Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Reagon Veliaj: Akuzat ndaj meje të stisura nga një prokuror lunatik, tani unë nuk hesht më
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Reagon Veliaj: Akuzat ndaj meje të stisura nga një prokuror lunatik, tani unë nuk hesht më
KronikeLajmi i fundit

Reagon Veliaj: Akuzat ndaj meje të stisura nga një prokuror lunatik, tani unë nuk hesht më

Published: February 10, 2025
Shpërndaje

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar për herë të parë pas caktimit të masës së sigurisë “arrest me burg” ndaj tij nga GJKKO.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, duke sulmuar prokurorin e SPAK, Olsi Dado, Veliaj thotë se nuk e befason “fundi absurd” i kapitullit të gjatë zvarritje që e quan “fyerje të gjallë të inteligjencës njerëzore”.

Ai shton se ky është vetëm kapitulli i parë.

- Publicitet -

“Nuk më befason ky fund absurd i këtij kapitulli të gjatë zvarritjeje sa në gojët e qenërisë mediatike dhe sa në duart e një prokurori lunatik, që është një fyerje e gjallë e inteligjencës njerëzore. Por, ky ishte vetëm kapitulli i parë“, shkruan kryebashkiaku.

Më tej, Veliaj thotë se nuk e ka më detyrimin që të heshtë për atë që i kanë parë sytë në sjelljen me familjen e tij dhe atë se çfarë i kanë dëgjuar veshët nën çatinë e Prokurorisë së Posaçme.

“Tani unë nuk kam më detyrimin të hesht për çfarë më kanë parë sytë në sjelljen me familjen time dhe më kanë dëgjuar veshët nën çatinë e SPAK-ut. Kam respektuar, si gjithë të tjerët, vijën tonë politike, jo komente për një proces të hapur nga drejtësia.”

Jashtë sulmit të Veliajt nuk mbetet as shefi i SPAK, Altin Dumani.

“Më vjen keq për të gjithë bashkëpunëtorët, kolegët, punonjësit e Bashkisë së Tiranës dhe dua ta dinë që nuk kam unë asnjë lidhje me idiotësitë e shkruara në paçavuren fatkeqësisht të sigluar edhe nga Altin Dumani”, shton Veliaj.

Reagimi i plotë:

Nuk më befason ky fund absurd i këtij kapitulli të gjatë zvarritjeje sa në gojët e qenërisë mediatike dhe sa në duart e një prokurori lunatik, që është një fyerje e gjallë e inteligjencës njerëzore. Por, ky ishte vetëm kapitulli i parë.

Tani unë nuk kam më detyrimin të hesht për çfarë më kanë parë sytë në sjelljen me familjen time dhe më kanë dëgjuar veshët nën çatinë e SPAK-ut. Kam respektuar, si gjithë të tjerët, vijën tonë politike, jo komente për një proces të hapur nga drejtësia.

Besomëni, nuk është e lehtë të heshtësh kur të djeg lëkura sikur të fikin bishta cigaresh në trup nga idiotësitë që të thotë një prokuror, si ai që nuk la dëshmitar pa shantazhuar. E kam bërë me besimin që kështu duhet dhe nuk pendohem që kam shtrënguar dhëmbët.

Nuk besoj se mediat do të kenë kurajon të zbërthejnë një më një akuzat idiote dhe më vjen tmerrësisht keq që disa sipërmarrës kanë hyrë në dorën e atij të padituri epsharak, për shkak se kanë sponsorizuar aktivitete kulturore për Tiranën.

Më vjen keq për Ajolën, që as djalin nuk e lanë të çojë e marrë nga shkolla, por edhe kjo nuk më befason.

Më vjen keq për nënën time, që zemër plasur në çdo betejë timen këto 20 vite, s’ju ndanë peripecitë prej një jete sakrificash.

Më vjen keq për të gjithë bashkëpunëtorët, kolegët, punonjësit e Bashkisë së Tiranës dhe dua ta dinë që nuk kam unë asnjë lidhje me idiotësitë e shkruara në paçavuren fatkeqësisht të sigluar edhe nga Altin Dumani.

