Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Reforma Territoriale 2.0, katër skenarët e propozuar nga PS
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Reforma Territoriale 2.0, katër skenarët e propozuar nga PS
Lajmi i funditPolitike

Reforma Territoriale 2.0, katër skenarët e propozuar nga PS

Published: July 15, 2026
Shpërndaje

Socialistët paraqitën katër skenarë për reformën e re administrativo-territoriale, të cilët variojnë nga rishpërndarja e kompetencave deri te bashkimi i bashkive dhe zvogëlimi i numrit të tyre. Opozita kundërshton raportin e hartuar nga mazhoranca dhe kërkon shtyrje afati për punën e komisionit.

Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Territoriale mbylli të mërkurën afatin 9-mujor të punës pa një produkt konsensual, ndërkohë që përfaqësuesit e opozitës shfaqën befasi nga një dokument mbi 300 faqe që mazhoranca kishte hartuar si raport përfundimtar të komisionit.

Përmes dokumentit të titulluar “Raporti Përfundimtar-Reforma Administrativo-Territoriale 2.0”, socialistët propozuan në mënyrë të njëanshme katër variante për reformën e re dhe një analizë të hollësishme të të gjithë sektorëve të qeverisjes vendore.

- Publicitet -

Në kapitullin 26 të këtij dokumenti, PS propozon ‘4 skenarë strategjikë” si opsione analitike për riorganizimin territorial. Sipas raportit, këta skenarë bazohen në një vlerësim të kapaciteteve funksionale dhe administrative të 61 bashkive, të ndara në tre kategori sipas aftësisë për të ushtruar kompetencat ligjore.

Analiza synon të identifikojë nëse hendeku mes përgjegjësive dhe kapaciteteve duhet të adresohet përmes ndryshimit të hartës territoriale, rishpërndarjes së funksioneve ose kombinimit të dy qasjeve, pa përzgjedhur paraprakisht një opsion të caktuar.

Raporti i ndan 61 bashkitë në tre nivele kapaciteti, 20 bashki me kapacitet të plotë, 21 me kapacitet të moderuar dhe 20 me kapacitet të kufizuar, duke i vlerësuar sipas aftësisë për të përmbushur funksionet ligjore.

Analiza arrin në përfundimin se shumë bashki nuk i ushtrojnë plotësisht kompetencat e tyre, ndaj zgjidhjet e mundshme janë riorganizimi i hartës territoriale, rishpërndarja e funksioneve ose kombinimi i të dyja masave.

Në këtë kuadër propozohen 4 skenarë riorganizimi si “opsione analitike që ilustrojnë mënyra të ndryshme të harmonizimit përgjegjësi-kapacitet”.

Varianti i parë është ai i ‘decentralizimit asimetrik’, ku harta aktuale territoriale ruhet e pandryshuar, ndërsa përgjegjësitë funksionale ndahen sipas kapacitetit të bashkive – çka nënkupton shtim kompetencash dhe funksionesh për disa bashki të mëdha dhe heqjen e tyre për bashkitë që nuk plotësojnë kapacitetet.

Të gjitha bashkitë do të ruanin funksionet bazë, ndërsa funksionet më komplekse do t’u kalonin njësive me kapacitete më të larta ose do të realizoheshin përmes bashkëpunimit ndërbashkiak.

Në variantin e dytë parashikohen “bashkime të mëdha”, ku propozohet një riorganizim i gjerë territorial përmes bashkimit të bashkive, me synimin që çdo njësi e re të ketë kapacitetet e nevojshme për të ushtruar të gjitha funksionet e parashikuara në ligjin në fuqi. Raporti vëren se kjo do të siguronte standarde të njëjta funksionimi, por mund të dobësonte parimin e subsidiaritetit dhe të krijonte vështirësi në disa rajone për shkak të diversitetit kulturor.

Skenari i tretë bën fjalë për “bashkime të mesme dhe rialokim i funksioneve plotësuese”, si një opsion që synon bashkimin e bashkive me kapacitete më të kufizuara, ndërsa funksionet më të specializuara do t’i transferoheshin qeverisë qendrore, strukturave të bashkëpunimit ndërbashkiak ose një niveli të dytë të qeverisjes vendore.

PS e konsideron këtë si opsion të favorshëm. “Avantazhi është raporti më i mirë kosto-përfitim i ndërhyrjes; sfidat janë rreziku i ricentralizimit të disa funksioneve dhe, sërish, nevoja e mundshme për një nivel shtesë qeverisjeje,” thuhet në raport.

Ndërsa skenari i katërt është ai i “bashkive të përqendruara në funksionet bazë”, që parashikon një ristrukturim më rrënjësor të përgjegjësive, ku bashkitë do të fokusoheshin kryesisht në funksionet bazë, ndërsa një pjesë e kompetencave të tjera do t’u kalonte strukturave të tjera të qeverisjes. “Avantazhi është përputhja më e mirë me parimin e subsidaritetit; sfidat janë vëzhtirësia praktike e ndarjes së njësive dhe potenciali I kufizuar decentralizim të mëtejshëm,” thekson raporti.

