Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: DETAJET: Ripërsëritet rasti grek ‘BABIS’, vritet nga partneri 29-vjeçarja shtatzënë në Itali
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > DETAJET: Ripërsëritet rasti grek ‘BABIS’, vritet nga partneri 29-vjeçarja shtatzënë në Itali
BoteKryesore

DETAJET: Ripërsëritet rasti grek ‘BABIS’, vritet nga partneri 29-vjeçarja shtatzënë në Itali

Published: June 1, 2023
Shpërndaje

Rasti i vrasjes së Caroline Crouch, e cila u vra nga bashkëshorti i saj Babis në Greqi, po përsëritet në Itali. Shteti fqinj u trondit mëngjesin e sotëm pas lajmit se është gjetur trupi i pajetë i 29-vjeçares Giulia Tramontano, shtatë muajshe shtatzënë e cila ishte zhdukur që prej fundjavës.

Trupi i saj është gjetur në një ndërtesë të vjetër në via Monte Rosa.

Ka qenë partneri i saj Alessandro Impagnatiello, i arrestuar për vrasje, ai që ka treguar se ku e kishte fshehur trupin e të resë. Rrëfimi erdhi pas një dite kërkimesh të furishme dhe zhvillimeve të papritura hetimore. Ai ka rrëfyer se ka vrarë partneren e tij dhe ka ngarkuar trupin në fuoristradën e tij ‘Volkswagen T-roc’. Më pas ai kishte ecur për disa kilometra, aq sa hetuesit supozuan se ai mund të kishte arritur në një zonë të pyllëzuar. Nuk ishte kështu dhe trupi u gjet gjashtëqind metra larg shtëpisë.

- Publicitet -

Apartamenti, në të cilin jetonte çifti ishte sekuestruar pasi në fuoristradën e 30-vjeçarit, i cili punonte si barist në një lokal luksoz në Milano, u gjetën gjurmë gjaku. Më pas, kur karabinierët analizuan banesën, dolën shumë gjurmë gjaku, veçanërisht në shkallët e godinës dhe në hyrje të saj. Kishte tentuar edhe ti pastronte, por nuk i shpëtuan analizave shkencore.

Në atë moment 30-vjeçari ka rrëfyer dhe ka lejuar gjetjen e trupit: “Unë e vrava”.

Sipas një ekzaminimi fillestar, ai ka tentuar të djegë edhe trupin, i cili është gjetur i mbështjellë me disa qese plastike. Por mjaftoi një vështrim i karabinierëve për të vënë re tatuazhin e madh në krahun e djathtë të vajzës dhe për të njohur trupin pa dyshim.

Dyshohet se ka qenë vetë Impagnatiello ai që ka shkruar mesazhet e fundit të dërguara nga celulari i vajzës mbrëmjen e së shtunës. E fundit rreth orës 21.30 kur i shkruante një shoqeje se ishte e mërzitur pas një debati me të dashurin dhe se donte vetëm të flinte.

Giulia Tramontano ishte zhdukur nga shtëpia natën mes së shtunës dhe të dielës. Pesë ditë në të cilat nuk ka pasur asnjë shenjë jete nga ajo. Pavarësisht shpresës së dobët të motrës së saj Chiara, e cila lëshon një tjetër thirrje të dëshpëruar në rrjetet sociale: “Ne po kërkojmë Giulia-n të gjallë, na ndihmoni ta gjejmë”.

Pak para orës një të mëngjesit konfirmimi përfundimtar erdhi, se nuk kishte asgjë më shumë për të bërë.

Nga hetimet u zbulua se Giulia kishte pasur një debat të rëndë me të dashurin e saj pas zbulimit të një lidhjeje paralele me një vajzë të huaj. Një vajzë e cila gjithashtu kishte mbetur shtatzënë muaj më parë para se të vendoste të ndërpresë shtatzëninë. Dy femrat kishin pasur edhe një përballje, të shtunën.

Hipoteza e hetuesve është se dy të dashurit më pas kanë pasur një grindje, gjatë së cilës Impagnatiello dyshohet se ka vrarë 29-vjeçaren dhe më pas ka hequr trupin e saj. Është ende e paqartë se si ajo u vra.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Aldrinp says:
    June 1, 2023 at 2:32 pm

    Zhvillime te papritura hetimore. Dhe me tej ky tipi e hoqi trupin e saj.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Identifikohen tri viktima nga varrezat në Zubin-Potok, Kurti: I përkasin “Grupit të Intelektualëve”
  • BE-ja shpik “anëtarësimin e asociuar” për Kanadanë, çfarë do të thotë kjo për Shqipërinë?
  • Veliaj propozon shpalljen ‘Qytetarë Nderi’ të Tiranës Thaçin, Krasniqin, Veselin e Selimin
  • “Nën zë e quajnë kuçedra që ha burra! S’ngopet me para e pushtet”, ish-deputeti i PS-së, për Ballukun: Koha për t’i vendosur kufi
  • Skandali me manekinin e Çerçiz Topullit, jep dorëheqjen drejtori i Trashëgimisë në Gjirokastër

Komentet e Fundit

  1. Detari on BE-ja shpik “anëtarësimin e asociuar” për Kanadanë, çfarë do të thotë kjo për Shqipërinë?
  2. Ela on “Nën zë e quajnë kuçedra që ha burra! S’ngopet me para e pushtet”, ish-deputeti i PS-së, për Ballukun: Koha për t’i vendosur kufi
  3. Ethem Lalaj on Kush fitoi në Londër?
  4. demo on Skandali me manekinin e Çerçiz Topullit, jep dorëheqjen drejtori i Trashëgimisë në Gjirokastër
  5. U ka bo deti kos... on Sa më shumë korrupsion, aq më pak sovranitet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?