Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Raporti i DASH: Gazetarët praktikojnë vetë-censurim për shkak të presioneve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Raporti i DASH: Gazetarët praktikojnë vetë-censurim për shkak të presioneve
KronikeLajmi i fundit

Raporti i DASH: Gazetarët praktikojnë vetë-censurim për shkak të presioneve

Published: August 20, 2025
Shpërndaje

Liria e medias në Shqipëri po përballet me sfida serioze, sipas Raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për të Drejtat e Njeriut për vitin 2024, i cili dokumenton praktikën e përhapur të vetë-censorimit nga ana e gazetarëve dhe raste konkrete intimidimi nga autoritetet.

Raporti zyrtar amerikan thotë se megjithëse kushtetuta parashikon lirinë e shprehjes për anëtarët e shtypit dhe medias së tjera, gazetarët “shpesh praktikojnë vetë-censorim për të shmangur dhunën dhe ngacmimin ose për të siguruar punësim.”

Një nga rastet më të dokumentuara të vitit 2024 ndodhi në mars, kur Sindikata e Gazetarëve të Shqipërisë dënoi publikisht kryeministrin për përdorimin e “gjuhës intimiduese” me një gazetar që po hetonte investimet turistike në vend.

- Publicitet -

Sipas raportit amerikan, “disa gazetarë raportuan se morën komunikime kërcënuese ose u bënë viktima të fushatave publike të shpifjes pas raportimit mbi korrupsionin e supozuar qeveritar ose keqpërfaqësimin.”

Raporti thotë se organizatat e pavarura mediatike dhe gazetarët profesionistë pohojnë se “qeveria, partitë politike, bizneset dhe grupet kriminale kërkojnë të ndikojnë mediat në mënyra të papërshtatshme dhe jotransparente.”

Një zhvillim shqetësues, sipas departamentit amerikan, është shantazhi i përdorur nga media, kryesisht ajo on-line.

“Ka raporte të besueshme për përfaqësues të lartë të medias që përdorin outlet-et e tyre për të shantazhuar bizneset duke kërcënuar me mbulim të pafavorshëm mediatik” – thuhet në raport.

Presioni politik, korrupsioni dhe mungesa e financimit kufizon pavarësinë e medias së shkruar, ndërsa mungesa e kontratave të punës të zbatueshme “redukton pavarësinë e reporterëve dhe kontribuon në anësi në raportim,” sipas raportit.

Një problem i rëndësishëm që dokumenton raporti është zvogëlimi i qasjes në informacionin publik.

“Mediat raportojnë se qasja në informacionin publik ka vazhduar të zvogëlohet, dhe gazetarët gjejnë gjithnjë e më të vështirë të marrin dokumente publike dhe të marrin përgjigje në kohë nga institucionet publike për pyetjet mediatike”, thuhet në dokument.

Kjo situatë ndikon edhe në institucionet akademike, ku “organizatat raportojnë shqetësim për lirinë akademike, duke pretenduar se disa institucione akademike publike zgjodhën ose emëruan udhëheqës për shkak të lidhjeve të tyre politike.

Ndikimi politik në media

Raporti dokumenton se “qeveria, partitë politike dhe grupet kriminale përdorin lidhje të drejtpërdrejta me pronarët e medias dhe redaktorët e lartë për të ndikuar në mbulim.”

Presioni politik, korrupsioni dhe mungesa e financimit kufizon pavarësinë e medias së shkruar, ndërsa mungesa e kontratave të punës të zbatueshme “redukton pavarësinë e reporterëve dhe kontribuon në anësi në raportim,” sipas raportit.

Situata e vështirë e gazetarëve pasqyrohet edhe në kushtet e përgjithshme të punës në vend. Raporti dokumenton se “sindikatat janë përgjithësisht të dobëta dhe të politizuara” dhe se “qeveria nuk zbaton ligjin në mënyrë efektive.”

Sipas Qendrës së Solidaritetit, të cilën e citon raporti, “ndërsa ligji parashikon mbrojtje të plotë për punëtorët që të formojnë dhe t’i bashkohen sindikatave, punëtorët ende kanë frikë nga hakmarrja dhe nuk i besojnë sistemit të drejtësisë për zbatimin e ligjit të punësimit.”

Dokumenti i Departamentit Amerikan të Shtetit për të Drejtat e Njeriut në Shqipëri për vitin 2024 përfundon se “nuk kishte ndryshime të rëndësishme në situatën e të drejtave të njeriut në Shqipëri gjatë vitit,” por identifikon “raporte të besueshme për kufizime serioze në lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias, përfshirë vetë-censorimin e gazetarëve” si çështje të rëndësishme të të drejtave të njeriut.

Raporti dokumenton se “qeveria, partitë politike dhe grupet kriminale përdorin lidhje të drejtpërdrejta me pronarët e medias dhe redaktorët e lartë për të ndikuar në mbulim.”

Organizatat mediatike shprehin shqetësim se gazetarët “hasin pengesa të konsiderueshme në monitorimin ose raportimin e procesit zgjedhor brenda institucioneve”, megjithatë, raporti përmend edhe një zhvillim pozitiv.

Në prill 2024, parlamenti themeloi një komitet ad hoc për dezinformimin dhe “në takimet e saj fillestare komisioni ftoi anëtarë të organizatave mediatike dhe organizatave jofitimprurëse (OJQ) të marrin pjesë dhe të monitorojnë punën e komisionit.”

“Mediat dhe shoqëria civile i panë këto veprime si hap pozitiv drejt mbrojtjes së lirisë së shprehjes”, thuhet në raport.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Si u katandis kështu Partia Socialiste?
  • 60 vjet pas zbulimit të amfiteatrit të Durrësit
  • Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  • Reforma territoriale, Rama reagon për protestat dhe djegien e teserave të PS: “Vajtorët dhe vajtojcat…”
  • Aksidenti në galeritë e minierës së kromit, vijojnë ende kërkimet për minatorin e bllokuar në Bulqizë

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  2. Katiu on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  3. Vlora 97 on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  4. Anonymous on Sa është vjedhur te AKSHI? Ermal Beqirit i zbulohen në Francë mbi 2 milionë euro llogari bankare, apartamente dhe… kështjellë me vlerë 2.6 milionë euro!
  5. 1thundrak on Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?