Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rexhep Qosja tregon çfarë ndodhi mes tij dhe Kadaresë: Rrugët tona, mjerisht, nuk u takuan më
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > Rexhep Qosja tregon çfarë ndodhi mes tij dhe Kadaresë: Rrugët tona, mjerisht, nuk u takuan më
KultureLajmi i fundit

Rexhep Qosja tregon çfarë ndodhi mes tij dhe Kadaresë: Rrugët tona, mjerisht, nuk u takuan më

Published: January 29, 2026
Shpërndaje

Këtë 28 janar u shënua 90-vjetori i lindjes së shkrimtarit Ismail Kadare, i cili u nda nga jeta në 2024. Rexhep Qosja, i cili ka patur replika e debate me Kadarenë, ka bërë një shënim të posaçëm lidhur me këtë datë, ku ndër të tjera shkruan:

“… Ismail Kadare dhe unë jemi njohur dhe jemi afruar qysh në vitet shtatëdhjetë. Kemi qenë miq, bashkëbisedues, lexues dhe kritikë të njëri-tjetrit. Kemi shkruar për veprën e njëri-tjetrit dhe kemi ndarë vlerësime të ndërsjella.

Ne, të dy, secili në anën e vet të kufirit që na ndante, u përballëm me fate të ndryshme, të rënda dhe shpeshherë të padrejta. Rrethanat historike, politike dhe shoqërore, të cilat nuk i zgjodhëm ne, por që na u imponuan, na vunë përballë provave morale dhe intelektuale që kërkonin jo vetëm qëndresë, por edhe vendime të vështira personale.

- Publicitet -

Kërkimi i azilit politik nga Ismail Kadare në Francë, në vitin 1990, u keqkuptua nga shumëkush që nuk e kuptonte peshën morale të asaj kohe. Në disa paraqitje publike në medie, dhe veçanërisht në një deklaratë të dhënë për Zërin e Amerikës, unë arsyetova se si ky akt nuk ishte arratisje nga atdheu, por refuzim i një sistemi që i kishte vënë kufij të padukshëm, por të hekurt, mendimit të lirë.

Kadare nuk iku për të shpëtuar veten, por për të shpëtuar veprën dhe lirinë e saj. Azili i tij ishte akt intelektual dhe etik: zgjedhja e fjalës së lirë përballë dhunës së heshtur të diktaturës. Historia e ka vërtetuar se shkrimtari që kërkon liri nuk e braktis kombin; ai i shërben atij në mënyrën më të lartë të mundshme.

Por, siç ndodh shpesh mes intelektualëve që mendojnë thellë dhe ndryshe, kemi pasur edhe mospajtime, edhe polemika.

Polemika jonë më e njohur lidhej me çështjen e identitetit të shqiptarëve. Ishin mendime të ndryshme, argumente të ndryshme, këndvështrime të ndryshme mbi të njëjtën çështje themelore. Këto mospajtime nuk ishin personale; ato ishin intelektuale dhe kulturore.

Megjithatë, siç ndodh ndonjëherë në jetën njerëzore, ato lanë pasoja edhe në raportin tonë personal. Shoqëria jonë u zbeh dhe rrugët tona, mjerisht, nuk u takuan më.

Sot, duke e kujtuar Ismail Kadarenë në 90-vjetorin e lindjes së tij, unë ndiej nevojë të theksoj diçka të rëndësishme: madhështia e tij si shkrimtar dhe rëndësia e tij historike për kulturën shqiptare janë përtej çdo mospajtimi.

Letërsia nuk matet me pajtime apo mospajtime personale, por me thellësinë e mendimit, me fuqinë e gjuhës dhe me ndikimin e saj afatgjatë.

Ismail Kadare ishte dhe mbetet para së gjithash shkrimtar i kombit të vet. Ai e deshi Shqipërinë jo në mënyrë deklarative, por krijuese. Ai e deshi atë duke e shndërruar historinë, dramën dhe shpirtin shqiptar në letërsi të madhe.

Këtë vit, në muajin qershor, edhe unë do bëhem 90 vjeç. Është e pamundur të mos mendoj sa domethënëse dhe sa njerëzore do të kishte qenë po të ngrinim një dolli së bashku për këtë moshë të rrallë, për këto dy jetë të kaluara mes librave, polemikave, dashurisë për gjuhën dhe për kulturën shqiptare.

Ndoshta kjo mbetet një peng i imi njerëzor, por jo një peng kulturor, qytetërues sepse dialogu ynë vazhdon nëpërmjet veprave tona.

