Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Raporti i antidrogës greke: Bie transporti i marijuanës nga Shqipëria
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Raporti i antidrogës greke: Bie transporti i marijuanës nga Shqipëria
AktualitetKronike

Raporti i antidrogës greke: Bie transporti i marijuanës nga Shqipëria

Published: August 8, 2024
Shpërndaje

Shqipëria vijon të mbetet një nga furnizuesit kryesorë të marijuanës së papërpunuar për Greqinë, ndonëse gjatë vitit 2023 shifrat kanë ardhur në rënie, thuhet në një raport të policisë së antidrogës greke.

Sipas raportit 18.11% e marijuanës së papërpunuar u identifikua me origjinë nga Shqipëria, e futur në Greqi, kryesisht përmes kufirit tokësor.

Policia greke e antidrogës vlerëson se rreth 72.01% e marijuanës së futur në Greqi gjatë vitit 2023 ka origjinë të panjohur.

- Publicitet -

“Ka një numër të konsiderueshëm rastesh ku origjina e marijuanës nuk ishte përcaktuar qartë dhe dyshohet se ka qenë kryesisht në Shqipëria, pasi konfiskimet u zhvillua në zona afër kufirit greko-shqiptar”, thuhet në raportin e antidrogës greke.

Ndërsa shifrat duket se kanë shënuar një rënie krahasuar me vitin 2022 ku rreth 40% e marijuanës së kapur në Greqi rezultonte nga Shqipëria, sipas antidrogës greke, rrjetet shqiptare të marijuanës mbeten aktive sidomos në tregun e shpërndarjes.

Sipas raportit rreth 25% e anëtarëve të grupeve të krimit të organizuar të trafikut të mariajunës ishin shtetas shqiptarë dhe rreth 63% ishin grekë.

Sipas raportit edhe në sasitë e kultivuara në Greqi të bimëve narkotike shtetasit shqiptarë përbënin rreth 24% të personave të përfshirë në kultivimin e marijuanës ndërsa 67% ishin shtetas grekë, ndërkohë që gjatë vitit 2203 policia greke shkatërroi mbi 28 mijë bimë narkotike.

Raporti thotë se transportuesit e narkotikëve veprojnë përmes kalimeve të paruajtura në kufirin verior grek fqinj me Shqipërinë por edhe në atë të Maqedonisë së Veriut duke mbartur thasë me marijuanë të papërpunuar në këmbë, nëpër pyje, nëpër zonat e vështira dhe të shkreta të kufirit.

“Fillimisht i fshehin ato dhe më pas grupe të tjera organizojnë transportimin e marijuanës nga kufiri në thellësi të vendit”, thotë raporti.

Vlera e përllogaritur nëse sasitë e marijuanës do të përfundonin në tregun kriminal sipas antidrogës greke për vitin 2023 ishte mbi 145 milionë euro.

Raporti i antidrogës greke thotë se numri i personave të akuzuar për aktivitete në fushën e drogës në vitin 2023 në Greqi ishte 15.941 persona, ku të akuzuarit në 73.22% ishin shtetas grekë dhe 23.98% ishin të huaj, e më shumë përkatësisht shtetasit e Shqipërisë 7,96%, Pakistani 2,35%, Afganistani 1,91%./VOA

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 8 Korrik 2026
  • Qeveria jep 4 milionë euro nga fondi i emergjencës për koncertin e Kanye West
  • LETËR E HAPUR
  • FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  • Atentati që tronditi Monakon, e dyshuara gjendet e vrarë pranë Kievit

Komentet e Fundit

  1. Populli on Qeveria jep 4 milionë euro nga fondi i emergjencës për koncertin e Kanye West
  2. nastradini on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  3. Emigranti on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  4. Emigranti on LETËR E HAPUR
  5. Bruno on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?