Raporti shqyrton edhe krijimin e një niveli të ri rajonal mbi 12 qarqet ekzistuese, i cili do të merrte përsipër funksione që tejkalojnë kufijtë e bashkive, si transporti ndërqarkor, menaxhimi i mbetjeve, mbrojtja nga përmbytjet dhe administrimi i fondeve të Bashkimit Europian. Në dokument thuhet se ky ishte një nga propozimet që mori mbështetjen më të gjerë gjatë konsultimeve publike.

Edhe pse raporti nuk rekomandon një variant të vetëm, analiza nxjerr në pah dy drejtime që konsiderohen të përbashkëta në pothuajse të gjithë skenarët e shqyrtuar. Së pari, reduktimi i numrit të bashkive duhet të jetë i lidhur me kritere që tregojnë se një njësi vendore nuk arrin të përmbushë standardet minimale të qëndrueshmërisë financiare, demografike dhe funksionale.

Së dyti, dokumenti sugjeron krijimin e një niveli të ri rajonal mbi qarqet ekzistuese, i cili do të kishte kompetenca të përcaktuara qartë dhe burime të dedikuara financimi për të administruar funksione që tejkalojnë kufijtë e një bashkie apo qarku.

Raporti parashikon gjithashtu që bashkitë me karakteristika të veçanta etnike ose kulturore, si edhe ato që ndodhen në zona shumë të largëta dhe të izoluara, të trajtohen si raste të veçanta dhe të mund të përjashtohen nga bashkimet e mundshme territoriale.

Dokumenti nuk rekomandon ende një model përfundimtar të hartës së re territoriale. Seksioni që do të përmbajë skenarin e rekomanduar mbetet i paplotësuar dhe pritet të përmbushet pasi Komisioni Parlamentar të përfundojë vlerësimin e katër varianteve të propozuara.

Komisioni mbyll punën pa konsensus

Mbledhja e fundit e komisionit nuk arriti të gjente konsensus as për të miratuar rendin e ditës, pasi opozita e konsideroi raportin e sjellë në komision nga PS si një kapërcim të fazave të punës. Përfaqësuesit e opozitës kërkuan që të votohej kërkesa për shtyrje të afateve të punës, gjë që nuk u përkrah nga pala socialiste.

Bashkëkryetari demokrat i komisionit, Luçiano Boçi tha se nuk mund të prezantoheshin dhe miratoheshin raporte me konkluzione pa mbyllur ende fazën e dëgjesave me bashkitë dhe pa hartuar dhe miratuar ende raportin analitik të reformës territoriale në fuqi.

Boçi tha gjithashtu se socialistët vijnë me një hartë që kërkon ulje të numrit të bashkive, ndërkohë që në degjesat publike është kërkuar shtimi i tyre. Por bashkëkryetari socialist, Arbër Mazniku tha se koncepti i kalendarit është i lidhur me afatet kohore dhe jo me tematikat.

“Kam thënë që ka një axhendë të qartë nga opozita për të djegur punën e këtij komisioni duke djegur afatet,” tha Mazniku në replikë me Boçin.

Deputetja Jorida Tabaku tha se nuk mund të paraqitet një raport pa pasur ende një qëndrim të gjithë pushtetit vendor për këto përfundime dhe për shqetësimet reale të qytetarëve, ndërkohë që disa dëgjesa me bashkitë më të mëdha në vend nuk janë zhvilluar, ndër to dhe ajo e Tiranës.

“Me sa duket, ju kërkoni të prodhoni një hartë politike. Këtë mund ta bëni, por mos e paraqisni si një nevojë të shqiptarëve,” tha Tabaku.

—–

Lajm i përditësuar. Foto: Dy bashkëkryetarët e Komisionit të reformës territoriale, Luçiano Boçi dhe Arbjan Mazniku. LSA.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment
  • 1 says:
    July 16, 2026 at 7:07 am

    PD ben ate qe di te beje me mire.BOJKOT,BOJKOT

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • PD “ripërtërin” drejtimin: Noka rikonfirmohet sekretar, Këlliçi zgjidhet nënkryetar (LISTA)
  • Deklarata e ministres serbe, ministri kosovar: Reagimi nga Tirana duhet të jetë më konkret dhe më aktiv
  • Finalja e këtij Botërori do të jetë Spanjë-Argjentinë
  • 16 korrik 2026
  • Brukseli rrit presionin për Zonat e Mbrojtura, por Kuvendi i mban draftet në sirtar

Komentet e Fundit

  1. Ethem Lalaj on Brukseli rrit presionin për Zonat e Mbrojtura, por Kuvendi i mban draftet në sirtar
  2. Bardhyl Anadolli on Ndahet nga jeta ikona e humorit shqiptar, Todi Llupi
  3. 1thundrak on Do thirret Kryeministri për “Albanian Files”? Si përgjigjet kreu i SPAK
  4. 1thundrak on Sulmet e Edi Ramës dhe të Sali Berishës kundër SPAK, Braho: Retorikë politike, por më vjen mirë
  5. nje shqiptar on 1.8 milionë persona më shumë u larguan sesa u kthyen në Shqipëri që nga 1990

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?