Më vjen keq për motrat dhe vëllezërit e Partisë Socialiste dhe për kryetarin, që pas kaq vitesh beteja të përbashkëta elektorale, nëse nuk do të më ketë në krah këtë fushatë, siç duket gjasat, përderisa më fusin në burg pa gjyq 3 muaj para zgjedhjeve. U them të gjithëve atë që i kam thënë kryetarit dhe kujt tjetër më ka pyetur: Nuk kemi asnjë lidhje unë dhe familja ime me fjalën korrupsion. Kjo historia jonë është aq tragjikomike sa njerëzit s’do ta besojnë kur t’i dëgjojnë të zbërthyera një e nga një, idiotësitë e asaj akuze. Nuk do të jetë e lehtë, se në këto kushte nuk shpjegohesh dot si do dhe sa do, por kam një besim të madh se e vërteta është më e fortë se sa çdo mur dhe se sa çdo idiot që i bëhet asaj barrikadë duke abuzuar me pushtetin e drejtësisë.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
22 Comments
  • vlonjati says:
    February 10, 2025 at 8:40 pm

    Veliaj eshte i “pafajshem” Fajin e ka SPAK qe merr urdhera nga Berisha, apo jo o Teme?

    Reply
  • Xoni says:
    February 10, 2025 at 8:46 pm

    Hajt se t’gje baba Ahmedinaxhad nji avokat t’mir prej Irani o Lali Dhjeri.

    Reply
  • TIRONA says:
    February 10, 2025 at 8:50 pm

    Really Sorry for Veliaj?
    Ne shqiptaret te integruar nga sistemi diktaturial kush me shume dhe kush me pak jemi te semure ne kete drejtim.
    Uroj qe Veliaj ta kete rrugen e lehte sepse really ka bere shume per Tironen.

    Reply
  • intelektuali says:
    February 10, 2025 at 8:52 pm

    Fajin sipas BAJGAVE te Enverit e ka TRAPI Trump qe u hoqi pagat e majme dhjetra mije dollareshe te katunarit Altin Dumani dhe hetuesve killera te Enverit ne SPAK, para te vjelura nga Mafia Soros permes organizates kriminale USAID nga pensioni i intelektualit dhe taksapaguesve amerikane.

    Reply
  • demo says:
    February 10, 2025 at 8:57 pm

    Une e lexova me vemendje Raportin e SPAK me akuzat ndaj Veliut.Lerja qenerine demos,trenit,lulit,qe jane te ngeshemmos u merr me figura letrare.Prokuroret ne 9 raste kane faktuar leshime Leje ndertimi dhe Fonde financiare te Bashkise Tiranes ne drejtim te disa bizneseve dhe kompanive te lidhur me gruan e Veliut.qe i jane kthyer OJQ ve te Ajola Xoxes ne forma te ndryshme,(vila,apartamente,para kesh etj)Pak a shume si Grabitesi me i madh i naftes,Rezart Taci i blinte Liri Berishes per bamiresi nje pacavurre vizatimi,100 mije Euro,200 mije euro,se fshatari Ersekes ishte Pikasso.I pasionuar pas Artit,.
    Konkretisht Veli,cfare ke per te thene per keto 9 raste te dokumentuara bnga Prokurori SPAK? Se Prokurori fliste me shifra me fakte,Po pate ndonje gje te fswhehte per Eproret,mos mbaj gje.Zbrazu se lirohesh.Mos thuaj ;Boll durova,E mbajta gojen kycur,Tani po me djeg lekura Ime,por Zbrazu qe sot.E mira,E keqja ndahet me shoke.

    Reply
  • Sinqeritet says:
    February 10, 2025 at 9:02 pm

    Fshataret mund te jetonin me 60 leke? Never.
    Rruga dhe genjeshtra dihej nga te gjithe qe heshtnin.Lemi(karroca) e pare shkonte ne shtepi.Aty zhvillohej dhe kembimi klasik mall me mall.

    Reply
  • Intelektuali says:
    February 10, 2025 at 9:16 pm

    Intelekt-truthari,,,,car me syze,,akoma me enverin o budall,,,shyqyr qe ishte amerikan,qe i mblodhi kta te rreshkirurit ,,,i ran per pjese amerikes,,,harrojne budallejnt qe enveri ka 40 vjet qe ka vdekur,,,ik o i pjerdhur ,,,,

    Reply
  • demo says:
    February 10, 2025 at 9:24 pm

    U zbraz Arben Ahmetaj 1 vit pas arrratise.Por u zbraz tek Cim peka.Cim Peka nuk eshte Prokuror,Eshte nje me keq se Ahmetaj,I paditur per vrasjen e vajzes Ambasadorit,Aksident a pa dashje,me qellim,Ajo iku si olldashi pa expertize.
    Intervistave te Ahmetaj i thone:Gjete xhami te falesh! Kryetari Bashkise Z.Veliaj ka rastin me te mire te Rrefehet tek Prokuroret e Specializuar te SPAK.DO FJALE I SHENOHET,DOKUMENTOHET.

