • Për të gjithë dashnorët e investimit Kushner
  • Viza “mjekësore” një hakmarrje mizore e Berishës ndaj SHBA-së

Komentet e Fundit

  1. Replikuesi on Shqipëria përjeton protestën më të madhe pas rënies së komunizmit
  2. Belinda on Gazetari investigativ: Heqja e nongratës, gënjeshtra e radhës e Berishës, ja kush dhe pse po e përhapë
  3. nje qytetar on Qofsh e bekuar rini e vëndit tim! Protesta dhe dy propozime racionale  
  4. Berati on Gazetari investigativ: Heqja e nongratës, gënjeshtra e radhës e Berishës, ja kush dhe pse po e përhapë
  5. Deputeti vrases i Europes, "kurves se motit" sipas epikut Fishta on Iu hoq “non grata”? Berisha pritet me duartrokitje nga demokratët në Kuvend. Ambasada Amerikane: Pyesni DASH!

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?