Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: RENDITJA: Shpenzimet ushtarake globale në nivel rekord, ja vendi që kryeson listën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > RENDITJA: Shpenzimet ushtarake globale në nivel rekord, ja vendi që kryeson listën
BoteLajmi i fundit

RENDITJA: Shpenzimet ushtarake globale në nivel rekord, ja vendi që kryeson listën

Published: April 22, 2024
Shpërndaje

Shpenzimet ushtarake globale arritën një rekord të ri në vitin 2023 për të nëntin vit radhazi.

Sipas një raporti, të publikuar nga Instituti Ndërkombëtar i Kërkimeve të Paqes me qendër në Stokholm, SIPRI, shpenzimet ushtarake në terma realë, pa inflacionin, u rritën me 6.8% në vitin 2023, duke arritur në 2.44 trilionë dollarë, kundrejt 2.24 trilionë në vitin 2022, kryesisht për shkak të luftës në Ukrainë.

Kjo është rritja më e madhe vjetore që nga viti 2009, nënvizon Instituti. Të 10 vendet me shpenzimet më të larta ushtarake në botë i kanë rritur në masë të madhe. Lufta Rusi-Ukrainë shihet si arsyeja kryesore e rritjes spektakolare të shpenzimeve.

- Publicitet -

“Të gjitha rajonet që ne studiojmë kanë pësuar një rritje”, thuhet në raportin i cili zbulon se “bota ndihet më pak e sigurt dhe ndoshta po përdor masa të ashpra për sigurinë e tyre dhe jo mjete diplomatike,” i tha Agjencisë Gjermane studiuesi i SIPRI, Lorenzo Scarazzato.

SHBA mbetet deri tani numri një në botë, me shpenzimet ushtarake që arrijnë në 916 miliardë dollarë. Kjo është më shumë se një e treta – 37% – e shpenzimeve ushtarake globale dhe afërsisht tre herë më shumë se vendi i dytë, Kina.

Pekini shpenzoi rreth 296 miliardë dollarë për forcat e armatosura të Kinës, ose rreth 12 për qind të shpenzimeve ushtarake globale, 6 për qind më shumë nga viti në vit, sipas Institutit.

Me fjalë të tjera, SHBA-ja dhe Kina përbënin pothuajse gjysmën e shpenzimeve ushtarake globale vitin e kaluar.

Shtatë vendet e para në renditje mbetën të pandryshuara nga viti 2022, sipas raportit. Rusia mbeti në vendin e tretë, e ndjekur nga India dhe Arabia Saudite. Gjermania u rendit e 7-ta, pak pas Britanisë.

Ja shtetet që shpenzuan më shumë në vitin 2023

  1. SHBA
  2. Kina
  3. Rusia
  4. India
  5. Arabia Saudite
  6. Mbretëria e Bashkuar
  7. Gjrmania
  8. Ukraina
  9. Franca
  10. Japonia

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Rexhep Muja says:
    April 22, 2024 at 10:50 am

    Per te vendosur PAQE duhen investime

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • ​Pas bllokimit global: A po rikthehet normaliteti në sistemet e Microsoft dhe shërbimet anembanë botës
  • Stipe Mesić dhe Edi Rama: Mes dialogut me qytetarët dhe monologut të pushtetit
  • Seks dhe spiunazh, a rrezikon Shqipëria nga kriza e gjigandit të inteligjencës artificiale?
  • Veliaj kallëzon penalisht drejtoreshën e Burgjeve, shkak transferimi nga Durrësi në Fier
  • Ndryshojnë emrat e grupit të negociatorëve me BE-në për disa kapituj

Komentet e Fundit

  1. Simone on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  2. ¿? on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  3. Cudi e madhe on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  4. ¿? on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  5. Abc on Gjeopolitika, gjaku, identiteti

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?