    Reply
  • Ppp says:
    February 10, 2025 at 9:32 pm

    Vertet mendoni se prodhon dicka cikloni mediatik ne favor te veliut?
    Ne syte e popullit kjo tregon qe akoma nuk eshte arritur ne maje te piramides meqe ka organizim per ta mbrojtur

    Reply
  • intelektuali says:
    February 10, 2025 at 9:51 pm

    @intelektualii Enver Bytharit:

    JA KU E KE ENVERIN TE GJALLE, AI QUHET EDI RAMA QE SHKOI DHE KORRUPTOI FBI E IMPERIALIZMIT TE LIG DUKE PAGUAR NJE SPIUN TE SIGURIMIT SIKUR TE ISHTE NGRITUR NGA VORRI ENVERI I GJALLE.

    Reply
  • labi says:
    February 10, 2025 at 10:09 pm

    Nuk besoj se ka njeri te thote e kane arrestuar kot,kush ka pasur halle ne ate bashki e di mire se kush ka qene ky.Ky eshte koka e betonizimit te Tiranes,tani del se ka faj prokurori pse hajduti ka ditur te vjedhi po nuk ka ditur te fshehi vjedhjen.Fshatarja nga Fieri ka gjemuar rrobat e shtrenjta,nuk priste te linte politiken i shoqi pastaj te fillonte ngrefja.

    Reply
  • Lester says:
    February 10, 2025 at 10:31 pm

    Interesting!

    Reply
  • Katiu says:
    February 10, 2025 at 10:41 pm

    Në Korenë e Jugut gjykata lëshon urdher arresti për presidentin e vëndit në detyrë !

    Shihni Ameriken ç’fuqi ka gjykata mbi të gjithë !

    Ca llafazanë të qelbur ia bënë gjyqin Veliajt , pa dalë në gjyq – nuk është fajtor , fajin e ka SPAK !

    Nuk bëhet ky vënd , more jooooooo!

    Reply
  • Toni says:
    February 11, 2025 at 12:14 am

    Nese ke ditur dicka dhe ke heshtur… eshte krim ne vehte…

    Reply
  • Kiço says:
    February 11, 2025 at 1:45 am

    Fajin e ka PIDHI i MOTRËS tënde , O ‘intelektuali’ !!

    Reply
  • vlonjati says:
    February 11, 2025 at 6:32 am

    Katiu, po e pate per komentin tim gabohesh . Lexoje mire shihe me vemendje dhe fol. Eshte i pafajshem per Veliajn eshte ne thonjeza. Mirupafshim, gje qe s’arrihet.

    Reply
  • intelektuali says:
    February 11, 2025 at 6:59 am

    Kur lexon BOLET e Enverit si “harruan” ne cast heronjte e femijeve te tyre ne SPAK eshte te vesh duart ne koke nga hipokrizia komuniste qe ka kapluar shtetin e pjerdhur shqyptar, por kur lexon BAJGEN e Sigurimit Lorenc Vangjeli si flet per Prokurorine Speciale te Koci Xoxes dhe Bedri Spahiut ne vitin 1945 SPAK-OTURAK i Edi Rames eshte me te vertet kopje e SPAK te Enverit qe tani po kerkon te MBIJETOJE ne epoken e Trump si nje Kafshe e Plagosur ne Xhunglen shqyptare,

    por:

    Kur degjon Belind Kellicin qe e lidh vendimin e SPAK per burgosjen e Veliajt me ardhjen e keshilltarit te Trump te PD e Sali Gerdecit si nje SIHARIQ, kjo na kujton policin amerikan nga Texasi i Bush Junjorit qe po keshtu erdhi ne Shqypni per te vulosur vdekjen aksidentale nga dora e Zotit te mikut te intelektualit, Kosta Trebicka ne mes te dites dhe ne mes te fushes qe beri te gajasen Fatmir Mediun dhe banditet e tij ne SHBA me:

    HA-HA-HA!

