Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar sërish nga burgu.
Erion Veliaj:
“Me gjasë, dikush kishte shpifur kundër Jozef K. sepse një mëngjes atë e arrestuan, megjithëse s’kishte bërë gjë”.
Kështu nis “Procesi” i Franc Kafkës, libri kult i absurdit, të cilin mua më ra ta lexoj e ta admiroj aq shumë, sa që fati ma dhuroi, përmes një kllouni si Nesti Violina, që edhe ta jetoj, prapa hekurave! Këtu kemi edhe televizor dhe kështu më bie të shoh edhe sesi “Procesi” im vazhdon të shkruhet në gjirizët mediatikë, nga një grup karnavalesh të bërë bashkë, fut e bjer, duke iu referuar dosjes shumëfaqëshe të idiotësive të Ols Angonit.
Si çdo ditë, ku i privuar nga liria pa gjyq dhe nga mundësia për t’u ballafaquar me karnavalet nëpër gjiriza apo me Kafkën tim (ndjesë të ndjerit Franz, po Olsi është si kafkë e mbështjellë me shollë), po vazhdoj t’ju argëtoj me “dyshimet e arsyeshme” të akt-akuzës absurde.
Konsulenca e një sipërmarrësi të nderuar si Shkëlqim Fusha, me dy avokate që ushtrojnë lirinë e profesionit pa lejen e Nesti Dados, për një projekt në jug, rezulton në akt-akuzën ndaj meje si korrupsion në Tiranë!
Ja argumentimi i Kafkës tim:
ka marrë leje për një bashkëfshatar, shtëpi njëkatëshe në Yrshek;
ka marrë mbrapsht garancinë e punimeve në Sheshin Skënderbej;
ka marrë pagesë për një nga 7 lotet e pastrimit, kur pastrimin e bënin privatët në Bashkinë e Tiranës.
Kuptuat gjë? Me siguri jo! Po, ama, Shkëlqim Fusha është shtrënguar me masën detyrim paraqitje për këtë poezi hermetike të violinistit dështak, që më tha, “mos kujto se vetëm ju keni haber nga arti, unë kur isha i vogël i bija violinës”!!!
Pra, me durim: Viktima e Nesti Dados për shkakun tim, që kurrë s’kam dhënë e marrë me të asnjë favor të asnjë natyre, Shkëlqim Fusha, ka paguar dy avokate. 9 mijë euro! Për punët e tij në Vlorë e Himarë. Por, meqë këto të dyja njihen me avokaten që kam në shtëpi, pra Ajolën, ky është korrupsion, sepse Shkëlqimi ka marrë punë nga bashkia dhe të njohurat e sime shoqeje kanë marrë punë nga Shkëlqimi.
- Leja e ndërtimit është e drejtë pa konkurim, pra e merr ai që e ka tokën ose kontratën me pronarin e tokës. Ols Angoni, si pronar ndërtues e di mirë këtë, ndërsa unë as nuk e di kush është ky Gentian Karaj, që paska bërë shtëpi njëkatëshe në Yrshek, siç nuk di dhe s’kam detyrë të di kush janë pronarët e pafundëm që marrin leje në Bashkinë e Tiranës. Se ndryshe nga Nesti Dado, unë as jam spiun, as jam xhins spiuni, as kam punuar noter në port, as kam qenë zëmarrës dhe zëdhënës i prokurores së përgjithshme, as jam pronar, as jam ndërtues, as bëj prokurorin për llogari të partisë së Ols Violinës.
Pra, sipas Olsit, ai mund të bëjë pallat me firmën time, ndërsa unë bëj korrupsion pse firmos lejen e shtëpisë së Gentianit në Yrshek.
- Garancia e kontratës është detyrim ligjor që çdo subjekt ta ketë përpara se të nisë një punë, dhe nëse puna kryhet sipas standardeve, ajo (garancia) i kthehet subjektit. Pra, është detyrim jo pazar, negociatë, opsion apo ia bëfsha racën, korrupsion! Plus kompania “Fusha” ka punuar për Sheshin edhe në kohën e hovit të Edi Ramës, edhe në kohën e pampersit të Lul Bashës, edhe në kohën time.