Ismail Kadare sot nuk ka nevojë për lavde të rastit. Ai ka nevojë për lexim, rilexim dhe kuptim. Ai ka nevojë që vepra e tij të trajtohet me seriozitet shkencor dhe me ndjeshmëri kulturore.

Brezat që vijnë mund ta lexojnë ndryshe, por gjithmonë do ta lexojnë. Dhe adhurojnë.

Ndarja e tij nga jeta, po rithem, është vetëm ndarje trupore. Emri, vepra dhe mendimi i tij, po rithem, janë të gjithmonshëm.. ”

 

Rexhep Qosja Prishtinë

Photograph: Murdo Macleod – The Guardian, 2005

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
16 Comments
  • Mollosi says:
    January 29, 2026 at 7:04 pm

    Qosja si njeri eshte shume i lig.
    Misionii tij eshte mohimi i personaliteteve properendimore!

    Reply
  • Rexha says:
    January 29, 2026 at 7:42 pm

    Rexhep Qosja eshte njeri i poshtër, amoral dhe ziliqar i njohur. Debili gjeti te luaj qoke si ardhacak ne Kosove, gjersa per shqiptaret atje ne Mal te Zi qe sundohen e asimilohen Qosja kurr nuk ka ngrit zërin dhe nuk ka bere as sakrificën me te vogël.

    Reply
  • iriqi says:
    January 29, 2026 at 7:55 pm

    Rexhep Qosja është cilësuar me të drejtë si rilindasi i fundit. Në debatin me Kadarenë pati shumë të drejtë: Shqiptarët i takojnë sa Perëndimit, aq edhe Lindjes. Kryesisht për shkak të fesë myslimane, që është njëkohësisht identitet, kulturë dhe qytetërim.

    Reply
  • D&D says:
    January 29, 2026 at 8:10 pm

    Që të dy mbeten ikona të kombit pas sakrifikicave të rinisë shqiptare të Jugosllavisë Kadare dhe Qosja ishin ata që sensibilizuan dhe internacionalizuan problemin e shqiptarëve të RSFJ Kadare me shkrimet e tija në faqet e gazetave me renome botërore kurse Qosja në gazetat ma të njohura jo serbe shtrinte për tokë gjithë akademikët serbë dhe pro serbë

    Reply
  • Drini says:
    January 29, 2026 at 8:16 pm

    O iriq
    Mbaje per vete ate kulturen (qe vetem kultur nuk eshte) arabo_islamike. Nuk ka asgje shqiptare aty.

    Reply
  • Zani Burimi says:
    January 29, 2026 at 8:38 pm

    Nuk e dime se pse e quajne te madhin Rexhep Qosja Rexhepi dhe iriqi njeri te poshter. Kush e ka thene kete eshte proserb/ Rexhep Qosja eshte Njeri i madh dhe i urojme jete te gjate per te miren e gjithe Shqiperise.

