Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Reuters dhe AFP: Ushtria izraelite përgjegjëse për sulmin që vrau një gazetar e plagosi 6 të tjerë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Reuters dhe AFP: Ushtria izraelite përgjegjëse për sulmin që vrau një gazetar e plagosi 6 të tjerë
AktualitetBote

Reuters dhe AFP: Ushtria izraelite përgjegjëse për sulmin që vrau një gazetar e plagosi 6 të tjerë

Published: December 7, 2023
Shpërndaje
Reuters visuals journalist Issam Abdallah holds a kitten while posing for a picture in Saaideh, Lebanon, July 4, 2023. REUTERS/Emilie Madi

Agjencitë e lajmeve ‘Reuters’ dhe ‘AFP’ kanë publikuar rezultatet e hetimeve të veçanta, lidhur me një sulm të muajit tetor në pjesën jugore të Libanit, ku u vra një gazetar dhe u plagosën gjashtë të tjerë. Gjetjet e tyre tregojnë se gazetarët u goditën nga predhat e tankeve izraelite.

Secila prej agjencive të lajmeve punoi me ekspertë të jashtëm për të shqyrtuar pamjet filmike, imazhet satelitore, dëshmitë nga të pranishmit dhe copëza të municioneve. Hetimet e tyre arritën në përfundimin se gazetarët u qëlluan nga predha tankesh prej 120 mm, që përdoren vetëm nga ushtria izraelite.

Sulmi ndodhi më 13 tetor, kur gazetarët shkuan pranë fshatit kufitar libanez Alma al-Chaab për të filmuar zonat ku kishte patur përleshje ndërkufitare mes ushtrisë izraelite dhe luftëtarëve palestinezë. Agjencitë e lajmeve thanë se gazetarët ishin identifikuar qartë si përfaqësues të shtypit, e kishin veshur xhaketa dhe helmeta me shenja dalluese.

- Publicitet -

Grupi i gazetarëve u godit nga dy predha të njëpasnjëshme, thanë agjencitë e lajmeve. Gazetari i agjencisë së lajmeve ‘Reuters’, Issam Abdallah humbi jetën, ndërsa dy nga kolegët e tij nga e njëjta agjenci, si dhe një gazetar i AFP-së, mbetën të plagosur.

“Ne e dënojmë vrasjen e Issam-it”, tha përmes një deklarate kryeredaktorja e agjencisë së lajmeve Reuters, Alessandra Galloni. “I bëjmë thirrje Izraelit që të sqarojë se si mund të ketë ndodhur një gjë e tillë dhe të mbajë përgjegjës autorët e sulmit për vrasjen e tij dhe plagosjen e Christina Assi-t të AFP-së, kolegët tanë Thaier Al-Sudani dhe Maher Nazeh dhe tre gazetarët e tjerë. Issam ishte një gazetar i shquar dhe pasionant, i cili gëzonte respekt të veçantë në Reuters”.

Agjencia e lajmeve ‘Reuters’ citoi nënkolonelin Richard Hecht, zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, të ketë thënë se: “Ne nuk vëmë në shënjestër gazetarët”. Drejtori i AFP për lajmet ndërkombëtare, Phil Chetwynd, i bëri thirrje Izraelit që të japë një shpjegim të qartë të asaj që ndodhi.

“Goditja e një grupi gazetarësh që u identifikuan qartë si pjesëtarë të medias është i pashpjegueshëm dhe i papranueshëm”, tha zoti Chetwynd.

Organizata “Human Rights Watch” zhvilloi hetimin e vet për sulmin dhe tha të enjten se gjetjet e saj “tregojnë se gazetarët ishin larg nga zonat e luftimeve, qartësisht të identifikueshëm si anëtarë të medias dhe kishin qëndruar të palëvizshëm për të paktën 75 minuta përpara se të goditeshin nga dy predha të njëpasnjëshme”.

Organizata HRW tha se nuk kishte prova për një objektiv ushtarak pranë vendit ku po punonin gazetarët. Grupi tha se sulmet “me sa duket ishin të qëllimshme ndaj civilëve, çka është krim lufte”. Amnesty International gjithashtu bëri hetime për sulmin, duke arritur në përfundimin se ishte “një sulm i drejtpërdrejtë ndaj civilëve që duhet të hetohet si një krim lufte”.

“Ata që janë përgjegjës për vrasjen e paligjshme të Issam Abdallah-ut dhe plagosjen e gjashtë gazetarëve të tjerë duhet të mbajnë përgjegjësi”, tha në një deklaratë zëvendësdrejtoresha rajonale e organizatës Amnesty International për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, Aya Majzoub.

“Asnjë gazetar nuk duhet të vihet në shënjestër apo të vritet thjesht se po bën detyrën. Izraeli nuk duhet të lejohet të vrasë dhe sulmojë gazetarë pa u ndëshkuar. Duhet të zhvillohet një hetim i pavarur dhe i paanshëm për këtë sulm vdekjeprurës”.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Një sfilatë turpi
  • Marrja në pyetje me dyer të mbyllura: Vlora Hyseni kërkoi që ekspertizën e telefonit të saj ta bëjnë “agjenci partnere”
  • Tedi Malaveci merr mandatin e radhës, përmbaruesit privatë i besojnë sërish drejtimin e Dhomës
  • Bashkia e Tiranës nis pastrimin dhe larjen e rrugëve, në terren flota e autoboteve
  • A ju ndodh të shihni të njëjtën ëndërr vazhdimisht? Çfarë mund të fshihet pas saj

Komentet e Fundit

  1. Pensionisti i Porcelanit on Tjetër kthesë e fortë në politikën ndaj Moskës, Trump fton Putinin në samitin e G20 në SHBA
  2. Liria on E pyeti për Agasin, ish-drejtuesja e SHISH kapet me gazetaren: “Klodi, si po ia kalon ti me ata agjentët serbë në dhomat e Rognerit”
  3. demo on O Zot, janë vërtet kaq budallenj?
  4. Valbona on Vlora Hyseni del nga GJKKO, iu komunikua masa e sigurisë “arrest në shtëpi”
  5. Albi on O Zot, janë vërtet kaq budallenj?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?