Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rezoluta për zgjerimin e BE, Parlamenti Europian i vë kusht Beogradit sanksionet ndaj Rusisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Rezoluta për zgjerimin e BE, Parlamenti Europian i vë kusht Beogradit sanksionet ndaj Rusisë
BoteKryesore

Rezoluta për zgjerimin e BE, Parlamenti Europian i vë kusht Beogradit sanksionet ndaj Rusisë

Published: November 23, 2022
Shpërndaje

Parlamenti Evropian ka miratuar të mërkurën rezolutën për strategjinë e re të zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Kjo rezolutë është përpiluar nga deputeti kroat, Tonino Piculla.

Në këtë rezolutë propozohen ndryshime dramatike në qasjen e BE-së ndaj zgjerimit.

- Publicitet -

Propozohet heqja dorë nga votimi me konsensus dhe marrja e vendimeve me shumicë të kualifikuar.

Në të po ashtu kërkohet që viti 2030 të jetë afat i fundit për përmbyllje të negociatave për anëtarësim dhe përmendet që procesi i zgjerimit nuk ka alternativë.

“Të forcohen kapacitetet e BE-së për të vepruar, duke reformuar procesin e vendimmarrjes, përfshirë këtu formatin me shumicë të kualifikuar në fushat relevante për procesin e zgjerimit”, përmendet në rezolutë.

Mes tjerash në rezolutë përmendet që kredibiliteti i procesit të zgjerimit, dhe i gjithë BE-së, është dëmtuar me raste pasi disa vende anëtare kanë shfrytëzuar interesat e tyre nacionale për të bllokuar procesin e zgjerimit.

Kjo gjë, sipas raportit, “ka krijuar hapësirë për shtrirjen e ndikimit të Rusisë, Kinës dhe faktorëve tjerë të dëmshëm në rajon”.

Sa i përket Ballkanit, në rezolutë përmendet që qasja e Parlamentit ndaj këtij rajoni të ketë në fokus përshtatjen e këtyre vendeve me qëndrimet e BE-së në fushën e politikës së jashtme dhe sigurisë.

Në këtë drejtim vendosja e sanksioneve ndaj Rusisë, përmendet si kusht për vazhdimin e negociatave të Serbisë për anëtarësim në bllokun evropian.

“Negociatat me Serbinë të vazhdojnë vetëm nëse ky vend përshtatet me sanksionet e BE-së ndaj Rusisë dhe bën reforma domethënëse të lidhura me BE-në”.

Përveç sanksioneve, në rezolutë përmendet që Serbisë t’i kushtëzohen edhe ndihmat financiare.

Në rezolutë përmendet edhe nevoja për përparim në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, ashtu që të dyja vendet në avancojnë në rrugën drejt BE-së.

Sipas rezolutës, Parlamentit Evropian i kërkohet që të ndëshkohet përmbushja e kritereve të shpërblehet, derisa mungesë e përparimit nga vendet kandidate, të ndëshkohet. REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Andis says:
    November 24, 2022 at 12:37 am

    Tani po kujtohet Europa pasi e bene zhele zhele gjysmen e Europes me konflikte etnike .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Zgjidhet qeveria e re e Kosovës, Albin Kurti merr mandatin si kryeministër, prezantohet kabineti i ri
  • Pullat, dializa, sterilizimi, Kayo: Shteti po shndërrohet në një kompani gjigande guackë
  • AKU: Salmonelë dhe antibiotikë të rrezikshëm në mishin e importuar nga Brazili
  • “Territorialja”, tensione mes Ramës dhe kryebashkiakut të Poliçanit, përfshihet edhe aktorja
  • Zbulohen pjesë nga teksti i padisë së Pacollit në Arbitrazh: Konçesioni i Aeroportit të Vlorës po na merret për t’iu dhënë Ron Yeffet-it

Komentet e Fundit

  1. Socialisti i zhgenjyer on “Territorialja”, tensione mes Ramës dhe kryebashkiakut të Poliçanit, përfshihet edhe aktorja
  2. MeteH on Zbulohen pjesë nga teksti i padisë së Pacollit në Arbitrazh: Konçesioni i Aeroportit të Vlorës po na merret për t’iu dhënë Ron Yeffet-it
  3. Anonymous on Zbulohen pjesë nga teksti i padisë së Pacollit në Arbitrazh: Konçesioni i Aeroportit të Vlorës po na merret për t’iu dhënë Ron Yeffet-it
  4. olaola on Zbulohen pjesë nga teksti i padisë së Pacollit në Arbitrazh: Konçesioni i Aeroportit të Vlorës po na merret për t’iu dhënë Ron Yeffet-it
  5. Detari on Zbulohen pjesë nga teksti i padisë së Pacollit në Arbitrazh: Konçesioni i Aeroportit të Vlorës po na merret për t’iu dhënë Ron Yeffet-it

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?