    Reply
  • demo says:
    January 29, 2026 at 10:32 pm

    Rexhep Qosja,nji Vuthjane.Te thuash jam nga Vuthaj ne Malsi,eshte si te jesh nga Frasheri ne Dangelli.Eshte fshat i fisem ku ka origjinen lahuta dhe Eposi i Kreshnikeve.Vuthjane Plavjane,Gusjane,Sanxhak,Pazar,u versulen te paret ne Betejen e Velike Pepiq.Stergjysherit e Rexhep Qoses dhe Albin Kurtit e nenshkruan me gjak fitoren e vullnetareve shqiptare kunder bataljoneve te rregullta te ushtrise malazeze te armatosur me topa e me Novica nga Rusia.Fale kesaj qendrese,shqiptare mbeti Malsia Plave e Guci,Hot e Grude ,Jeni Pazar e Sanxhak deri ne Intervecionin serbomalazes ne luften ballkanike.
    Kaq,per sa ju dhembin Trojet e te pareve,Rexhep Qoses dhe Albin Kurtit.
    Per replikat me Kadarene,sherri nuk fillon me orientimin kulturor,politik,te shqiptareve,nuk fillon me perkatesine Ethnografike,Antropologjike,Fetare,Folklorike,ideologjike te kombit shqiptar.
    Fillon me CMIREN, EGOCENTRIZMIN GJIROKASTRIT.
    Nuk e perfaqesonte vetem Enver Hoxha,qe do I tregonte Hrushovit edhe Mao Ce Dunit,Primus est i Teorise marxiste leniniste, i tregonte Mbrojtesit te Stalingradit,qe NE SHQIPTARET E KEMI LARE ME GJAK CDO PELLEMBE TOKE.
    KY ERE KYYYY,qe sic tregonte i miri Nazmi Baholli,mbyllte syte dhe kthente koken kur merrte nishan me kobure ne Labinot,.Ka pordhe shkodrani,qe e con kungullin ne Hane,por ka pordhe gjirokastriti helm LHL IPRIT VDEKJEPRURES.
    Ne kuroren e Inteligjences krijuese kombetare,Ismail Kadare,nuk pranonte Rivale.Nuk pranonte nje te dyte perkrah tij.
    PRANONTE VETEM IDHUJTARE.
    Vjen ne Tirane Bekim Fehmiu, ylli i kinemase Evropiane,ne kulmin e shkelqimit,me disa cmime ne Kane e gjetiu,Me ate ciltersine Dardane,Me ate naivitetin feminor te rraces Dardane,Me ate sinqeritetin e shqiptarit te Dardanise, i therret shpirtgrymtit,qe nuk e mbanin 40 gomare:
    – Ku je Ismail Kadare,se Ne te dy na njeh sot bota! Shpirtdhimi nuk i dha as doren.
    Ja,pse kjo sherrnaje e kote nuk ka bazament perkatesine Identitare te kombit; problemin nga anojne shqiptaret,nga indja o nga perendimi,por Cmiren gjirokastrite,qe eshte si helmi neperkes.
    Erdhi kryerevolucionari Rinise boterore Ce Guevara ne 1962,(per mua nje aventurier jakobin),e priti Kryeministri Mehmet Shehu.Enver Hoxha nuk luajti as perden e zyres ta shohi.Oooouuuu!Nuk eshte e sotme,.400 vjet me pare mbrriti ne Gjirokaster udhetari turk Evliah Celebiu.Cfare ka thene per gjirokastritet qendrojne edhe sot.
    -Ketu or milet 100 vjet qajne te vdekurit.Ketu dasmat nuk behen per te gezuar,por per karshillek.Ketu gruaja i thote burrit te dyte ne jatak:-Ti nuk je burre,se burre kisha filanin une,qe u vra ne Korfuz! Keto i shkruan Evliah Celebiu 400 vjet me pare.
    Rexhep Qosja te ruaje kimetin e Vepres Vet,se me Ate veper udhehoqi Kombin shqiptar kendej dhe Andej Drinit.Ne shtypin Kroat,Dardan,Slloven,Evropian ishte Ai,Rexhep Vuthjani qe perballi falangat miljoneshe te Milloshevicit.Ne Termopilet e Kosoves Leonidha eshte Rexhep Qosja.Ne Rambuje Soloni i Kombit eshte Rexhep Qosja,
    Por se nga shkojne shqiptaret ne Lindje,apo ne perendim,Piruete i ke.Fluger i ke.Nga fryn era kthejne kurrizin..Ja,shih kryeshqiptaret nga shkojne.Sali Berisha na antarsoi ne Xhihadin Islamik,pastaj priti Papen.Fjala pare qe i tha nuk ishte MIRESEERDHE,.por,Ati Shenjte, Aman na shpeto nga Muslimanet.Ky Edi Rama themelon xhamine e Turqise,Tyrbeshtetin e Haxhi Bektash Velise,callmat e Harabise dhe pagezon Zahon tek Papa Romes.Dje u fal si cifut tek Muri Loteve.
    Tani o profet i kombit,Rexhep Qosja,ketu mbyllet gjykimi Akademik mbi Karakterin e popullit shqiptar.

    Reply
  • demo says:
    January 29, 2026 at 10:53 pm

    Vdes i qete,i sigurte,i garantuar,qe Sali Berishes nuk do t`i hiqet kurre NON GRATA ne Amerike,sa te jene gjalle,Geri Kokalari dhe Evi Kokalari,se garanci me te sigurte se Banka Zvicres eshte meria Gjirokastriteve. Andej nga viti 2119,ruj Sali ta harroje brezi katert.100 vjet ka thene Evliah Celebiu.
    Edhe i ndjeri shkrimtar gjenial Ismail Kadare iku pa e marre cmimin NOBEL,Sepse ishte gjalle nje ambasador Kokalari ne Suedi.

    Reply
  • Keta jemi ky eshte niveli says:
    January 30, 2026 at 7:23 am

    Eh mor Demo, ke dhe ti ato te tuat me keq se Kadareja… Te pakten Kadareja na nderoi, na beri te njohur ne bote, si dhe ai gjirokastriti tjeter (ne te mire e ne te keq)…..ato historite e turkut, apo grekut, apo serbit nuk te nderojne.Ne kontraditat me te dy penave, nuk eshte mire te futesh, se cdo njeri e di vete ku e ka dobesine …. mosha beka te veten.