Për shembull, garanci punimesh ka dhënë edhe firma që bëri ndërtesën e UKT-së, të cilën bujarisht ia falëm SPAK-ut, madje thamë hallall se do bëjë punë të mira për drejtësinë e munguar. Tjetër mesele kjo, po ishalla s’është gjithë SPAK-u violinë e prishur, si ky kastraveci që më ra mua për hise, se pastaj i bie që të kemi nxjerrë sytë për të vënë vetulla.
- Fusha ka marrë “këstin mujor të lotit të pastrimit”, e po pastaj?! Fusha ka bërë pastrimin në Tiranë që nga viti 2000 gjer në 2024, kur Bashkia e kaloi 100% si shërbim në kompani publike. Madje, siç doli në thertoren e Erjon Kasapit, Fusha ishte penalizuar sepse inspektorët e bashkisë kishin vërejtje mbi pastrimin e disa pikave. Pra, nuk ka marrë më shumë, ka marrë më pak, e nga vjet nuk ka marrë fare shërbim pastrimi. Kompania publike “Eco Tirana”, një bashkëpunim mes Tiranës-Veronës-Vicenzës, e shtetëzoi totalisht shërbimin privat.
Dhe për të gjitha këto “favore”, ky sipërmarrës i ka dhënë 9 mijë Euro për konsulencë juridike një të njohurës së gruas sime, e cila sipas Ols Violinës meqë njeh gruan time ka bërë korrupsion për mua që nuk e njoh, por që me mendjen e Nesti Dados ia kam dhënë Fushës gjithë sa më lart, për t’i marrë 9 mijë Euro përmes një të panjohure që njeh gruan time. Natyrisht, Olsi ka të gjithë imbecilitetin dhe malinjitetin ta fantazojë e ta shkruajë në emër të drejtësisë së re këtë skeç satirik në lëkurën time, por nuk ka kokërr prove ama, që ta mbështesë, përveç bindjes së tij absolute që ku ka një grua ka një dyshim të arsyeshëm.
Kuptuat gjë? Me siguri po thoni po flet përçart Lali, por jo, fatkeqësisht këto Lali i ka dëgjuar nga Kafka i tij atë ditë, kur i vajta në audiencën haluçinante, dhe i ka lexuar në dosjen që Kafka i dorëzoi Kasapit dhe Kasapi i vuri vulën e arrestit me burg.
Domethënë, Fusha në Yrshek ka bërë një kat shtëpi fshati për një nevojtar që kërkonte sevap; në Shesh ka marrë hakën pas garancisë që vetë vuri e që i takon; dhe në shërbimin e pastrimit ka marrë kusurin, pasi janë zbritur punët e pakryera.
Zotërisë i është dhënë leja për sevapin, haka për punën dhe kusuri për shërbimin. Këto i njeh ligji dhe kodi etik e shoqëror. Ekzaktësisht çfarë nuk njeh Kafka im: Ligjin dhe Kodin Etik, se atë shoqërorin është gjynah t’ia kërkosh një individi të devijuar psiko-emocionalisht, sa nga violina dhe sa nga trampolina.
Si i tillë, ai njeh për “sevap” marrjen përdore për ta bërë nga violinist-noter-ndërtues-zëmarrës-zëdhënës-prokuror-persekutor. Në vend të hakut njeh “hakmarrjen” për katet që s’i takonin kur telefononte me atë zërin si violinë në sordinë “o kryetar, si i bahet me atë lejen time?” dhe si kusur ai kupton shërbimet banale me letra anonime!
Procesi i Kafkës tim vazhdon.
Qofshi me shëndet dhe paçi një ditë të mbarë!
Vazhdon semundja e pushtetit!Televizori e dogji!Edhe ne apsan kerkon te dale perdite ne tv!?
Nuk mallenjen asnje atje nga qelia,
more rrencak hajduti Eri Lalke Velia,
ty funaralin atje ne shesh ta beri Rama,
akoma s’e kuptove mor te rente flama?
leri perrallat me Kafka e me Procese or Lali,
edhe nga burgu me rrenat porsi balte kanali,
ne vjedhje familjarisht je zhyt der ne fyt,
me rrenacak peshtire se ty jo nuk ka te dyt.
