Thirrjet antidemokratike të Bashkim Koçit, në të njëjtën linjë me retorikën e Sali Berishës
Në një shkrim të botuar në gazetën Dita më 11 prill 2026, ish-anëtari i OVP të LANÇ-it, Bashkim Koçi, ka bërë thirrje publike për dorëheqjen e tre drejtuesve kryesorë të organizatës: Vera Tarifa, Idajet Beqiri dhe Veli Myftari. Një kërkesë e tillë, e artikuluar në mënyrë ultimative me thirrjen “dorëhiquni!”, ngre pikëpyetje serioze mbi respektimin e parimeve bazë të funksionimit demokratik.
Kush mund të japë një “urdhër” dhe çfarë të drejtash duhet të ketë varet nga konteksti (shtet, ushtri, punë, organizatë private, shkollë, etj.). Por parimi i përgjithshëm është i njëjtë: urdhër mund të japë vetëm ai që ka autoritet të ligjshëm ose të deleguar. Një urdhër mund të jepet nga: Autoritetet shtetërore (p.sh. policia, gjykatat, administrata publike). Ju nuk e gëzoni këtë status. Eprorët në një organizatë/punë (drejtor, menaxher, shef departamenti). Ju nuk jeni fare pjesë e Organizatës sonë. Komandantët në hierarki ushtarake. Mësuesit/administratorët në shkollë (brenda rregullave të institucionit). Jeni pensionist. Drejtuesit e organizatave private ose OJQ-ve. Ju nuk jeni as anëtar dhe jo më drejtues. Çfarë të drejtash duhet të ketë ai që jep urdhër: Që një urdhër të jetë i vlefshëm dhe i detyrueshëm, personi duhet të ketë: a) Autoritet ligjor ose të deleguar. Ju as gëzoni as e mendoni një status të tillë. Të jetë i caktuar me ligj, kontratë pune ose rregullore. Ose të ketë marrë delegim kompetence nga një autoritet më i lartë. Pra, duke ju referuar ligjeve në një shtet demokratik që ju as i njihni por i shkelni, ju sqarojmë se: Ju z. Bashkim urdhrat që jepni si kërcënim (mund të quhen ultimatume boshe) për dorëheqjen e drejtuesve të OVP të LANÇ-it, janë NUL. Ju nuk gëzoni asnjë të drejtë ligjore, statutuore për të dhënë urdhra: Dorëhiquni! Urdhër mund ti japësh vetëm vetes i cili mund të jetë: Boll lodhe veten Bashkim se askush nuk të dëgjon, askush nuk të lexon, askush nuk të vjen mbrapa. Në çdo shoqëri demokratike, por edhe në çdo organizatë që funksionon mbi bazën e një statuti të miratuar, ndryshimet në drejtim nuk imponohen me presion publik apo me retorikë mediatike. Ato realizohen përmes tre rrugëve të qarta: statutore, përmes votës dhe, në rast konflikti, përmes rrugëve ligjore. Çdo devijim nga këto mekanizma përbën shkelje të rregullave dhe cenim të vetë parimeve demokratike dhe quhet vetëgjyqësi.
Ju Bashkim Koçi dhe një grup i vogël mbështetësish ( 5 veta, Hulusi Hako, Anila Gjokoreci, Kastriot Hadëri, Vladimir Marashi, Rezarta Mone ) keni dalë jashtë këtyre rregullave, duke u përjashtuar me vota unanime për shkelje statutore dhe duke humbur përballjen edhe në instancat ligjore. Pavarësisht kësaj, për më shumë se një vit e gjysmë, ju z. Koçi keni vijuar me deklarata publike provokuese, shpesh të shoqëruara me gjuhë të ashpër dhe etiketime denigruese. Ju e dini fare mirë se jeni përjashtuar nga radhët tona me një vendim të firmosur nga z. Hulusi Hako dhe të miratuar, sipas dokumentit, unanimisht nga Kryesia.
Në Urdhrin për largim theksohet se, vendimi është marrë në mënyrë unanime, pa asnjë votë kundër dhe se z. Koçi është shpallur i padëshirueshëm në strukturat e organizatës. Përjashtimi lidhet me sjellje të përsëritura që cilësohen si shkelje të statutit të organizatës, përfshirë akuza për arrogancë, prepotencë dhe mosrespektim të rregullave të brendshme.
Nga ana tjetër, zhvillimet e fundit tregojnë se z. ju Koçi tashmë për arsye personale jeni sërish në pozicione “uniteti” të ndërlikuara me z. Hulusi Hako sepse ju lidhin interesat e ngushta për përfitime personale nga buxheti modest i Organizatës nga kuotat e anëtarësisë dhe abonimet. Heshtni kur ju pyesin: A jeni dakort që 10 milionë lekë të buxhetit të Organizatës të shkojnë për përmirësimin e shëndetit të Hulusi Hakos në spitalet private?
