Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Raporti Vjetor 2025 i Avokatit të Popullit: Pasqyrë e sfidave dhe progresit në të drejtat e njeriut në Shqipëri
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Raporti Vjetor 2025 i Avokatit të Popullit: Pasqyrë e sfidave dhe progresit në të drejtat e njeriut në Shqipëri
Kronike

Raporti Vjetor 2025 i Avokatit të Popullit: Pasqyrë e sfidave dhe progresit në të drejtat e njeriut në Shqipëri

Published: April 20, 2026
Shpërndaje

Të drejtat e njeriut dhe standardet e mirëqeverisjes në Shqipëri ishin në qendër të vëmendjes gjatë prezantimit të Raportit Vjetor 2025 të Avokatit të Popullit, një dokument kyç që analizon situatën e respektimit të lirive dhe të drejtave themelore në vend. Aktiviteti u zhvillua në Pallatin e Kongreseve, me mbështetjen e projektit të Qeverisë Zvicerane PACEP II, dhe bëri bashkë përfaqësues të institucioneve shtetërore, trupit diplomatik, organizatave ndërkombëtare, shoqërisë civile dhe mediave.

Në fjalën e tij të hapjes, Avokati i Popullit, Endrit Shabani, theksoi rolin thelbësor të institucionit në mbrojtjen e qytetarëve nga abuzimet administrative dhe në promovimin e standardeve demokratike. Ai nënvizoi se raporti shërben jo vetëm si një analizë e situatës aktuale, por edhe si një udhërrëfyes për institucionet publike në drejtim të përmirësimit të politikave dhe praktikave që lidhen me respektimin e të drejtave të njeriut.

Aktiviteti u përshëndet gjithashtu nga Zëvendëskryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Klodiana Spahiu, e cila vuri në dukje rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional për forcimin e mekanizmave të mbikëqyrjes parlamentare. Ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri, Sh.S. Ruth Huber dhe Kreu i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sh.T. Silvio Gonzato, theksuan mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë për konsolidimin e shtetit të së drejtës dhe për avancimin e standardeve të të drejtave të njeriut në vend.

- Publicitet -

Pjesa e parë e aktivitetit, e moderuar nga gazetari Lutfi Dervishi, u fokusua në prezantimin e gjetjeve kryesore të raportit dhe u pasua nga një sesion pyetje-përgjigje me gazetarët.

Gjatë sesionit tematik, komisionerët e Avokatit të Popullit paraqitën analizat sektoriale të raportit. Erinda Meli u ndal te çështjet e mirëqeverisjes dhe shtetit të së drejtës, duke theksuar problematikat që lidhen me llogaridhënien e administratës dhe të drejtën e pronës. Besnik Deda trajtoi aspektet e të drejtave civile dhe politike, përfshirë procedurat policore, kushtet në institucionet e vuajtjes së dënimit, azilin dhe vonesat në sistemin e drejtësisë. Ndërsa Vilma Shurdha prezantoi gjetjet mbi të drejtat ekonomike dhe sociale, me fokus në ndihmën ekonomike, strehimin, kujdesin shëndetësor dhe mbrojtjen e grupeve vulnerabël.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe komenteve dhe rekomandimeve të përfaqësuesve të shoqërisë civile, të cilët sollën perspektiva konkrete nga terreni mbi sfidat në zbatimin e të drejtave të njeriut. Kontributi i tyre u vlerësua si thelbësor për pasurimin e raportit përfundimtar dhe për forcimin e dialogut ndërmjet institucioneve dhe aktorëve jo-shtetërorë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Zgjedhjet në Izrael: Sondazhet e parë sinjalizojnë garë të ngushtë, asnjë fitues i qartë në horizont
  • Ndryshimet në Paketën Fiskale do ta lehtësojnë apo do ta shtrenjtojnë edhe më tej koston e jetesës në Shqipëri?
  • Nga TVSH për ushqimet te taksimi i ri i pagave, të gjitha ndryshimet në Paketën Fiskale 2027
  • Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  • Votimet në Izrael, shënohet pjesëmarrja më e lartë në 50 vjet, pritet rezultat i ngushtë

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  2. Laku on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  3. Jorgaq Kacani on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  4. demo on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  5. Primitivi adhuron on ​Vala e komenteve në rrjetet sociale të Ramës tregon që zemërimi dhe revolta janë masive, pavarësisht nëse e shtyp apo jo me dhunë protestën në rrugë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?