Opo ky tip social me duket se me kujton “Toren” ne radhen e qumeshtit ne mes te nates.Duro ore pak dhe prit vendimin e gjyqesorit.
Hahaaaaa
Si reagoi me telefonin tim apo me te vetin?
Ju po doni ta beni telenovele por kot e keni sapo te arrestohet spiropali balluku zdo dini kujt tja mbeshtesni me pare
Pa dashur do gjendeni ne rolin e mbrojtesve te krimineleve hajduterise dhe halabakeve
Nuk them te mbyllesh gojen, ke te drejten e nje procesi gjyqesor te drejte dhe te paraqesesh versionin tend te fakteve. Por jo ne kete moment, pa filluar gjyqi.
Keto hartime a ese nuk i vjejne kujt, mund te them se rendojne poziten. Nuk jam jurist, per me duket se po i le shkak gjykates te marri nje mase me te forte(izolim) po vazhdove keshtu me nxjerrjen e provave dhe me ofendime/presione te prokurorit apo gjykatesit. Ne qofte se e ben per te prekur emocinalisht publikun ta them une nuk ja ndjell kujt. Dhe ata qe mendon se i ke patur miq ferkojne barkun. Femije kemi te gjithe, kafshojme gjuhen kur shikojme ndonje padrejtesi qe na behet, mbyllim gojen, duke menduar pasojat. Jo me ti qe akuzohesh per vjedhje e shperdorim. Ta kishe menduar me para se ti hyje kesaj pune.
Jam kurioz te di si komunikon ne media ne kushtet e burgut. Cel nuk besoj se lejohet, duket me copa letre qe ja jep familjareve ose avokatit. Do kesh punesuar ndonje qe i perpunon ne acc. tend e i zbukuron me foto. Te mos mendosh mediat mezi presin, gati carcafin si ky shkrimi me siper. E bej keto pyetje se jo te gjithe e kane kete privilegj ne kushtet e burgut.
Dosja para se ta merrte Erjoni doli ne TV. SPAK nuk e ka per here te pare qe te gjitha dosjet i nxjerr ne publik duke ja dhene gazetareve mishngrenes. Erjoni ka te drejte te mbrohet dhe te beje publike ato te cilat atij ja ka dhene vete SPAK. Ai ka dosjen dhe po i çmonton nje nga nje novelat e SPAK-ut, me Nesti Angonin ( turp i madh, dhe paburreri nga prokurori qe nuk del hapur ). Ky prokuror i ka kerkuar leje Erjonit per pallat. Pse komunikoi ky me EV? Pse nuk komunikoi ndonje pronar tjeter i tokes? Pse ky nuk i tha thjesht jam Olsi Dado? Por i tha jam prokuror Olsi Dado? Pra perdori statusin e prokurorit per pune private. Nuk e dime nese Olsi ngeli i kenaqur ose jo. Por vetem per kete fakt ky prokuror i korruptuar me tre noteri ne te njejten shtepi, me miliarda leke prona, nuk duhet ta kishte marre çeshtjen fare. Dhe tja kishte dhene dikujt tjeter. Kjo eshte dosja me e dobet e hartuar nga SPAK me nje prokuror te paafte, inatçi dhe ne konflikt interesi. EV nese ka kryer korrupsion te jape llogari dhe te denohet, por jo denim nepermjet shoqeve te gruas me 5000 euro e 9000 euro. Nuk jane aspak bindese as ato milionat qe 4 OJF-te e Ajoles kane shpenzuar per shfaqjet qe jane bere ne Opera ne nje periudhe kohore prej 15 vjetesh.
Pra fjalen e fundit e thote gjykata. Por jo ky gjyqtar qe i thote A Dumanit – O shef si tja bejme? Ku eshte asnjeanesia ketu? Gjyqtari nuk mund te jete pale as me akuzen dhe as me mbrojtjen.
Asnje prove per korrupsion te EV.
