Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas lajmit për ndërhyrjen kirurgjikale në këmbën e tij, duke akuzuar Kryeministrin Edi Rama se po përdor makinerinë e PR-it për të sulmuar edhe mbi këtë çështje.
Në një reagim publik, Veliaj sqaron se nuk ka refuzuar trajtimin mjekësor, por ka kundërshtuar kryerjen e operacionit në një spital të caktuar nga Rama.
Ai thotë se i është drejtuar GJKKO-së për të siguruar që mjeku dhe spitali të zgjidhen prej tij dhe familjes.
Reagim i Kryetarit Veliaj:
E kuptoj që makineria e PR-it të Kryeministrit është sulur edhe ndaj këmbës sime, me sa duket se u kanë mbaruar punët e vendit për të publikuar.
Por e vërteta është se as e kam kërkuar dhe sigurisht e kam refuzuar operimin në një spital të imponuar nga ai që më internoi në Fier, Kryeministri i vendit.
Pas asaj që e konsideroj internim politik, si mund t’i besoj të njëjtit person edhe për një operacion nën narkozë, ku në lojë është vetë jeta ime?
Që të premten në mëngjes i jam drejtuar GJKKO-së për të garantuar vlerësimin nga mjeku i zgjedhur prej meje dhe operimin në spitalin që zgjedh familja ime.
Nuk po refuzoj trajtimin apo operimin e mundshëm, të cilin e kam kërkuar prej muajsh. Po refuzoj që ai që më internoi të vendosë edhe mbi jetën time!
j.l./ dita