Në gjithë fyerjet dhe baltën e hedhur ndaj asaj Organizate ku ke ngrënë bukë ( dhe e quani shtëpinë tuaj. Mos o zot!), Kryesia e OVP të LANÇ-it, ka zgjedhur të mos i përgjigjet kësaj gjuhe me të njëjtën monedhë, duke ruajtur standardin e komunikimit qytetar dhe institucional. “Zëri i arsyes nuk ngrihet me britma,” shprehen përfaqësues të saj, duke nënvizuar se mungesa e argumenteve shpesh zëvendësohet me tone të larta dhe fjalor banal.
Një nga akuzat kryesore të ngritura nga ju z. Koçi lidhet me pretendimin se drejtuesit aktualë nuk kanë lidhje me vlerat e LANÇ-it. Por, sipas dokumenteve dhe materialeve të publikuara në rrjete sociale, vetë ju z. Koçi dhe bashkëpunëtorët tuaj rezultojnë të keni zhvilluar takime pa autorizim me përfaqësues të organizatave që nuk njohin 29 Nëntorin si Ditë Çlirimi dhe e konsiderojnë Luftën Nacionalçlirimtare si luftë civile. Kjo, sipas drejtuesve aktualë, përbën një shkelje të rëndë dhe një devijim nga misioni historik i organizatës. Pra përgjegjës mbeteni ju dhe z. Hulusi për këtë mashtrim të madh. Ideali ynë është i shenjtë.
Pretendimi për “shumicë” mbështetjeje nga ana e juaj z. Koçi gjithashtu shihet si qesharake. Në mbledhjet e fundit të Kryesisë dhe Komitetit Kombëtar është evidentuar një unitet i plotë, ku vendimet janë marrë me unanimitet, përfshirë përjashtimin e Hulusi Hakos dhe zgjedhjen e Vera Tarifës në krye të organizatës. Këto procese janë zhvilluar publikisht, në prani të përfaqësuesve të institucioneve, noteres, mediave dhe janë dokumentuar (janë procesverbalet, gazetat, televizionet dhe filmimet e Organizatës).
Ndërkohë, aktivitetet e zhvilluara nga OVP e LANÇ-it, dëshmojnë për një angazhim të gjerë. Vetëm në përvjetorin e 106-të, të juristit të shquar Ismet Elezi morën pjesë 350 qytetarë, ish-presidentë, akademikë dhe figura të njohura publike, çka bie ndesh me pretendimet për mungesë aktiviteti apo mbështetjeje. Ku keni qenë ju z. Bashkim në këto 17 muaj që ne kemi bërë mbi 140 aktivitete në gjithë Shqipërinë? Pra ne jemi përfshirë në aktivitete të organizuara në këtë periudhë, evente përkujtimore dhe takime të zhvilluara në zona të ndryshme të vendit, nga veriu në jug (i keni në facebook dhe në Kushtrim Brezash të gjitha), ndrësa ju vetëm villni vrer ndaj Organizatës që ju dha poste të pamerituara. Bëni pazar me idalin tonë dhe villni vrer për interesa meskine. Ju ftojmë të vini një ditë në mbledhje dhe të shikoni se çfarë mbështetje ke!
Një episod domethënës mbetet edhe tentativa e grupit të përjashtuar, për të organizuar një konferencë shtypi më 10 prill 2026, në Hotel Tirana. Sipas burimeve, pjesëmarrja ka qenë qesharake dhe aktiviteti ka dështuar, duke reflektuar mungesën reale të mbështetjes që pretendohet publikisht.
Në këtë kontekst, paralelizmi me stilin politik të Sali Berishës bëhet i pashmangshëm. “Sha e sha, se diçka do të mbetet!” Me të ju lidh dëshira për të përçarë OVP e LANÇ-it. Retorika e denigrimit të vazhdueshëm dhe përpjekja për të nxirë imazhin e një organizate në sytë e opinionit publik, janë taktika që, sipas kritikëve, nuk i shërbejnë as demokracisë dhe as interesit publik. Në lidhje me deklaratat denigruese, fyerjet, kërcënimet, përfshirë fyerjet ndaj drejtuesve, shpifjet dhe dëmtimin e imazhit, çështja i është referuar institucioneve kompetente ligjore.
Veprimet tuaja konsiderohen si tejkalim i normave të komunikimit dhe rregullave të brendshme si dhe të ndërhyrjes pa status në punët e brendshme të organizatës, duke cenuar reputacionin dhe funksionimin normal të saj. Pritet që institucionet përkatëse të shqyrtojnë rastin dhe të veprojnë në përputhje me ligjin në fuqi. Sipas burimeve tona nga Njësia 9, pas dështimit të takimit tuaj në Hotel International Tirana, një nga mbështetësit tuaj, z. Kastriot Hadëri, i zhgënjyer nga situata, është larguar nga grupi juaj dhe ka shprehur dëshirën për t’iu rikthyer OVP-së.