Ajola ka mbaruar Sorbonen dhe La Sapiensen dhe per keto dy universitete nga me prestigjozet ka paguar familja e Arjoles. Ajo ka jetuar ne mes te Parisit dhe nuk eshte nje pabukse, nje fshatare qe nuk di se çeshte qyteti dhe ra ne asfalt.. As qe e mbroj. Thjesht fakte. Ne te gjitha takimet ky prokuror i paburre i ka bere pyetje intime e provokime nga me te ultat nje gruaje te dikujt tjeter.
Prandaj dyshoj per nje rast flagrant hakmarrje, pa prova, pa akuze konkrete, dhe pa e marre tjetrin te pandehur.
Une jam simpatizant deri ne fund i SPAk-ut, dhe mendoj qe eshte nje arritje e madhe. Deri tani jane denuar njerez me akuza te drejtperdrejta, me dem financiar, me lidhje shkak pasoje etj. Por Gjyqtari me hotel dhe shtate shtepi, Altini me tre shtepi qe i ka bere me rrogen, Olsi miliarder me noterira, baba, ky, gruaja ne te njejten kohe, me pallate e disa shtepi, ketu ngrihen shume pikpyetje ne lidhje me vetingun e kryer.
Po jua fal edhe keto miliarda, por qepini dosjet dhe mos fusni njerez ne burg pa te drejte. Burgu eshte Burg, mos pafsh hasmin brenda, por vetem per ata qe e meritojne dhe jo per ata qe i denon politika ose opinioni publik..
Besojeni besojeni kete Erion Veline se vetem te verteta nxjerr ne publik!
A nuk ka deklaruar solemnisht se ka mbjelle 1 MILION peme ne Tirane?
Epo kush nuk ja beson kete sinqeritet te tij paste vehten ne qafe…
Analizë Ligjore mbi Dyshimin e Arsyeshëm dhe Pasojat e Tij Juridike
1. Koncepti i Dyshimit të Arsyeshëm
Dyshimi i arsyeshëm përfaqëson një standard juridik i cili shërben si themel për nisjen e një hetimi penal, duke u bazuar në të dhëna objektive dhe indikacione të besueshme që sugjerojnë përfshirjen e një individi në një aktivitet të kundërligjshëm. Ky standard nuk kërkon prova të pakundërshtueshme, por të dhëna të mjaftueshme që e bëjnë të arsyeshme ndërmarrjen e veprimeve procedurale për të verifikuar ligjshmërinë e një veprimi ose sjelljeje.
Në jurisprudencën bashkëkohore, dyshimi i arsyeshëm përkufizohet mbi bazën e kritereve të mëposhtme:
Faktet objektive, të cilat mund të përfshijnë dokumentacion financiar, analiza të flukseve monetare apo veprime të caktuara që nuk kanë një shpjegim të ligjshëm të besueshëm.
Indikacionet e sjelljes, përfshirë tentativa për të fshehur veprime, kontakte me persona të përfshirë në aktivitete të dyshimta apo refuzimi i dhënies së shpjegimeve logjike mbi burimin e pasurisë.
Marrëdhëniet ndërpersonale dhe ndërvepruese, të cilat mund të krijojnë një skemë veprimi e cila sugjeron përfshirjen në akte të tilla si korrupsioni, pastrimi i produkteve të veprës penale apo shpërdorimi i detyrës.
2. Rasti Konkret dhe Thelbi i Hetimeve
Sipas akteve të administruara nga organet hetimore, ekziston një bazë e fortë për të dyshuar se individët nën hetim kanë qenë të përfshirë në një rrjet të strukturuar që ka synuar:
Fshehjen e burimeve të pasurisë përmes skemave të pastrimit të produkteve të veprës penale.
Shmangien e detyrimeve fiskale përmes lëvizjeve të koordinuara financiare dhe transaksioneve fiktive.
Përvetësimin e fondeve publike ose favorizimin e transaksioneve të paligjshme nëpërmjet ndikimit mbi vendimmarrjen publike.
Nga analiza e provave të mbledhura, rezulton se këto veprime janë kryer përmes subjekteve të ndryshme juridike, të cilat megjithëse në pamje të parë figurojnë si entitete të pavarura, në realitet kontrollohen nga të njëjtat individë apo grupe interesi.
