Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rikualifikohet blloku i banimit ndërmjet Kombinatit dhe Selitës, Veliaj: “Sapo mbarojmë një punë cilësore, rritet vlera e pronës”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Komunitet > Rikualifikohet blloku i banimit ndërmjet Kombinatit dhe Selitës, Veliaj: “Sapo mbarojmë një punë cilësore, rritet vlera e pronës”
Komunitet

Rikualifikohet blloku i banimit ndërmjet Kombinatit dhe Selitës, Veliaj: “Sapo mbarojmë një punë cilësore, rritet vlera e pronës”

Published: October 18, 2024
Shpërndaje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka inspektuar sot punimet për rikualifikimin e një tjetër blloku banimi në kryeqytet. Bëhet fjalë për bllokun që ndodhet ndërmjet Kombinatit dhe Selitës, në Njësinë Administrative nr. 6 në Tiranë. Ai e konsideroi ndërhyrjen në rrugët  “Sabaudin Gabrani,” “Jonuz Rama” dhe “Hamdi Çullhaj” si një investim të jashtëzakonshëm për zonën.

“Është një lajm i jashtëzakonshëm që në këto 10 segmente vjen urbanizimi për të gjithë banorët e Kombinatit, në këtë zonë të ndërmjetme mes Selitës dhe Kombinatit. Ndonjëherë, kur nuk do ta bësh një punë, thua gjithmonë i përket një lagjeje tjetër. Por, kur do ta bësh një punë, nuk ka rëndësi fare nëse është Selitë, Kombinat apo është e ndërmjetme, sepse në fakt puna duhet bërë”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku vlerësoi bashkëpunimin me banorët e zonës, për të cilët tha se do të kenë një rritje të vlerës së pronës falë këtij investimi të Bashkisë së Tiranës.

- Publicitet -

“Kur të gjithë bashkëpunojnë, kur të gjithë japin energji të mirë, të gjithë heqin kangjellat, avllitë e tyre, për të mirën e përbashkët, për t’u siguruar që përtej asfaltit që duket në sipërfaqe, është riparuar gjithë sistemi ynë i kanalizimeve, sistemi i ndriçimit dhe në njëfarë mënyre mund të themi që vetëm nga kjo punë që është bërë është rritur vlera e pronës me 25-30 %.  Ajo që ne shohim shpesh është që sapo mbaron një punë cilësore nga Bashkia, sapo vjen një urbanizim me themel i lagjes, rritet edhe njëherë vlera e pronës. Edhe për këta banorë që ndoshta kanë qenë të fundit që janë legalizuar dhe të fundit që janë urbanizuar, unë them që sot janë tamam në kryeqytet”, shtoi Veliaj.

Projekti parashikon ndërhyrje të rrënjësishme në rrjetin rrugor në brendësi të bllokut në Njësinë Administrative nr. 6 në kryeqytet. Po realizohen punime në trup të rrugës, punime trotuari, bordura, punime në sigurinë dhe sinjalistikën rrugore si dhe punime për ndriçimin e zonës.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 12 nëntor 2026
  • VIDEO: E frikshme çfarë i ndodh rojes së Makronit, por sjellja e habitshme e kolegut ka një shpjegim
  • Bashkimi Evropian i vendos në qendër të negociatave Kapitujt 23 dhe 24
  • Gruaja që ka sjellë ngërçin më të madh të integrimit evropian të Shqipërisë dhe copëtimin moral të forcës politike që e lartësoi
  • Grevë e përgjithshme dhe ndërprerje masive pas 14 vjetësh, ndërsa Spanja i afrohet zgjedhjeve parlamentare

Komentet e Fundit

  1. Fjalë me vend on “Ndihmë ekonomike në këmbim të votave për Sarën”, deputetja e Elbasanit merret e pandehur nga SPAK, por e mohon
  2. 1 on Gjykata i shpall të pavlefshme certifikatën e shkollës, zv.presidenti jep dorëheqjen
  3. Simon Tota on Strasburgu merr vendim për Belerin: Arrestimi i ligjshëm, mbajtja e zgjatur në paraburgim, e pajustifikuar
  4. Aidin Rrokaj on Gjoba të shumëfishta e shoqërime për protestuesit paqësorë
  5. 1thundrak on Apeli i GJKKO rikthen në burg ish-shefin e Operacionales, çfarë iu konfiskua dhe me sa vite dënohet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?