Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rekuiem për Novruz Hysenin nga Hekali i Mallakastrës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > Rekuiem për Novruz Hysenin nga Hekali i Mallakastrës
Kulture

Rekuiem për Novruz Hysenin nga Hekali i Mallakastrës

Published: October 29, 2022
Shpërndaje

Sefer Pasha

Në gazetën ku botoj herë pas here ruaj me redaktorët marrëdhënie korrekte [Në rini për një reportazh me vinte honorari në malin e Buretos]. Por tani ndodh që ndonjë shkrim të mos botohet. Është një gjë normale. Gazeta është si lumi i Vjosës. Në brigje hedh dhe kucra. Dhe ne publicistët i dërgojmë gazetës dhe kucra. Edhe kur më ka qëlluar që ndonjë shkrim të mos e shoh në faqet e gazetës nuk bëj kurrë gër – mëre. Kështu kohët e fundit redaktori i gazetës nuk e pa të arsyeshme të më botonte një reportazh nga Kruma e Hasit. U brengosa. Pse? Në faqet e reportazhit kisha qëndisur disa rreshta për një mikun tim nga fshati Hekal i Mallakstrës. Quhej Novruz Hyseni. Pasi mbaruam shkollën e Ministrisë së Brendshme mua më dërguan me shërbim në Gjirokastër, kurse Novruz Hysenin në Kukës. Novruzit ju ngarkua një detyrë e vështirë, që nga mali i Korabit në Qafën e Prushit të Tropojës. Në Krumë të Hasit Novruzi u njoh me instruktoren e rinisë, të bijën e patriotit Bilal Muja dhe me të u martua.

Në takimin që patëm në Krumë me vëllain e Adem Jasharit, Rifatin, ku kishte dhe shumë hasian mora vesh një lajm që më tronditi. Novruz Hyseni i cili banonte në Durrës kishte vdekur nga kovidi. Më erdhi keq që nuk e kisha marë vesh këtë hata ta mikut tim. Heshta me dhimbje. Miqtë nga Kruma e kujtonin me respekt Novruz Hysenin nga Hekali i Mallakastrës. Novruzi kur qe i ri mori në malin e Pashtrikut një çift me pëllumba të egër dhe i shpuri tek nëna në Hekal. Pëllumbat e Pashtrikut u shumuan në Mallakastër, por nuk e harruan Pashtrikun. Ata si të qenë një parashytë fluturonin që nga Hekali dhe ndalnin mbi Krumë e në pranverë në majën e malit të Pashtikut, ku i kishte marë Novruz Hyseni. Kur “parashyta” e pëllumbave kthehej në Hekal kooperativistët që punonin në ara i vinin duart mbi ballë dhe thoshin: – “Erdhën kufitarët e Novruz Hysenit”.

- Publicitet -

Mikut tim Novruz Hysenit i ngarkuan detyra të rëndësishme në veri në luftë me serbët dhe ai i kreu më së miri. Ishte 21 vjeç kur u ngjit tek piramida c/5 në majën e Malit të Pashtrikut. Aty pa për herë të parë me dylbi Prizrenin. Dhe u mahnit. Kur shkoi me lejë në Hekal ja tha nënës që kishte parë nga afër Prizenin[Novruz Hyseni ishte rritur pa baba].

Në drekën që shtruan hasianët për familjen Jashari sipas zakonit u ngritën dolli dhe për kujtimin e dhëndrrit nga Mallakastra Novruz Hysenin. U ndjeva mirë. Edhe në Krumë ashtu si në Mallakastër përdoret shprehja proverbiale:-  “Të rroni dhe ta kujtoni”!

“Shtëpia me Gjethe” dhe bashkëpunëtori i Sigurimit të Shtetit me inicalet “I. M.”

Nuk jam futur ndonjëherë tek “Shtëpia me gjethe” e cila sot cilësohet si një kuçedër me shtatë kokë. Por për mua ajo mbetet simboli i një lufte të paharrueshme kundër armiqve të Shqipërisë. Prej “Shtëpisë me Gjethe” janë zbarpsur e shkatërruar zbulimet e CIAS, të KGB -së, UDB -së, ASFALI-së e të dreqit me të birin. Vetë personaliteti Toni Bler ka pranuar dështimin e zbulimit britanik në përballje me zbulimin shqiptar. Mjafton një ilustrim i thjeshtë. Terroristi Anastas Mari në Dropull u shndërrua në përbindësh. Hodhi në erë me tritol mapon e re në Dropullin e Sipërm, të cilën do ta inaguronte Mehmet Shehu. Me urdhër të Enver Hoxhës zbuluesit shqiptar e morën Anastas Marin me valixhe në një nga hotelet me pesë yje në qëndër të Athinës. E prunë maleve të gjallë dhe e varën tek Rrapi i Vriserasë në Dropullin e Sipërm, pikërisht aty ku terroristi kishte minuar mapon e madhe, të cilën do ta inaguronte Mehemet Shehu. Qysh nga ai çast u vendos rendi në Dropull dhe në Gjirokastër. Më kanë treguar se oficerët që prunë me valixhe terroristin Anastas Marin e hëngrën mëngjesin në zallin e lumit të Drinos dhe pa u takuar me familjet ikën përsëri maleve drejt Athinës. Disa nuk kishin as shtëpi.