3. Baza Ligjore e Hetimeve
Hetimet penale janë iniciuar mbi bazën e dispozitave të Kodit Penal, veçanërisht:
Neni 287: Pastrimi i produkteve të veprës penale.
Neni 260: Fshehja ose maskimi i origjinës së pasurisë së paligjshme.
Neni 245: Korrupsioni aktiv i funksionarëve publikë.
Neni 257/A: Mosdeklarimi ose fshehja e pasurisë nga zyrtarët publikë.
Këto dispozita përcaktojnë qartë elementët përbërës të veprave penale dhe kërkojnë vërtetimin e lidhjes shkakësore midis veprimeve konkrete dhe pasojave juridike që ato kanë sjellë. Në këtë rast, provat sugjerojnë se individët e përfshirë kanë përdorur skema të ndërlikuara financiare për të shmangur evidentimin e aktiviteteve të paligjshme dhe për të siguruar përfitime materiale të pajustifikuara.
4. Masat e Sigurisë dhe Justifikimi i Tyre
Gjykata ka vlerësuar se rrethanat e çështjes justifikojnë vendosjen e masave të sigurisë ndaj personave në hetim, në përputhje me nenin 228 të Kodit të Procedurës Penale. Faktorët kryesorë që kanë ndikuar në këtë vendim përfshijnë:
Rrezikun e largimit nga drejtësia, për shkak të potencialit të të dyshuarve për të shmangur hetimin duke u arratisur ose duke vështirësuar ndjekjen e procedimeve.
Rrezikun e manipulimit të provave, nëpërmjet ndërhyrjeve në dokumentacion, dëshmi ose individë të përfshirë në procesin hetimor.
Rrezikun e vazhdimit të aktiviteteve të paligjshme, nëse personat në hetim mbeten të lirë dhe mund të vijojnë përfshirjen në skema të ngjashme kriminale.
Në bazë të këtyre kritereve, gjykata ka vendosur arrestin në burg për disa nga të dyshuarit, ndërkohë që për disa persona të tjerë është zbatuar masa më e lehtë e arrestit në shtëpi, duke marrë parasysh rrethanat individuale si kujdesi prindëror ndaj të miturve apo faktorë të tjerë të veçantë socialë.
5. Përfundime dhe Pasojat Ligjore
Në dritën e provave të mbledhura deri më tani dhe të analizës së kryer, mund të mendojmë se:
Ka një dyshim i arsyeshëm i bazuar në prova të dukshme, i cili justifikon vijimin e hetimeve ndaj personave të përfshirë.
Marrja e masave të sigurisë është e domosdoshme për të garantuar një proces hetimor të rregullt dhe për të shmangur pengesat ndaj mbledhjes së provave.
Elementët e veprave penale të dyshuara janë të plotësuar, duke përfshirë përdorimin e skemave të pastrimit të parave, fshehjen e pasurisë dhe keqpërdorimin e funksioneve publike për përfitime të padrejta.
Duke qenë se procedimi penal është në vijim, është e nevojshme që hetimet të thellohen më tej për të siguruar një vlerësim të plotë juridik të të gjitha rrethanave dhe për të përcaktuar përgjegjësinë përfundimtare të secilit individ të përfshirë. Ky proces do të ndihmojë në ruajtjen e integritetit të sistemit të drejtësisë dhe në zbatimin e ligjit në mënyrë të drejtë dhe të paanshme.
+
Nëse dyshimet vërtetohen dhe të dyshuarit shpallen fajtorë nga gjykata, dënimi i tyre do të varet nga dispozitat e Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë që lidhen me veprat penale për të cilat janë nën hetim. Më poshtë është një analizë e bazuar në nenet specifike të legjislacionit penal:
1. Pastrimi i Produkteve të Veprës Penale (Neni 287)
Kushdo që kryen veprën e pastrimit të produkteve të veprës penale, duke fshehur ose maskuar origjinën e paligjshme të të ardhurave ose pasurive, dënohet me 7 deri në 15 vjet burg.
Nëse kryhet në bashkëpunim ose në kuadër të një organizate kriminale, dënimi rritet dhe mund të arrijë deri në 20 vjet burg.
