Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: RAPORTI: Asgjësimi i pulave dhe vezëve të “Aiba” u krye me shkelje dhe mangësi dokumentacioni
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > RAPORTI: Asgjësimi i pulave dhe vezëve të “Aiba” u krye me shkelje dhe mangësi dokumentacioni
AktualitetKronike

RAPORTI: Asgjësimi i pulave dhe vezëve të “Aiba” u krye me shkelje dhe mangësi dokumentacioni

Published: March 26, 2026
Shpërndaje

Shpendët e prekur nga influenca aviare A H5N8 dhe laringo-trakeiti infektiv nuk u groposën konform rregullave në fuqi, sipas auditimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Raporti i KLSH-së ka gjetur shkelje të shumta procedurale dhe mungesë dokumentacioni në procesin e asgjësimit të shpendëve, duke ngritur shqetësime për mënyrën e menaxhimit të mbetjeve me rrezik biologjik dhe ndikimin e mundshëm në mjedis dhe shëndet.

Sipas auditimit, në vitin 2022 janë groposur 3,214 pula në kompaninë “Aiba” në fshatin Rrashbull të Bashkisë Shijak.

- Publicitet -

Procesverbali për këtë veprim nuk përcaktonte vendin konkret të groposjes dhe rezulton i panënshkruar nga përfaqësuesit e pushtetit vendor, Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, tatimeve, Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor dhe strukturave të epidemiologjisë.

Auditimi thekson se përcaktimi i vendit të groposjes është bërë në kundërshtim me legjislacionin për shërbimin veterinar, mbrojtjen e mjedisit dhe menaxhimin e burimeve ujore.

Po në njëjtin vit janë grumbulluar, transportuar dhe asgjësuar gjithsej 66,274 shpendë të ngordhur nga e njëjta kompani, përkatësisht 35,000 dhe 31,274 krerë.

Procesverbalet e këtij operacioni rezultojnë të paplota, ndërsa auditimi konstaton se subjekti transportues nuk kishte licencën e duhur për kategorinë e mbetjeve infektive që lidhen me kujdesin veterinar.

Shkelje të tjera janë evidentuar në rastin e groposjes së 317,790 krerëve shpend në fshatin Bodinak, Maminas.

Për vendin e groposjes nuk kishte dokument pronësie, hartë treguese apo planimetri, si dhe nuk kishte asnjë studim mbi përshtatshmërinë e tokës, praninë e ujërave nëntokësore apo rrezikun e ndotjes së tyre.

Po ashtu, auditimi konstatoi mungesë kontrate për shërbimin e kryer, mungesë faturash dhe dokumentesh për sasinë e shpendëve të dorëzuar për asgjësim.

Një tjetër rast lidhet me groposjen e 212,900 krerëve shpend nga një tjetër subjekt në fshatin Xhafzotaj të Durrësit.

Edhe në këtë rast procesverbalet rezultojnë pa firmat e institucioneve që duhet të merrnin pjesë në proces dhe pa dokumentacion për përshtatshmërinë e tokës, praninë e ujërave nëntokësore apo distancat nga zonat e banuara dhe burimet ujore.

Probleme të ngjashme janë konstatuar edhe për asgjësimin e 540,410 kokrrave vezë të kompanisë “Aiba” në fshatin Rrashbull gjatë po këtij viti.

Këto mangësi tregojnë se proceset e asgjësimit të shpendëve dhe produkteve të tyre nuk janë shoqëruar me dokumentacion të plotë teknik, mjedisor dhe financiar, duke krijuar risk për kontrollin e mbetjeve infektive dhe për mbrojtjen e mjedisit./ekofin

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Sprovat e 8 tetorit: Pse qytetarët duhet ta mbajnë Berishën larg kauzës së tyre
  • VIDEO: Protestat, kryebashkiaku bëhet “mburojë” për studentët në Francë, momenti kur del para policisë duke i mbrojtur
  • Tre vjet nga 7 tetori, Izraeli përkujton viktimat, në pritje të zgjedhjeve
  • VIDEO: Tension dhe grushte në fushë, Serbi-Rusi si arenë lufte
  • Si është polarizuar konsumi: Në 2015 pesë qarqe mbi mesataren, në 2025 vetëm Tirana

Komentet e Fundit

  1. Mollosi on Çfarë ndryshimesh miratoi mbrëmë Kosova për Gjykatën Speciale, a mjafton vota e Kuvendit
  2. edhe uji qelbet duke ndenjur on Sprovat e 8 tetorit: Pse qytetarët duhet ta mbajnë Berishën larg kauzës së tyre
  3. K R on Vendet kandidate për në BE, edhe nëse pranohen, do përballen me një “periudhë prove” 15-vjeçare pas anëtarësimit
  4. Koloneli on Sprovat e 8 tetorit: Pse qytetarët duhet ta mbajnë Berishën larg kauzës së tyre
  5. Cen durimmadhi on Sprovat e 8 tetorit: Pse qytetarët duhet ta mbajnë Berishën larg kauzës së tyre

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?