    Reply
  • Keta jemi ky eshte niveli says:
    January 30, 2026 at 7:24 am

    Inatet mes shqipove jane shume te hidhura sic e thua vete me lart..

    Reply
  • iriqi says:
    January 30, 2026 at 12:05 pm

    Ky është fakt o Drini. Do apo s’do ti apo unë. A i ke parë kur bllokojnë 2 -3 herë në vit sheshin për tu falur dhe e mbulojnë edhe Skënderbeun me cohë të zezë se u vret sytë?! Prandaj Qosja ka pasur të drejtë. Që feja është kulturë e ka thënë Volteri dhe jo unë. hapi pak sytë.

    Reply
  • Populli says:
    January 30, 2026 at 12:29 pm

    Bravo zoti Qosja.
    Jeni atdhetar i vertete.
    Edhe pse keni pasur mospajtime ke burrerine te thuash te verteten gjithmone edhe pse me vonese pas zoti Kadare s’eshte me ne kte jete.
    Por me mire vone se kurre.
    Edhe njehere bravo se i perket edhe ti faqeve te bardha te historise Shqiptare.

    Reply
  • Detari says:
    January 30, 2026 at 3:21 pm

    ca pati receypi? I dhemi qe kadareja kerkonte kthim ne identitet? pak te gervishtesh nje muslim te del turkarap i thekur

    Reply
  • Arben says:
    January 30, 2026 at 8:08 pm

    Ti ishe dhe mbete Shqipetar Z. Rexhep
    Ismaili ja kishte shitur shpirtin shejtanit, prandaj nuk u perputhet dot.

    Reply
  • M.Shparthi says:
    January 30, 2026 at 8:08 pm

    Rexhep Qosja është nga të paktët intelektualë, për të mos thënë i vetmi, që ka përkrahur dhe ka mbrojtur publikisht historinë dhe të drejtat e kombit shqiptar. Ai ka mbrojtur me fakte unitetin e gjuhës sonë kombëtare kundrejt ca papagallëve që hedhin teorinë përçarëse të “toskërishtes” dhe “gegënishtes”. Po kështu ai hapur dhe me guxim mbështeti dhe përkrahu veprën e lavdishme të UÇK për çlirimin e Kosovës në kundërshtim me teorine pacifiste (nënshtruese ndaj Millosheviçit) e parrugëzgjidhje të Rugovës. Profesor Qosja me të drejtë ka kritikuar pikëpamjet “totalisht perëndimore”, më saktë servile, të Kadaresë i cili për të fituar admirim nga opinioni perëndimor filloi të mohonte kulturën dhe identitetin që ka patur kombi ynë përpara viteve 1990.

    Reply
  • Arber iliri says:
    February 6, 2026 at 2:15 pm

    Ismail Kadare dhe Rexhep Qosja jane dy kolose te mendimit intelektual shqiptar. Dy mendje te ndritura qe i bejne nder kombit qe i ka.Vepra e tyre duhet studiuar ne shkollen shqiptare, ne programet e detyrueshme

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Flamingoja si metaforë e zgjimit qytetar
  • “Mos ma prek Nartën”, qindra protestues me pankarta në Zvërnec
  • Mazniku në Berat: Komisioni do të marrë në konsideratë veçoritë e çdo zone, identiteti nuk humbet nga bashkëpunimi
  • UNESCO shpall Liqenin e Shkodrës Rezervë të Re të Biosferës Botërore
  • Rama nxjerr fotot nga ishulli në Katar i zhvilluar nga bashkëinvestitorët e “Zvërnecit”

Komentet e Fundit

  1. Ppsh on Rama: Edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqem (çfarë i tha gazetari italian)
  2. Berati on Rezulton me 1.2 milionë metra në zonën e mbrojtur, biznesmeni i lidhur me Zvërnecin fiton koncesionin Milot-Balldren
  3. habili on Fundi i “vetmisë në majë”: Kur revolta nuk ka fytyrën e Berishës, por plagët e një Shqipërie të vjedhur
  4. Ethem Lalaj on “Pse na zhgënjeve ne që të besuam?”, Mevlan Shanaj letër të hapur Ramës
  5. Qerratai on “Pse na zhgënjeve ne që të besuam?”, Mevlan Shanaj letër të hapur Ramës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?