Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Risjellje aktive ndryshe e artit të qendistarisë në qytetin e Durrësit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > Risjellje aktive ndryshe e artit të qendistarisë në qytetin e Durrësit
Kulture

Risjellje aktive ndryshe e artit të qendistarisë në qytetin e Durrësit

Published: November 10, 2022
Shpërndaje

(Mbresa nga një takim dhe ekspozitë  mbi qendistarinë në MuZEHLab në Durrës)

Fatmir Minguli

 

- Publicitet -

Një takim, si aktivizim për të rinjtë, një ekspozitë ndryshe nga ato statiket ku muret janë mbushur me eksponate, fotografi apo piktura që flasin pa ciceron, kështu ishte ekspozita e datës 1 nëntor 2022, në një mbrëmje vjeshte në Durrës. Ajo  ishte e konceptuar ndryshe. Punëtorë – artistë të qëndistarisë durrsake ishin ciceronët e punës së tyre, e ku secila punonte një lloj qëndistarie apo pune me grep, apo edhe të teknikave të tjera, dhe shpjegonte mbi artin e saj, pse jo dhe për historikun e asaj lloj trashëgimie.

Ky event u realizua në ambientet e shtëpisë muze i quajtur MuZEHLab. Me sa duket, atë natë u pervetësua pjesa e tretë e këtij emërtimi, pjesa Lab – që mund të jetë shkurtim i fjalës Laborator, mjedis ku krijohet jo vetëm puna e artistëve por dhe vetë konceptimi i të pasurit kulturë shqiptare ose ndryshe laborator i përpunimit të ideve.

Ky grupim me këto  gra artiste u quajt “punëtori”, duke na sjellë në ndërgjegjen e sotme  dhe në vëmendje konceptin e fjalës “punë” dhe variacionet rreth saj. Qëndistaria sot në Shqipëri, ku ajo zhvillohet është si të “fitosh para duke bërë art”. Por qëllimi i punës përgatitore për këtë event përfshin dhe përhapjen e këtij arti në dobi të kulturës durrsake.

Organizatoi i këtij eventi, Z. Klaudio Hyseni është drejtues i shoqatës “Durrësi aktiv” i ndihmuar nga specialistja Znj. Dorina Xherahi, si menaxhere e mjediseve të MuZEHLab. Për këtë event Klaudio na thotë:

Në punëtorinë e zhvilluar u njohëm me teknikat e ndryshme të artizaneve, dhe ishte ky  ishte një argëtim sepse ne mësuam si të bëjmë punime të ndryshme duke përdorur ngjyrat dhe figurat e qytetit të Durrësit.

Fëmijët dhe të rriturit përveshën mëngët dhe realizuan zbukurime të shumëllojshme. Ne ndamë mendime të ndryshme rreth punëtorisë dhe vendosëm theksin tek rëndësia e përçimit të këtij zanati brez pas brezi, si pjesë e trashëgimisë kulturore.

Të gjitha këshillat i bënë mësim dhe po presim me padurim punëtorinë e ardhshme. Ju mirëpresim te takimi i radhës me artizanet për të parë ecurinë e punimeve të tyre.

Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të projektit “Kur e kaluara takohet me të ardhmen – rivitalizimi i trashëgimisë kulturore të Durrësit” që zbatohet nga Durrësi Aktiv dhe Durrësi Aktiv në bashkëpunim me MuZEHLab përmes programit EU4Culture Albania të financuar nga European Union in Albania  dhe zbatuar nga UNOPS Albania  në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës.

Në kuadër të projektit po punohet për frymëzimin dhe mbështetjen e artistëve të rinj në fusha të ndryshme të artit pamor.

Ky aktivitet u mbyll me përzgjedhjen e ideve nga 20-të nxënësit e perzgjedhur”

Dhe më tej:

“Më datë 1 Nëntor ora 17:30 ju ftojmë të na bashkoheni në MuZEH Lab për t’u njohur me pesë gratë artizane që po krijojnë dymbëdhjetë simbole artizanale për shtegun e ri turistik të dyerve të vjetra të qytetit të Durrësit. Qëllimi i punëtorisë është që pjesëmarrësit të prekin traditën e qepjes dhe thurjes dhe artizanet të transmetojnë njohuritë e tyre me qytetarët.

Ftojmë të gjithë të apasionuarit e trashëgimisë kulturore, studentët dhe artizanët e rinj për të krijuar bashkëpunime në të ardhmen dhe për të diskutuar sëbashku se si mund të ringjallërojmë zejet dhe aftësitë artizanale të vjetra, duke prodhuar për të krijuar atraksione turistike!”

Kaq na shpjegon Klaudio Hyseni, por në konteksin e fjalëve të tij të kursyera lexohen ato vlera të mëdha artistike dhe shpirtërore që ka në brendësi të saj puna dhe arti i qëndistarisë. Duke hulumtuar rreth këtij arti popullor gjen shumë shembuj të historisë shqiptare të qëndistarisë. Dhe s’ka se si të ndodhë ndryshe kur ky art është  mënyra e shprehjes dhe materializimit të shpirtit të bukur femëror shqiptar. Mënyra se si  përpunohen teknikat e ndryshme të qëndismave, arti i kombinimit të ngjyrave dhe subjeket e vizatuara apo pikturura brenda atij gjergjefi me nam të madh, janë fantazi e mendjes femërore e trashëguar brez pas brezi. Gjergjefi  apo tamburi, këto armë që shoqërohen nga gjilpëra, fija e perit dhe gishtëza mbrojtëse e gishtit janë “shtëpia” e artistes qëndistare në shekuj e shekuj.

