Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rreth 30 turistë dhe fëmijë polakë u helmuan nga ushqimi, dyshohet në anije! Çfarë thonë autoritetet në Vlorë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Rreth 30 turistë dhe fëmijë polakë u helmuan nga ushqimi, dyshohet në anije! Çfarë thonë autoritetet në Vlorë
KronikeKryesoreShoqëri

Rreth 30 turistë dhe fëmijë polakë u helmuan nga ushqimi, dyshohet në anije! Çfarë thonë autoritetet në Vlorë

Published: August 25, 2023
Shpërndaje

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku rreth 30 turistë, kryesisht fëmijë polakë, por edhe pushues shqiptarë, janë helmuar teksa ishin duke bërë guidën turistike në turin Karaburun-Sazan. Mes tyre ka edhe fëmijë të mitur, ndërsa fatmirësisht asnjë prej tyre nuk është në gjendje të rëndë për jetën.

Simptomat e tyre kanë qenë të njëjta dhe në të njëjtin moment, turistët janë paraqitur me të vjella, dhimbje barku e këputje trupi në spitalin e Vlorës, ndërsa ende është e paqartë se ku janë helmuar. Sipas burimeve, turistët mund të jenë helmuar nga ushqimi në restorantin në Karaburun, ose nga ushqimi në anijen që i bëri xhiron në det.Policia ndodhet gjithashtu në spitalin e Vlorës për të mësuar më tej si dhe për të marrë në pyetje turistët. Fëmijet polakë u nisën në 5 të mëngjesit nga Barbullushi dhe u nisën  rreth orës 9-10 me anijen ‘Black Pearl’ në Karabun. Ata kanë konsumuar pulë, sallatë patatem kola dhe pjepër.

Ani Binaj, drejtori i AKU-së ka dhënë një prononcim për mediat për rastin e 30 fëmijëve polakë të helmuar që u paraqitën sot në spitalin e Vlorës. “Nuk jemi ne që pyesim, pyesin autoritetet, ne po ndjekim gjërmueshmërinë në punën tonë. Unë erdha me urgjencë për t’u marrë me këtë situatë. Jemi duke koordinuar me autoritetet këtu për të menaxhuar situatën. Kur të kemi të dhëna do bëjmë njoftim’, tha drejtori i AKU-së.

Lorena Arapaj, drejtoresha e urgjencës në Vlorë u shpreh se shkak i fëmijëve të helmuar nga Polonia mund të ketë qenë edhe ekspozimi në diell. “Aktualisht kemi 20 deri në 25 dhe diku 6-7 të rinj në repartin e pediatrisë. Mendojmë se këta fëmijë janë nisur nga Shkodra, mund të ketë qenë ekspozimi i tepërt në diell ose ndonjë ushqim që kanë ngrënë gjatë rrugës. Për momentin nuk kemi informacion nëse do të i vijnë të tjerë, janë stabël”, tha Arapaj.

Kurse drejtoresha e spitalit, Bruna Mersini është prononcuar për mediat për helmimin e 20 fëmijëve polakë që u paraqitën në spitalin e Vlorës. “Fëmijët janë të moshës 14 dhe 15 vjeç. Fëmijët kanë udhëtuar gjithë ditën, kanë ardhur nga Shkodra pas udhëtimit kanë marrë anijen për në Karaburun. Janë paraqitur me çrregullime gastroindestrinale situata është nën kontroll. Pra është alerti që ne i japim situatës kur janë shumë fëmijë. Është hetim epidemiologjik. Këta janë fëmijë, edhe vapa mund ta ketë shkaktuar situatën, pa u bërë hetimi nuk japim dot të dhëna. Janë rreth 20 fëmijë”, tha Mersini, teksa shifrat janë pak kontradiktore për shkak të situatës dhe momentit të prononcimit.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Vlora 97 on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  4. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  5. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?