Rasti që përshkrova është sporadik. Për 50 vjet me radhë organet e Zbulimit të Jashtëm në bashkëveprim me Sigurimin e Shtetit kanë shkëlqyer në disa operacione të vështira. Kanë ulur në gjunjë zbulues të mdhenj. Kur isha i ri kam punuar me disa dosje si “Liqeni i Vajkalit” e të tjerë. Dhe më kanë trazuar heronjtë si Hekuran Pobarti, Asim Aliko, Jorgo Suljoti e shumë të tjerë, që janë anonim. Ja dhe një shëmbull i vockël. Ma ka treguar mjeku “kirurg” që u zgjodh nga Kadri Hazbiu për të plagosur Pal Mlyshin, në çastin kur ai në përpjekje me Sigurimin e Shtetit dhe me Forcat e Ndjekjes i gjakosur do të hidhej në krahët e bandës që mezi e priste. “Kirurgu” që bëri llogaritjen me milimetra për të mos ja rrezikur jetën Pal Mlyshit, kur e shkrepi këmbzën e  Pistoletës “T. T.” gaboi. Plagën e hapi më të madhe. Hemoragjia u derdh si rrëke. Pal Mlyshi ashtu i mbytur në gjak përfundoj në duart e banditëve, të cilët sa e panë të larë në gjak e besuan. “Kirurgu” që gaboi pësoi infarkt.

Bshkëpunëtorët e çdo niveli janë kapitali i çmueshëm për një shtet. Pa ata ai nuk mbahet dot në këmbë. Nuk e kam fjalën për ata informator të rëndomtë që i mbushnin dosjet me “domate e turshi”. Kjo është pjesa më vulgare e “Shtëpisë me Gjethe”. Tani kohët kanë ndryshuar me ligj. Bashkëpunëtori ka tjetër mision megjithëse në thelb është e njëjta gjë. Shoqëria moderne nuk ka “spiun” nëpër pyje. Ata janë në Parlament e në qeveri. “Zgjebarakët” nuk i pranojnë zbulimet e tipit të Putinit, që i derdhin rublat me thaës. “Zgjebaraku” i djeshëm sot është Kryetar Partie. Po çfarë ka bërë bashkupuntori i Sigurimit të Shtetit me inicalet  “I. M.” për të cilin po bëhet kaq shumë zhurmë? Kush e di? Vetëm dreqi e mer vesh. Mbase është një Pal Mlysh i kohëve kibernetike? Të shohim kur të shfletohet ajo dosje me rreth 200 faqe.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Andis says:
    October 31, 2022 at 2:05 am

    Si nuk kujtohet shteti per keto herons te historise tone shqiptare.Respekte per heronjt e kombit

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rama për “Revolucionin e Flamingove”: Është sfiduese për qeverinë, padurimi është i madh
  • Aksident në rrugën “Bardhyl” në Tiranë, makina përplaset me urbanin
  • Shqipëria, me rënien më të lartë të lindjeve në Europë në tri dekada. Si po i nxit Ballkani bebet
  • Horoskopi 12 Shtator 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për sot
  • Çadrat me vete, si parashikohet moti për sot

Komentet e Fundit

  1. Tellalli on Akuzohet se ka pastruar dhe fshehur 1.5 milion euro, thirret në SPAK deputeti Luan Baçi
  2. Bruno on Letër deputetëve mbi ndryshimet e vitit 2024 në ligjin për Zonat e Mbrojtura
  3. elion on Shqipëria “dënon” Serbinë një ditë me vonesë, për nderimet shtetërore ndaj “Kasapit të Bosnjes”
  4. Shannan on Kontakt i rrallë SHBA-Rusi, Ministrat e Mbrojtjes bisedë telefonike me njëri-tjetrin
  5. nje shqiptar on 12 shtator 2026

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?