Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rihapet portali i punësimit, afatet dhe procedurat si aplikohet tek “Infermierë për Shqipërinë 2023”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Rihapet portali i punësimit, afatet dhe procedurat si aplikohet tek “Infermierë për Shqipërinë 2023”
AktualitetShendetesi

Rihapet portali i punësimit, afatet dhe procedurat si aplikohet tek “Infermierë për Shqipërinë 2023”

Published: August 8, 2023
Shpërndaje

 

 

Edhe për këtë vit, konkurrimi për vendet e lira të punës në strukturat mjekësore publike të të gjitha niveleve do të mund të zhvillohet vetëm nëpërmjet platformës online “Infermierë për Shqipërinë”. Aplikimet në portal tashmë kanë nisur. Kështu, çdo profesionist i shkencave mjekësore teknike i profileve infermieri, logopedi, fizioterapi, mami, teknik laboratori, apo teknik imazherie, duhet të aplikojë në portal, për të qenë pjesë e garës për vendet e lira të punës që do të raportohen në vijim nga strukturat mjekësore publike.

- Publicitet -

Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor ka shpallur thirrjen për konkurrim për profesionistë të shkencave mjekësore teknike në institucionet shëndetësore publike në Republikën e Shqipërisë. Rihapja e aplikimeve bëhet me qëllim përditësimin e listës së pritjes sipas Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor, si dhe për t’u dhënë mundësinë profesionistëve të rinj për t’u përfshirë në listën e pritjes së punësimit sipas vendeve të lira që shpallen çdo muaj nga strukturat mjekësore publike të të gjitha niveleve në vend.

Edhe për këtë thirrje, konkurrimi do të zhvillohet me dy faza, për të cilat janë detajuar edhe afatet dhe procedurat që duhet të ndiqen nga të gjithë aplikuesit.

 

Aplikimi online

Sipas autoriteteve, çdo kandidat do t’i nënshtrohet dy fazave konkurruese, që janë: aplikimi me dosje (proces i cili ka nisur tashmë), si dhe faza e dytë që do të jetë testimi i informtaizuar.

Në fazën e parë të konkurrimit të gjithë profesionistët e shkencave mjekësore teknike të profileve të mësipërme, duhet të bëjnë aplikimin online, si dhe të bëjnë gati dosjen e dokumenteve të përcaktuara, të cilën duhet ta dorëzoni pranë strukturave përgjegjëse deri në datën 15 gusht.

Aplikimi do të kryhet në platformën online “Infermier për Shqipërinë” në adresën www.infermierepershqiperine.al . Ndërkohë që më tej një kopje të dokumenteve, kandidatët do ta dërgojnë me postë ose dorazi në Drejtoritë Rajonale të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor ku kandidati zgjedh të aplikojë, adresat e të cilave i gjeni të detajuara në vijim të shkrimit.

Sipas kushteve të përcaktuara, çdo kandidat mund të aplikojë vetëm në një Drejtori Rajonale, brenda së cilës mund të përzgjedhë deri në tre vende të ndryshme pune në njësitë vendore të kujdesit shëndetësor që mbulon drejtoria rajonale ku duan të aplikojnë. Gjithashtu, janë përcaktuar edhe dokumentet që duhet të përfshini në dosjen e konkurrimit.

Kështu, aplikimi do të konsiderohet i suksesshëm nëse në dosje do të paraqisni kërkesën për aplikim, ku përcaktoni dhe njësinë vendore të kujdesit shëndetësor për të cilën do të aplikoni, Curriculum Vitae sipas modelit të përcaktuar, fotokopjet e diplomave dhe listave të notave për çdo diplomë, fotokopje të lejes së ushtrimit të profesionit, kopje të librezës së punës për ata që kanë qenë më parë në marrëdhënie pune, vërtetim për gjendjen gjyqësore (e detyrueshme në momentin e fillimit të detyrës). Në dosje duhet të përfshini edhe një raport mjeko-ligjor të tre muajve të fundit, si dhe deklaratën nga kandidati për autorizimin e institucionit shëndetësor që të shqyrtojë vërtetësinë e dokumenteve të paraqitura.

Faza e dytë e konkurrimit

Në përfundim të aplikimeve të fazës së parë, një komision ekspertësh do të shqyrtojë të gjitha kërkesat e paraqitura për të përcaktuar edhe listën zyrtare të kandidatëve që kualifikohen më tej për të vijuar konkurrimin e fazës së dytë, testimit të informatizuar sipas specialitetit përkatës.  Ky provim do të zhvillohet në ambientet e Qendrës së Shërbimeve të Arsimit.