Ky zhvillim tregon qartë një realitet që nuk mund të fshihet më, sepse keni mungesë objektivash, mungesë mbështetjeje dhe një krizë të thellë besueshmërie. Retorika e vazhdueshme dhe deklaratat në media nuk mund të zëvendësojnë punën konkrete në terren.
Ndërkohë që ju vijoni me akuza dhe fjalë, OVP e LANÇ-it, ka zhvilluar deri më sot ( viti 2026) 47 aktivitete të dokumentuara, një angazhim që shpesh mungon edhe në institucionet shtetërore.
Faktet janë të qarta: puna matet me vepra, jo me deklarata. Në vijim të debateve dhe deklaratave të fundit publike, ju është bërë një apel për përdorimin e një gjuhe të matur dhe respektuese ndaj të gjithë individëve që përgojoni, por ju nuk ndaleni dhe fyeni ata me të cilët keni ngrënë bukë! Lëreni z. Hulusi Hako në qetësi në këtë etapë të jetës së tij. Ai ka nevojë për qetësi, për kujdes, për fjalën e mirë jo për ta nxitur në aventura të kundraligjshme.
Theksohet se mosha e thyer kërkon mbi të gjitha kujdes, mbështetje dhe një klimë të qetë, larg tensioneve dhe përplasjeve të panevojshme për interesat e tua personale. Mos shkoni më në vilën e tij në Qerret dhe të ndërtoni Kryesi hije si aventurat e Tom Sojerit.
Në përfundim, drejtuesit e OVP të LANÇ-it theksojnë se, organizata do të vijojë të funksionojë mbi bazën e statutit, votës dhe ligjit, duke refuzuar të bëhet pjesë e konflikteve personale apo retorikave përçarëse. Ata rikujtojnë se një organizatë me mbi 21 mijë anëtarë nuk mund të vihet në diskutim nga një grup i vogël individësh, pavarësisht zhurmës që krijojnë.
Debati mbetet i hapur, por një gjë është e qartë: në demokraci, legjitimiteti fitohet me votë dhe respektim rregullash, jo me thirrje ultimative dhe presion mediatik.
Kryesia e OVP së LANÇ-it
·

Organizatat e veteraneve te Mbrojtjesve te Atdheut ne te gjitha shtetet demokratike te botes perbehen nga oficere dhe nenoficeret e te gjitha armeve qe kane dale ne pension nga vitit 1945 e deri me 12 prill 2026; perkundrazi ne Shqiperine e fshatareve perbehen nga lloji i specieve te quajtur “Pasardhes te Veteraneve te Luftes Antifashiste Nacional-Clirimtare?!” Edhe nje ndertese qe mund te ishte “Selia e Veteraneve te Mbrojtjes” e pervetesoi per Partine Personale maloku Salih Berisha.
TURP. EDHE OV U BE ME KEQ SE BERISHA-RAMA.
Rreaksioni ,( armiqtë e Luftës Nacinal-Çlirimtare ), ka sot pushtetin ne Shqiperi me ne krye ndyrë siren e degjeneruar moralisht dhe politikisht, Edvin Ramen .
S’kane nge shqipetarët e sotem, te merren me fatet e atdheut , edhe ata që bënë luften kacafyten kush te dale në krye – jo në krye të vëndit Jo more jo , po në krye te shoqates .
Kuje me ulurime !
Apriori po e them , zorë se ka shumë midis jush që te ketë qënë më i lidhur se unë si familje me Luften dhe më dhemb në zemer kur lexoj grindjet tuaja – meskine , egoiste, banale …..
Te kisha fuqi të dy palet do t’i perzija me hu , se na turperuan , na njollosen lavdine e merituar , te fituar me gjak e sakrifica ….
Ndersa ti Hulusi Hako , ike ne shtepi se je me një këmbë në varr e leri kryetarllëket…….
Mund te them me plot gojen se kete organizate te nderuar e kane zaptuar vemjet qe dine vetem te vegjetojne.
Kjo pergjigje mbase I shkund, por s’duhet vetem kaq.
Grupi qe mbeshtet Prof. Dr. Hulusi Hakon eshte beres hume qesharak. Edhe Bashkim Koçi, nje ish gazetar i nderuar, lufton me henen, sepse Kryesia e OVP vazhdon te veproje kompakte. Lereni te qete te gjorin Hulusi. Bashkim, boll me shkrime, vetem se po turperohesh.