Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Raporti: Mbi 365 hektarë me pisha u dogjën në zonën e mbrojtur të Pish Poro-Nartë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Raporti: Mbi 365 hektarë me pisha u dogjën në zonën e mbrojtur të Pish Poro-Nartë
Aktualitet

Raporti: Mbi 365 hektarë me pisha u dogjën në zonën e mbrojtur të Pish Poro-Nartë

Published: December 1, 2023
Shpërndaje

Zjarri i shtatorit të këtij viti në zonën e mbrojtur natyrore të Pishë Porosë, në Fier, ka djegur plotësisht një sipërfaqe pyjore me pisha prej 365, 78 hektarë e cila nuk mund të gjenerohet më në rrugë natyrore.

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura në përgjigje të një kërkese për informim të Zërit të Amerikës tha se vlera e dëmit të përllogaritur, sipas akteve ligjore, kap shifrën e 1,2 milionë dollarëve. Sipas Agjencisë zjarri që nisi më 23 shtator dhe vijoi disa ditë përshkoi një sipërfaqe të përgjithshme prej 818.5 hektarë.

Të dhënat për dëmtimet nga zjarri masiv u mblodhën në terren nga një grup përfaqësuesish, jo vetëm të institucioneve, por edhe Fakultetit të Shkencave Pyjore dhe organizatave të shoqërisë civile. Një raport i hartuar prej tyre jep më shumë të dhëna për zonat pyjore të djegura plotësisht, që nuk mund të rigjenerohen dhe duhen të priten dhe zonat ku duhen kryer pastrime të parcelave pyjore.

- Publicitet -

Pasojat e djegies së masiveve të mëdha pyjore në zonën e mbrojtur natyrore “Pishë Poro –Nartë”, sipas specialistëve pritet të jenë të mëdha për sa i përket erozionit dhe depërtimit të detit në tokë.

Brezi i pishave të buta halore, mbjellë rreth shtatëdhjetë vite më parë, shërbente si mbrojtje dhe dëmet nga zjarri herë pas herë po e degradojnë këtë masë mbrojtëse në pjesën më të madhe të kësaj zone bregdetare. Pamjet me dron të këtyre ditëve në bregdetin e Semanit flasin për sipërfaqet e mëdha pyjore që janë djegur plotësisht dhe nuk kanë më rol mbrojtës si dhe të ujrave të detit që depërtojnë në thellësi të tokës.

Zjarri i shtatorit të këtij viti ishte me pasojat më të mëdha të këtyre viteve të fundit dhe autoritetet prej 10 ditësh nuk arritën të vinin kontroll për shkak të erërave të forta dhe pamundësisë për të depërtuar në brendësi të vatrave të zjarrit.

Ministria e Mbrotjes në përgjigje të një kërkese për informim i tha Zërit të Amerikës se 910 forca operacionale dhe 106 mjete u angazhuan në operacion dhe në mbështetje të tyre në terren, operuan nga ajri 2 avionë CANADAIR, të ofruar nga shteti grek në kuadër të aktivizimit të Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile duke duke kryer 24 hedhje me ujë nga ajri.

Specialistët e mjedisit vlerësojnë se Shqipëria duhet të përmirësojë kapacitetet për menaxhimin e zjarreve pasi bashkitë kanë pak mjete, shumica e tyre të vjetëruara, ndërsa këtë vit emergjencat civile shqiptare nuk kishin asnjë mjet efektiv për ndërhyrjet nga ajri për shuarjen e zjarreve.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Mbledhja me drejtuesit politikë të qarqeve, kryeministri mbërrin në selinë e PS
  • 24 qershor 2026
  • Horoskopi 24 Qershor 2026, parashikimi i yjeve për këtë të mërkurë
  • Temperatura të larta dhe reshje shiu me shtrëngata në zonat malore, moti për sot
  • DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë

Komentet e Fundit

  1. Right Side on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  2. nastradini on Grupi koordinues i protestës shpall 5 kërkesa, Rama sulmon Dritan Goxhajn, e lidh me Iranin
  3. Detari on RaBexit!
  4. Vilejet Qyrku on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  5. Anonymous on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?