Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Raporti i Komitetit të Helsinkit: Krizë politike dhe gjuhë urrejtje
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Raporti i Komitetit të Helsinkit: Krizë politike dhe gjuhë urrejtje
AktualitetBote

Raporti i Komitetit të Helsinkit: Krizë politike dhe gjuhë urrejtje

Published: December 22, 2023
Shpërndaje

Në Tiranë Komiteti Shqiptar i Helsinkit tha sot në një raport se tensionet në jetën politike të vendit po pengon zhvillimin e qëndrueshëm të shumë sektorëve, mes të cilëve të drejtat e njeriut dhe institucioneve demokratike.

Raporti vlerëson punën e nisur nga institucionet e reja të drejtësisë pas reformimit, ndërsa sheh me shqetësim shkrirjen e gati gjysmës së gjykatave të vendit për shkak të hartës së re gjyqësore.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit publikoi sot gjetjet kryesore të Raportit Krahasimor 2-vjeçar të Monitorimit (2022 – 2023) mbi respektimin e drejtave dhe lirive themelore të njeriut në Shqipëri. KSHH shprehu shqetësim për zhvillimet politike në Shqipëri, të cilat kanë dëmtuar institucionet demokratike dhe jetën e qytetarëve.

- Publicitet -

Komiteti vëren në raport një mungesë sistematike të reagimit të Kuvendit për tu dhënë përgjigj kauzave, që ngrihen nga shoqëria civile përmes peticionesh, si dhe mungesën e konsultimeve me grupet e interesit me komisionet parlamentare dhe institucioneve të pavarura. Kuvendi i jep përparësi nismave ligjore të ardhura nga qeveria, duke krijuar një praktikë jo të barabarta.

Drejtuesja e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Erida Skëndaj, tha jeta politike në vend është shumë e tensionuar dhe kjo pengon zhvillimin e qëndrueshëm të shumë fushave, mes të tjerave edhe respektimin e të drejtave njerëzore.

“Kriza e brendshme politike këto dy vitet e fundit ka sjellë një polarizim të tejskajshëm, gjuhë të paprecedentë urrejtje, konflikte në parlament dhe mungesë të dialogut, i cili është shumë i rëndësishëm për demokracinë dhe qëndrueshmërinë e reformave. Kjo situatë ka dobësuar vlerat themelore të demokracisë si toleranca, gjithëpërfshirja, transparenca dhe llogaridhënia”, theksoi zonja Skëndaj.

Në Raport thuhet se harta e re gjyqësore solli shkrirjen e 18 gjykatave në shkallë vendi, duke sjellë një situatë të jashtëzakonshme, ku kostot avokatore janë rritur nga 50-200 për qind, nga ana tjetër integriteti i institucioneve të reja të drejtësisë si KLGJ dhe KLP, sepse ka të dhëna për emërime nepotike në prokurori dhe polici gjyqësore persona me lidhje familjare mes tyre dhe me politikanë të lartë.

Vetingu, sipas raportit, ende nuk ka dhënë efektet e pritura për të vënë para drejtësisë ata që dolën me pasuri të pajustifikueshme.

Zonja Skëndaj vlerësoi punën e organeve të reja të drejtësisë kundër korrupsionit, por tha se edhe parandalimi i korrupsionit është një fushë ku nevojitet vëmendje më e madhe.

“Komiteti i Helsinkit vlerëson si pozitivë veprimtarinë e institucioneve të specializuara kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe Gjykatës së Posaçme, të cilat po hedhin bazat e para në luftën kundër pandëshkueshmërisë, si zyrtarëve të nivelit të lartë të akuzuar për korrupsion. Të dhënat e procedimeve të SPAK-ut nxjerrin në pah një besim të shtuar të denoncuesve në misionin e tij. Por nga ana tjetër, ky besim nuk reflektohet në prokuroritë e juridiksionit të zakonshëm”, theksoi zonja Skëndaj.

Raporti krahasimor dy vjecar mbi të drejtat e njeriut u paraqit sot në tubimin e 33 vjetorit të krijimit të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, si një nga forumet e para të shoqërisë civile në shqipëri.

Regjisori i njohur Kujtim Cashku është një nga bashkëthemeluesit e kësaj organizate, ku për herë të parë u ngrit zëri për mbrojtjen e të drejtave njerëzore pas afro gjysmë shekulli diktaturë komuniste.

“Shqiptarët ishin shumë të lodhur nga ligjet e diktaturës, dhe nga frika u detyruan t’i zbatojnë ato. Por më pas demonstruam që ne nuk ishim ende të zotë të administronim ligjet në liri. Sot kemi disa ligje sipas standarteve nga vendet e qytetëruara demokratike, por vërej se shumë ligje dhe zbatimi i tyre janë shumë larg nga individi. Kjo sjell një konflikt të madh shoqëror. Ende jemi viktima idolatrish, viktima fetishesh, sepse e projektojmë shoqërinë në funksione vertikale dhe jo në funksione të përgjegjësisë qytetare”, tha zoti Çashku.

Raporti i KSHH-së mbi të drejtat e njeriut në Shqipëri konstaton gjendjen e dobët infrastrukturore në disa burgje.

Po ashtu në të renditen një seri shkeljesh në proceset zgjedhore dhe në të drejtën e informimit dhe lirisë së shprehjes, ku vështirësitë janë bërë edhe më sfiduese.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës flasin më shumë se vetë fjalimi
  • MESAZH KRYEMINISTRIT
  • Protesta, Rama e heq Albin Kurtin nga lista e “armiqve të jashtëm”
  • ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  • MEPJ dënon heqjen e flamurit të ambasadës së Izraelit: Akt i turpshëm dhe i papranueshëm

Komentet e Fundit

  1. ¿? on VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës flasin më shumë se vetë fjalimi
  2. xxx on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  3. Drin on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  4. ILIR on Rama vijon me “armiqtë e jashtëm”, u tregon protestuesve Waterlonë: Po mbroni interesat e “dikujt tjetër”
  5. Anonymous on Kush mban përgjegjësi për modelin? Rruga e parave të kokainës drejt ‘lejeve strategjike’ të qeverisë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?