“Drejtoria Qendrore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, brenda 10 ditë punë pas përfundimit të afatit të pranimit të aplikimeve, do të shpallë në portalin “Infermier për Shqipërinë”, listën e aplikantëve që kualifikohen për vazhdimin e procedurës së testimit të informatizuar”, bëjnë me dije autoritetet e dikasterit të shëndetësisë.

Sipas tyre, testimi i Informatizuar që do të zhvillojë çdo kandidat do të përmbajë pyetje rreth njohjes së akteve ligjore që veprojnë në këtë profil, duke përfshirë këtu: Kodin Etik-Deontologjik, njohjen e Ligjit nr.10 107, datë 30.3.2009 “Për kujdesin shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe ligjit nr.9718, datë 19.4.2007 “Për Urdhrin e Infermierit në Republikën e Shqipërisë”, si dhe pyetje bazë rreth profesionit.

Përzgjedhja e fituesve

Vlerësimi i çdo kandidati përfshin pikët e fituara në fazën e parë të konkurrimit me dosje, si dhe pikët e siguruara nga testimi i informatizuar. Sipas skemës së përcaktuar më herët, vlerësimi i dosjes së kandidatëve konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën e studimit të kryer dhe punës në këtë profil. Në këtë fazë ju mund të grumbulloni deri në 30 pikë. Ndërsa në fazën e dytë “Testimi i informatizuar”, ku do të marrin pjesë kandidatët që kanë kaluar me sukses fazën e parë të vlerësimit me dosje, ju mund të siguroni deri në 70 pikë. Pas mbledhjes së këtyre pikëve, kandidatët që kanë nivelin më të lartë të pikëve do të ftohen të parët për të zgjedhur vendet e punës sipas preferencave. Referuar të dhënave, procesi i punësimit për profesionistët e shkencave mjekësore prej katër vitesh po bëhet vetëm nëpërmjet platformës online “Infermierë për Shqipërinë”, ku mijëra kandidatë janë punësuar në qendrat shëndetësore, poliklinikat, si dhe spitalet publike të të gjitha niveleve në çdo qark të vendit.

Ndërsa për fituesit e thirrjeve të shpallura gjatë viteve të shkuara që janë aktualisht në listë pritje bëhet e ditur se ata do të vazhdojnë të punësohen sipas renditjes deri në daljen e fituesve nga konkurrimi i radhës. Kandidatët që do të mbeten në listë pritje do të ripozicionohen sipas pikëve që kanë. Ata gjithashtu mund të konkurrojnë për të ndryshuar pikë e tyre dhe në fund të konkurrimit do ju njihen pikët që do kenë nga procesi aktual.

 

Në dosjen e dokumenteve për aplikim duhet të përfshini:

  • Kërkesë për aplikim, ku përcakton dhe njësia vendore e kujdesit shëndetësor për të cilën aplikoni.
  • Curriculum Vitae sipas modelit të përcaktuar .
  • Fotokopje e diplomave dhe lista e notave për çdo diplomë (e detyrueshme).
  • Fotokopje e lejes së ushtrimit të profesionit (e detyrueshme).
  • Fotokopje e librezës së punës (nëse ka).
  • Vërtetim për gjendjen gjyqësore (e detyrueshme në momentin e fillimit të detyrës).
  • Raporti mjeko-ligjor i tre muajve të fundit (i detyrueshëm në momentin e fillimit të detyrës).
  • Deklaratë nga kandidati për autorizimin e institucionit shëndetësor që të shqyrtojë vërtetësinë e dokumenteve të paraqitura .

 

Testimi i Informatizuar përmban pyetje rreth akteve ligjore:

  • Kodi Etik-Deontologjik
  • Ligji nr.10 107, datë 30.3.2009 “Për kujdesin shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar
  • Ligji nr.9718, datë 19.4.2007 “Për Urdhrin e Infermierit në Republikën e Shqipërisë”
  • Si dhe pyetje bazë rreth profesionit.

Ditën e testimit, kandidati duhet të jetë i pajisur me:

  • Letërnjoftim (Kartë ID ose Pasaportë, dokumenti origjinal)
  • Kopje të Kartës ID ose Pasaportës.
  • Faturën me pagesën e tarifës për QSHA-në.

.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Gjashtë dekada ëndrra dhe kujtime: Klasa e vitit 1966 bashkohet sërish, atje ku nisi gjithçka
  • Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  • FOTO: Dita 20 e protestës
  • Fati i Protestës
  • SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Ersekës dhe 11 zyrtarë: Kanë abuzuar me tenderat

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  2. K R on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. K R on Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?
  4. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  5. K R on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?