2. Korrupsioni Aktiv i Funksionarëve Publikë (Neni 245)
Dhënia e përfitimeve materiale ose avantazheve të tjera një funksionari publik për të ndikuar në vendimmarrjen e tij dënohet me 2 deri në 8 vjet burg.
Nëse vepra kryhet në mënyrë të përsëritur ose nga një grup i strukturuar, dënimi mund të shkojë deri në 12 vjet burg.
3. Korrupsioni Pasiv i Funksionarëve Publikë (Neni 260)
Një funksionar publik që kërkon ose pranon përfitime të padrejta në këmbim të një vendimi ose veprimi në favor të një pale të tretë dënohet me 4 deri në 12 vjet burg.
4. Mosdeklarimi ose Fshehja e Pasurisë nga Zyrtarët Publikë (Neni 257/A)
Refuzimi për të deklaruar pasurinë ose fshehja e saj nga një funksionar publik dënohet me 6 muaj deri në 3 vjet burg.
Nëse vepra përfshin shuma të konsiderueshme, dënimi mund të arrijë deri në 5 vjet burg.
5. Mashtrimi me Fondet Publike dhe Keqpërdorimi i Detyrës (Neni 248-257)
Keqpërdorimi i detyrës nga një funksionar publik për të favorizuar veten ose të tretët dënohet me 3 deri në 10 vjet burg.
Nëse veprimi ka shkaktuar dëme të konsiderueshme ekonomike për shtetin, dënimi mund të arrijë deri në 15 vjet burg.
Bashkimi i Dënimeve
Sipas parimeve të Kodit Penal shqiptar, kur një person shpallet fajtor për disa vepra penale të kryera njëkohësisht, gjykata mund të vendosë një dënim të unifikuar, duke marrë parasysh dënimin më të rëndë dhe duke e rritur atë deri në sasinë e plotë të dënimeve të veçanta, por jo më shumë se 25 vjet.
Nëse personat në hetim shpallen fajtorë për të gjitha veprat e përmendura, dënimi i tyre mund të variojë nga një minimum prej 7-10 vjet burg (për rastet më të lehta) deri në 25 vjet burg në rastet më të rënda, veçanërisht nëse vërtetohet organizimi i tyre në kuadër të një strukture kriminale.
Nëse një nga të dyshuarit ka rol udhëheqës në organizimin e veprimtarisë kriminale, atëherë mund të merret në konsideratë edhe dënimi me burgim të përjetshëm, veçanërisht nëse vërtetohet se pasojat e veprave të kryera kanë sjellë dëme të mëdha për interesin publik.
Me kujtohet nje ngjarje tragji-komike ne fund te dhjetorit 2013 (PS sapo kishte marre pushtetin) kur drejtesia shqiptare burgosi me drita te ndezura kryebashkiakun e vogel te Kamzes Xhelal Mziu per MOSBARAZI NE TENDERA….Atehere analiste si Mero Baze + 100 te tjere ngrinin ne qiell drejtesine…..dhe ne ate kohe kritikova Bazen dhe Ramat e tij se kjo ishte nje SHASHKE sepse per mos barazi ne tendera mund te futej shumica e k/bashkiakeve te Shqiperise…Ulurija atehere qe Rama duhej te bente nje kallzim penal per 21 janarin 2011 zyrtarisht..pamvaresisht .por u mor me barcaleta tip Mziu….dhe me Bunkaret e Enverit..Historia vazhdon me tragjike kur 5 dite pas arrestimit te Mziut u futen me force ne ambjetet e burgut tre deputete PD me pistoleta ne brez dhe c’nderuan policet e shtetit te cilet ndenjen si GUAKE….Pra shteti shqiptar duhej ti kishte arrestuar ne flagrance keto deputete terroriste me Noken ne krye..Pra impotenca e PS eshte faktori kryesor qe vetem nje Flamur Noke me tre kater bandite me kollare e perdhosi Shtetin e PS per 12 vite…Sot shikojme Veliajn ,Njeriun Me te Votuar te PS pas Rames te prangosur politikisht per fat te keq te ndikuar nga Neo Makartistet e Amerikes me Laqipiten e Trampit qe me shume ngjante si Invador se Strateg i Shales..