    Pastaj del ne skene Bosi i opozites, Sali Gerdeci dhe ne vend te tregoje se ku e ka groposur fakirin Remzi Hoxha apo ku ka fshehur killerin Ilir Kumbaro ne arrati, del si “gjeli maje plehut” dhe premton BAMIRESI komunisto-bolshevike me paga dhe pensione evropiane, me arsim, shendetesi falas me shume bujari, sikur do te hapte dyert e Parajses se Zotit me nje MREKULLI-SHLLAFARI,

    atehere:

    Nuk ka faj Bota qe i tregon shqyptaret si nje fis kanibalesh dhe drogaxhinjsh SELXHUKESH prej Afrike Zulu

    Reply
  • demo says:
    February 11, 2025 at 7:41 am

    Nuk e di ku paguhet ky njeri? Nuk e di ku merr rrogen Lorenc Vangjeli/Po qe te thuash se arrestoimi i Erion Velise eshte ne kundershtim me Kodin e Procedures Penale,duhet te njohesh KODIN E PROCEDURES PENALE.
    PROKURORI I SPAK botoi dje Raportin me 9 aktakuza per Veline dhe bashkepunetoret e tij me emra,me fakte.
    Ti Lorenc Vangjeli cilen nga Ato Akt Akuza kundershton ne baze te Kodit te procedures Penale?
    A mund te na sqarosh thagmen tende se Arrestimi i Ilir Metes,Sali Berishes,Jamarber Malltezet,Arben Ahmetajt,JANE NE TEJKALIM TE KODIT TE PROCEDURES PENALE.
    Ti Lorenc Vangjeli,jo jurist,,jo Gazetar dhe Analist,por ti je nje Aktor i cpifur marionetash,qe kane mbire ne kete vend bashke me hajdutet politikane.Prandaj e rrafshuat Teatrin me gjithe aktore,qe te mos kishit rivale,dhe te mbeteshit vetem ju karagjozet e Studiove.Ti Lori here luan komisar Bermemen,here luan Xha Jahon,here Sekretarin e organizates te fshatit Soialiswt,QE I NGJIT FJALA SI ME ZAMKE.
    Ketu je Koci teto Ollges,me gjithe Ate shale e sise perjashta,Klea Huta,qe edhe ajo si specialiste e Kodit te Procedures Penale ka konkluduar se Lali Eri e ka bere Tiranen vend me te mire,
    Sipas Kodit te Procedures Penale,Kapitulli 1, Kodi 1,Germa A.

    Reply
  • demokrataxhiu revolucionar says:
    February 11, 2025 at 8:05 am

    Ky Olsi Dado, apo Ols si i pelqen ta quajne, e shoqeronte per dore i jati ne shkolle deri 20 vjec. Eshte pikerisht ky, qe nje eksponent problematik nga Shijaku(edhe vete Ols eshte shijakas) , i kerkonte permasat e trupit nepermjet Jurgis Cyrbes, per t’i bere nja dy kostume sepse “e boni te veten” nderhyri te drejtesia per kunatin qe kishte gjyqe e probleme te vazhdueshme me drejtesine.

    Reply
  • Fredi says:
    February 11, 2025 at 10:40 am

    Nje gje nok kuptoj!Dalin disa analiste ne studiot televizive dhe thone eshte e padrejt arrestimi i kryebashkiakut se se thote ligji.Por kur arrestojne nje qytetar te thjeshte per nje mur ,nje gardh,apo pse shtroj oborrin e shtepise keto nuk ju interesojne sepse qytetar hesapi.Keto jane analistet se paguhen sipas interesave te xhepit te tyre.Rrofte politika dhe (demokracia)

    Reply
  • luljeta says:
    February 11, 2025 at 10:46 am

    gjithe ky duf placi lejani drejtesise te flase..

    Reply
  • Big Fish says:
    February 11, 2025 at 12:09 pm

    Po deri tani i mburrje “Koleget e tu te SPAK” , c’pate tani . Mos e vrit mendjen burgu per burra eshte . Edhe drejtoret i ke aty dhe lozni me letra ne kohe te lire . Per Ajolen mendon shoqeria.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shqipëria, një ndër vendet e NATO-s që shpenzon më shumë për mbrojtjen (në raport me të ardhurat)
  • A do të shohin drejtësi sa janë gjallë prindërit e Aleks Nikës? Kreu i SPAK pyetet në komision për 21 janarin
  • Rënie dramatike: Për herë të parë në histori, euro zbret poshtë 94 lekëve
  • Kroacia i thotë lamtumirë Botërorit dhe Modriçit
  • Veliaj hyn në Administrative me romanin ‘Zoti President’ në dorë

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  2. Altini on Premtoi tërheqje të ligjit por Rama sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  3. Aldrin on Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  4. Altini on Premtoi tërheqje të ligjit por Rama sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  5. TIRANA on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?