Po nëse do përmendim qëndismën e flamurit nga Marigoja nuk do të bënim keq të përmendnim dhe qëndismat e qelesheve  dhe kapeleve prej cohe të fillimit të luftës së dytë botërore në Shqipëri. Kush i qëndisi ato qeleshe me shqiponjë të zezë për ballistët dhe kapelet  me yllin pesëcepësh për komunistët! Po ikonën e Shën Gjergjit, shenjtit më të njohur ndër shqiptarët, shekuj e shekuj me radhë, e që ruhet në Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar  në Korcë, qëndisur me stil oriental me fije ari dhe mëndafshi, cila dorë femre e ka bërë!?

Dhe Durrës Aktiv kërkon të gjallërojë këtë art duke sjellë personifikimet e portave durrsake, si shenjë e mikpritjes shekullore e këtij qyteti, portë nisëse dhe përcjellëse  e Via Egnatias gjer tej në Detin e Zi.  Vizatimet emblematike të dymbëdhjetë portave të Durrësit janë as më pak e as më shumë se sa një remineshencë e dizajnit të kartmonedhave të Euros ku nga njëra anë ka në pamje porta të ndryshme e nga faqja tjetër ka ura të konstruksioneve të ndryshme. Thirrja e Klaudio Hysenit dhe antarëve të Durrësit Aktiv për këto dizajne në qëndistari do të jetë thirrja financiare për të hapur “kredi” në adresë të turistëve të huaj dhe vëndas  që po shtohen dita ditës në qytetin emblematik të Durrësit. Klaudio Hyseni dhe Durrësi Aktiv që ai drejton po bëhet një qendër divulgimi i pasioneve të ndryshme ndaj perceptimeve të reja të të rinjve durrsakë që influencojnë në qëndrueshmërinë e tyre jetësore ndaj atdhedashurisë, ku atdheu në radhë të parë është Durrësi.

Jo vetëm punimet me gjergjef e me grep por dhe arti i prodhimit tё jorganeve erdhi nё kёtё ekspozitё me prurje tё reja mes tё cilave jorgane tё ekspozuar dhe punuar nga mjeshtra tё viteve tё shekullit tё kaluar. Ishte interesante dhe njё hartё me zona tё trojeve shqoiptare ku njihej kjo mjeshtri dhe punohej me shumё prodhueshmёri.

Qëndistaria ka luajtur një rol të çmuar në pasurimin e veshjeve folklorike të të gjitha zonave të Durrsit ku Shijaku dhe zona e Ishmit kanë traditat e tyre e ke vetë qytetaret durrsake kanë “jetën e tyre shpirtërore në qendismat shumë ngjyrshme.

Për Klaudion dhe jo vetëm për të ky është një fillim premtues ku mpleksen shumë drejtime të kulturës durrsake. Nuk kanë munguar edhe ekspozitat e disa grave piktore që kanë mbushur muret e galerisë “ Nikolet Vasia” me qendisma nga më të ndryshmet jo vetëm si teknika dhe ngjyra por dhe si subjekte, cka përbën edhe një preokupim  më vete për antarët e palodhur të Durrës Aktiv.

Durrës 7 nëntor 2022

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Fatmir Minguli says:
    November 11, 2022 at 5:23 am

    Faleminderit gazeta Dita per publikimin e ketij shkrimi, qe na nderon neve durrsakeve e qe jemi pjese e gazetes tuaj aq shume serioze dhe e sakte!

    Reply
  • Andis says:
    November 11, 2022 at 11:24 pm

    Pse nuk I vendosni ne faqe te pare keto lajme te mrekullueshme ? Doni te bombardoni popullin me insuline lajmesh ku vrasjet dhe plagosjet ju japin me shume klikime.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “E keni kokën e mbushur plot me gënjeshtra”, Rama përplaset me gazetaren nga Rumania
  • Irani i kundërpërgjigjet Ramës: Dëgjo qytetarët që thërrasin “Rama ik” dhe mos shpik armiq imagjinarë
  • Zbardhet zhdukja e 34-vjeçarit në Tiranë, u mor peng dhe dyshohet se është ekzekutuar
  • GJKKO dënon me 2 vite e 4 muaj burg bashkëpunëtorin e drejtësisë
  • Telat me gjemba rrethojnë edhe Baks-Rrjollin në Velipojë

Komentet e Fundit

  1. Drini on Telat me gjemba rrethojnë edhe Baks-Rrjollin në Velipojë
  2. protestuesi on Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij
  3. Leu aka k*r me zyle on Shqipëria e bukur është në shesh
  4. 1thundrak on Detaje nga dita e nëntë e protestës, mijëra qytetarë në shesh, përplasje me të rinjtë e PD; Reuters jep live protestën
  5. Qukapiku on Detaje nga dita e nëntë e protestës, mijëra qytetarë në shesh, përplasje me të rinjtë e PD; Reuters jep live protestën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?